Mediat gjermane mbi protestat e së shtunës në Shqipëri

Opinione

Mediat gjermane mbi protestat e së shtunës në Shqipëri

Sherif Ramabaja Nga Sherif Ramabaja Më 13 maj 2019 Në ora: 15:53
Pamje nga protesta

Protestat masovike e së shtunës, kundër qeverisë Rama, të organizuara dje nga opozita, u shenuan pothuaj nga çdo qendër televizive gjermane. Lajmet qendrore të televizionit shtetëror ARD dhe ZDF paraqiten një kronologji, prej kur kan filluar protestat, shkaqet dhe masovizimin e tyre. Qeveria Rama thuhet se akuzohet nga opozita për korrupcion, vjedhje të votës së lirë dhe krim të organizuar.

Dhuna ishte e pranishme, u tha në lajmet qendrore, e përdorur nga të dyja palët. Deri më tash nuk ishin bërë përpjekje që palët të bisedojnë për qetësimin e situatës. Opozita kërkon zgjedhje të reja, u raportua. Në reportazhet e përgaditura, u intervistuan edhe pjesëmarrës të protestës që ankoheshin për gjendjen e padurueshme qeverisëse dhe gjendjen kaotike që mbretëron në vend, nga qeveria Rama.

Vendi ndodhet në një gjendje kritike ku në qershor priten të hapen bisedimet e EU me Shqipërinë. Hapja e bisedimeve në një situat të tillë, ku vendi po bërballet me protesta masovike është vështirë të parashikohet, u tha në lajmet qendrore. Ne jemi këtu me një mision të qartë : Shqipërinë duam ta lirojmë nga krimi dhe korrupcioni dhe ne e duam Shqipërinë si gjithë Evropa, tha lideri opozitar Lulzim Basha, citohet nga reporteri i ARD. Ai paralajmëroi se protestat do të jenë edhe më masovike dhe më të vendosura, derisa qeveria Shqipërinë e mbanë larg nga Evropa. Turma këndonte “ Ne duam një Shqipëri evropiane”. Slogani ishte krijuar nga lëvizja e demokracisë në vitin 1990, kur Shqipëria i tha lamtumirë komunizmit.

Më shumë se 60 deputet të PD dhe aleatëve të tyre dorëzuan mandatet e deputetit në shenjë proteste në fund të shkurtit. Tani opozita njoftoi synimin e saj për të bojkotuar zgjedhjet lokale në fund të qershorit.

Rama e quajti këtë “ Një politikë të verbër “.Televizioni ZDF lajmëron se mijëra vetë u mblodhën të shtunën para ndërtesës së parlamentit dhe përsëritën kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Protestuesit kërkuan zgjedhje të reja, u tha në emision.

Presioni ndaj qeverisë Rama do të rritet nga ndërkombëtarët

Me fillimin e protestave, kryeministri Rama ndjehej i fuqishëm sa që tallej me to. Përkrahja në vazhdim e ndërkombëtarëve ndaj tij, do të venitet shumë shpejt, nga masoviteti i protestave. Opozita për të pasur sukses do të duhej të reformohej, e jo të jenë në krye të protestave, njerëz të kompromituar dhe të tejkaluar kohe. Akuzat shumë shpejt do ta ndërrojnë drejtimin dhe do të jenë të fuqishme në drejtim të kryeministrit Rama. Nuk do të vonoi dhe atij që nga fillimi do t´i numërohen dështimet një nga një.

Akuzat se mos opozita ka përkrahjen ruse apo serbe nuk do të mund të qëndrojnë. Nëse dikush ka përkkrahje ruse, serbe ose kineze duhet të jenë pasardhësit e PPSH. Ata ishin të tillët dhe ishin të lidhur gjithmonë me këto qarqe. Opozita po nuk veproi me mençuri dhe po nuk e shmangu dhunën, mund të pësoi më keq se vetë qeveria Rama.

Masoviteti i protestave po tregon se kryeministri Rama nuk ka të bëj vetëm me Bashën si pëtfaqësues i opozitës, po me popullin e pakënaqur nga korrupcioni dhe krimi i organizuar brenda qeverisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat