Manifestimet psikopatike egocentrike… - Bota Sot
Manifestimet psikopatike egocentrike…

Opinione

Manifestimet psikopatike egocentrike…

Nga: Skënder Mulliqi Më: 15 maj 2019 Në ora: 22:25
Skënder Mulliqi

Të gjithë ne kur jemi në qytet, në lokale e gjetiu, kontaktojmë në shokë, miq, njerëz të cilët më parë si kemi njohur, dhe shohim kalimthi plotë figura të tjera. Pas çdo takimi kemi perceptimin e caktuar për personat të cilët i takojmë apo i shohim duke lëvizur. Sigurisht së edhe mund te asocojmë për njerëzit e caktuar. Edhe nga pamja e jashtme njeriu mund të nxjerrë kolaudime të caktuara për njerëzit, së çfarë ata mund të jenë në jetë. Kjo botë duket së kurrë më parë nuk është mbushur më psikopatë dhe psikopati, më njerëz të predisponuar për akte  dhunuese dhe vrasës serikë. Kriza globale ekonomike e cila që shumë kohë e ka përfshi botën, ka shpërfaqur edhe më shumë agresivitetin e njerëzve, ka shpërfaqur lakminë për të përfituar materialisht.

Kurrë më shumë nuk kemi pasur mashtrime, manipulime me masën e gjerë. Gjithnjë e më shumë po kemi sjellje të njerëzve në mënyrë të pa kontrolluar. Sjelljet kriminale janë bërë dukuri shoqërore që është e keqja më e mëdha e cila e ka goditur njerëzimin. Kjo sjellje po reflektohet në çdo nivel, duke filluar nga pushtetet lokale deri në pushtetet qendrore të një shteti. Një reflektim i tillë i tipit spikopatik është duke u vërejtur gjithnjë e më shumë në ndërmarrje të vogla dhe të mëdha … ne jetën e përditshme… Sjelljet dhe veprimet psikopatike janë egocentrike, janë jo morale, manipulative dhe shumë të vrazhdëta.

Psikopatët shpërfaqin gjoja talentin edhe në udhëheqje, duken të hapur, të sinqertë, por që në fakt janë njerëz agresiv dhe të përgatitur që më çdo kusht ti arrijnë objektivat e caktuara. Tema e psikopatisë bëhet interesante kur ajo futet në kontestin organizativ deri në hierarkitë më të larta shoqërore – politike të një shteti. Ata na shpërfaqen si njerëz karizmatik.

Këta psikopatë  nuk kanë çasje koherente karshi të tjerëve, nuk interesohen për të ardhmen, janë të përgatitur për të mashtruar më një fasadë sharmante duke u përpjekur të na paraqitën si udhëheqës perfekt. Duken së janë njerëz komunikues por në fakt janë shumë dinak dhe agresiv kur është nevoja. Shpërfaqin zemërimin kundër të gjithë atyre të cilët marrin guximin ti kundërshtojnë mendimet dhe veprimet e tyre.

Njerëzit më predisponomë psikopatike janë të vendosur që me veprimet e tyre të shkojnë deri në fund. Këta bëhen gjithnjë e më agresiv dhe të rrezikshëm për shoqërinë për t’i mbrojtur interesat e tyre.  Shumë regjime në botë sot janë regjime terrorizuese. Dhe, mu për këtë kemi edhe aq shumë akte terroriste në botë.

Manifestimet e tilla psikopatike janë degraduese . Tragjike për një shtet është kur psikopatët arrijnë ta udhëheqin  shtetin.

Çka pritet të ndodhë më atë shtet kur njerëzit të cilët e kanë gjendjen psikologjike të luhatshme të vijnë në krye të udhëheqjeve  partiake e shtetërore …?Sigurisht asgjë e mire.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...