Kosova mes kudhrës dhe çekanit - Bota Sot
Kosova mes kudhrës dhe çekanit

Opinione

Kosova mes kudhrës dhe çekanit

Nga: Rexhep Torte Më: 27 maj 2019 Në ora: 13:17
Rexhep Torte

Shpëtim për Kosovën është që në pushtet të vjen një parti që nuk ka qenë në pushtetet e derisotëm.

Qeveria e Kosovës të ketë përbërje nga persona me dinjitet, të ndershëm, të sinqertë , të çliruar nga korrupsioni dhe atdhetarë të mirfilltë.

Qeveria e re të merr mësim pozitiv nga keqqeveruisja e 20 viteve të kaluara.

Qeveritarëve të derisotëm ua pamë indifrentizmin ndaj popullit të përvuajtur, por edhe marifetin dhe zotësinë e tyre për interesa vetjake.

Vota duhet të jepet për Kosobvën dhe popullin e saj dhe jo për partitë mashtruese.Votuesit e kanë në dorë të ardhmen e lumtur për Kosovën. Kosova ka kapacitete të reja udhëheqëse dhe mashtruesit e derisotëm duhet të kalojnë në historinë e turpshme të popullit shqiptar.

Retorika e sotme e lidershipit të Kosovës se tash e tutje do të angazhohen për nxjerrjen e kriminelëve serbë para drejtësisë dhe për zbardhjen e fatit të të pagjeturve, që për 20 vite nuk arrijti ta bëjë, dëshmon se Kosovën deri sot e kanë udhëhequr persona që i ngjajnë thënies popullore “ ujku qimen e ndëron, por vesin jo”.

Çekani ndaj Kosovës, është Serbia me agresionin e saj gjakatar, me propagandën e saj gënjeshtare të pas luftës.

Çekani ndaj Kosovës është edhe një pjesë e ndërkombëtarëve që kanë qenë të hamendësuar apo që aktualisht po hamendësohen ndaj Kosovës me hilet që ia bëjnë Kosovës, duke e lazdruar e ledhatuar Serbinë.

Kudhra ndaj Kosovës, janë të gjitha qeveritë e derisotme në 20 vitet e qeverisjes në Kosovë, të cilat pëkundër krimeve e dëmeve të shumta nuk u denjuan dhe nuk u angazhuan në reformimin e prokurorisë dhe të drejtësisë që kriminelët serbë të vihen prapa grilave

Qeveritë e Kosovës me këto sjellje krijuan hapësirë që të gjykohen e dënohen më shumë ushtarët e UÇK-së që mbronin lirinë e pragun e shtëpisë, se sa kriminelët e Serbisë që kryen krimet më makabëre që njeh historia e njerëzimit.

Qeveritë e Kosovës nuk u angazhuan që të zbardhet as edhe fati i të pagjeturve, por u turpëruan duke rendur pas posteve, korrupsionit dhe pasurimit të paligjshëm, dhe shkelën mbi viktimat dhe krimet e luftës që i kreu Serbia.

Kosova sot ndodhet mes kudhës e çekanit, si hekuri i skuqur në punishten e farkëtarit, duke pritur një udheheqje më të mirë dhe efektive që do ta nxjerrte nga kjo situatë e pavolitshme përplot me padrejtësi e mjegullime.

Liria dhe shpallja shtet i pavarur e sovran që e fitoi Kosova para 20 viteve me vuajtje, sakrifica dhe shumë viktima, vështirë se mund të përsëritet, ndaj ajo duhet të ruhet si sytë e ballit e jo të nëpërkëmbet.

Hilet ndaj Kosovës janë nga brenda dhe nga jashtë, e kjo ka bërë që Kosova ka mbetur mes kudhrës dhe çekanit.

Hilet ndaj Kosovës dhe shqiptarëve në përgjithësi zanalfillën e kanë nga Kongresi i Berlinit 1978, Konferenca e Ambasadorëve në Londër 1913 dhe Konferenca e Paqes në Paris 1920, kur fuqitë vendosëse në Evropë pranuan padrejtësisht hegjmoninë e Serbisë dhe i coptuan trojet dhe popullin shqiptar, që sot e kësaj ditë më shumë se gjysma e trojëve dhe e popullit shqiptar jetojnë si jetima në pesë shtete të ndyshme duke e patur nënën Shqipëri gjallë.

Pas luftës së Dytë Botërore erdhi sistemi monist i ish jugosllavisë, me ç’rast Serbia pas krijimit të ish Jugosllavisë e shkeli marrëveshjen e Bujanit, e tradhëtoi marrëveshjen me shqiptarët se pas çlirimit do tu mundësohet shqiptarëve vetëvendosje, i tradhëtoi, i përndoq, i burgosi, i vrau dhe i dëboi bijtë dhe patriotët më të mirë shqiptarë, duke e vënë Kosovën nën omrellën e saj. Më shumë se gjysëm shekulli shqiptarët në Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi gjatë sistemit monist përjetuan poshtërimet, shantazhimet dhe shtypjet represive nga regjimi komunist.

Megjithatë përkundër ashpërsisë së regjimit monist Titist, Rankoviqian dhe Millosheviqian, shqiptarët dëshmun guximin, trimërinë e vitalitetin e tyre, duke rezistuar me mundësitë që i kishin duke mos u gjunjëzuar sanjëherë.

Kosova, si pjesa më e madhe e trojeve të okupuata shqiptare nga Serbia me demonstratat studentore 1981 dhe me grevën e minatorëve të Trepçës 1989, e tronditi fuqishëm klikën Serbo-Jugosllave, e cila tashmë i suspendoi institucionet administrative dhe arsimore në Kosovë, duke krijuar një aparthejd të Serbisë në Kosovë.

Themelimi i Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës e cila u mbështet fuqishëm finaciarisht por edhe me luftëtarë nga mërgata mbarëshqiptare në botë, ishte kundërpërgjigje ndaj agresionit të Serbisë në Kosovë me 40 mijë trupsa ushtarake, paramilitare e policore serbe të armatosur gjer në dhëmbë, por edhe me tanke, autoblinda dhe altileri të rëndë.

Ky agresion gjenocidal i Serbisë në Kosovë filloi me ashpërsinë më të madhe ndaj popullatës së pafajshme shqiptare, duke i dëbuar dhe duke ua djegur shtëpitë, duke i dhunuar në mënyrën më shtazarake femrat shqiptarë të të gjitha moshave, dhe duke vrarë e masakruar popullatën e pafajshme shqiptare.

Kjo më në fund e detyroi NATO-n të ndërhyjë me bombardimet e saj 78 ditëshe ndaj caqeve serbe në Kosovë dhe në Serbi. Kjo e detyroi ushtrinë e Serbisë të tërhiqet nga Kosova dhe Kosova ta fitojë lirinë e shumëpritur.

Liria e Kosovës u fitua me njëkosto të lartë, me afër 15 mijë shqiptarë të vrarë e të masakruar, mes tyre gra pleq e fëmijë, por edhe fëmijë duke pi qumësht në gjoksin e nënës.

Por edhe me dhunimin e 20 mijë femrave shqiptare në mënyrën më çnjerëzore, trishtuese e makabëre që nuk mund ta kryejnë as bishat me të tërbuara.

Por edhe me djegien e qindra mijëra shtëpive shqiptare, me grabitjen e stolive të arit duke ua marë edhe nga gishtërinjët e dorës.

Por edhe me eksodin e më shumë se 1 milion shqiptarëve që u detyruan të strehohen në Shqipëri dhe Maqedoni.

Të gjitha këto që u përmendën më lartë ishin çekani ndaj Kosovës.

Kudhra e Kosovës erdhi pas lirisë e pavarësisë së saj, pas shpalljes së Kosovës shtet i pavarur e sovran.

Kosovës kudhra iu vendos me hilet nga brenda që u pasqyruan pa përjashtim nga të gjitha qeveritë e Kosovës në 20 vitet e kaluara, të cilat nuk u shquan për ndërtimin dhe forcimin e shtetit, për ngritjen e prokurorisë dhe drejtësisë së mirfilltë, për evidentimin e menjëhershëm të krimeve, vrasjeve, masakrave, dhunimeve monstruoze, zbulimin e varrezave masive në Kosovë e Serbi, ku Serbia i fshehu trupaf e shqiptarëve të vrarë, të masakruar e të djegur për të humbur gjurmët e krimit.

Qeveritë e derisotme në Kosovë nuk bënë asgjë për zbardhjen e fatit të 1650 personave shqiptarë të rrembyer dhe për evidentimin e shkatërimeve që kryen ushtria kriminale, paramilitarët dhe policët kriminalë serbë në Kosovë.

Qeveritë e Kosovës në 20 vitet e kaluara, për fat të keq, u shquan vetëm për një indiferentizëm të pafalshëm ndaj krimeve, vrasjeve, masakrave, dhunimeve, shkatërrimeve dhe genocidit të Serbisë në Kosovë, duke u sjellë sikur në Kosovë nuk ka ndodhur asgjë.

Qeveritë e derisotme të Kosovës i harruan me pa të drejtë krimet që i kreu Serbia në Kosovë dhe u dhanë pas pasurimit të paligjshëm dhe korrupsionit, duke shkelur mbi të gjitha etikat, kodekset dhe humanizmin njerëzor.

Si mund të karakterizohen ndryshe këto sjellje skajshmërisht të papërgjegjshme të qeverive të derisotme të Kosovë, që i lejuan vetes komoditetin e pasurimit korruptiv dhe të shtresimit të pasurive milonëshe në pasuri të patundshme, kursime bankare, apo vetura luksoze.

Ndërkaq dhjetëra mijëra të rinj kosovarë kanë kapur rrugën e kurbetit për të gjetur një punë dhe siguri jetike për vete dhe për familjet e tyre.

Kudo mund të arsyetohet në një farë mënyre korrupsioni, mosefikasiteti i prokurorisë dhe drejtësisë, por kurrë jo në Kosovë, pas të gjitha atyre përjetimeve të tmerrshme që i përjetoi popullata shqiptare.

Qeveritë e derisotme të Kosovës u treguan skajshmërisht të painteresuara dhe të paafta që ta demaskojnë Serbinë para botës për krimet e kryera në Kosovë, nërpërmjet botimit sa më të madh të librave për këto krime monstruoze, nëpërmjet përkthimit të tyre në gjuhë të huaja dhe shpërndarjes së tyre te ambasadorët në OKB, në BE, në KE dhe te të gjithë burrështatasit e tjerë nëpër botë.

Qeveritë e derisotme të Kosovës u treguan skajshmërisht të painteresuara që të prodhojnë filma dokumentarë dhe filma të metrazhit të gjatë për krimet, vrasjet, masakrat, dhunimet dhe shkatërrimet që ushreia, paramilitarët dhe policët ë Serbisë i kryen në Kosovë, dhe të gjitha këto ti shpërndanin nëpër botë, që bota të njhej në mënyrë bindëse e të argumentuar për krimet serbe në Kosovë.

Kjo me siguri do tia ndalte hovin Serbisë që nëpër botë të kryen propagandë gënjeshtare, se gjoja Serbia në Kosovë nuk ka bërë asgje të keqe.

Kjo me siguri do ta ngushtonte hapësirën që Serbia agresore gjenocidale të bën propagandë të rrejshme ndaj Kosovës viktimë.

Qeveritë e derisotme të Kosovës treguan papërgjegjshëmri, indiferentizëm dhe naivitët të skajshëm, kur hynë në bisedime me Serbinë në Bruksel pa i kërkuar Serbisë që ti pranojë krimet e kryera në Kosovë, që Serbia të kërkojë falje publike për krimet e kryera, ti tregojë vendet ku ndodhen varrezat masive dhe ta zbardhën fatin e përsonave të pagjetur.

Hyrja e Kosovës në bisedime me Serbinë në Bruksesl pa i vënë asaj kushtet e mësipërme, e bëri gabimin e pafalshëm dhe fatal duke e rehabilituar Serbinë në një farë mënyre për krimet e kryera në Kosovë.

Të gjitha këto gabime që i bënë qeveritë e derisotme të Kosovës i mundësuan Serbisë që me propagandën e saj gënjeshtare të arrijë ta hamendësojë botën demokratike, që rezultoi me anulimin e njohjes së shtetësisë së Kosovës nga 13 shtete që e kishin pranuar Kosovën shtet, dhe me pamundësimin e aderimit të Kosovës në shumë organizata ndërkombëtare, mes tyre edhe në INTERPOL.

Të gjitha klëto gabime trashanike që i bënë qeveritë e derisotme të Kosovës bënë që edhe BE edhe SHBA të ndryshoojnë qasje ndaj zgjidhjes së çështjes së Kosovës, gjë që kuptohet nga deklaratat e tyre për zgjidhjen përfundimtare të çështjes së Kosovës, duke mos i caktuar asnjë kusht Serbisë agresore, por gjithnjë duke e drejtuar gishtin nga Kosova që është viktimë e agresionit.

Që Kosova të hyjë në bisedime me Serbinë gjithnjë sipas dëshirës së Serbisë mbi bazën e gjetjes së një kompromisi të pranueshëm për dyja palët, që sipas gjuhës diplomatike don të thotë kapitulim i Kosovës viktimë para Serbisë agresore gjenocidale të dëshmuar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...