Po pse bre Valdete Dushica po hynë laknave?

Opinione

Po pse bre Valdete Dushica po hynë laknave?

Fatmir Bajraj Nga Fatmir Bajraj Më 5 qershor 2019 Në ora: 22:44
Valdete Dushica, Fatmir Limaj

Duke u munduar me i`a ngjitë vetullat Fatmirit, i'a nxjerrë sytë Kosovës!

Zonjës Bernabiq i është dashtë një përgjigje për deklaratën e saj ultra-nacionaliste & nacional-shoveniste për shqiptarët n ‘përgjithësi dhe ata të Kosovës n ‘veçanti, por përgjigja do duhej t ‘kishte nivelin e duhur intelektual & akademik, dhe jo një përgjigje sikur kjo e jotja ; e lodhët dhe për gjynah.

Përgjigje e tillë, nuk ndihmon të lakuarin dhe të apostrofuarin nga ana Kryeministrës serbe, Ana Bernabiq, shefin e Nismës Socialdemokrate, një nga shefat e PAN-it dhe një nga dy "kryenegociatorët" e ekipit qeveritar për bisedime me Serbinë, z. Limaj !

Nuk ke nderuar e as ndihmuar z.Limaj, përkundrazi ; e ke shytë edhe ma shumë n'baltakun e tij...

Kur t'mbronë i ligu, në vend që të shpetoj, ekziston rreziku real që t'arrihet kundër efekti, pra efekti i kundërt me synimin, dhe kjo gjë ka ndodhë në reagimin tuaj frustrues, të ngutshëm dhe t'pa-takt !

Ultra-nacionalistja serbe, Kryeministër e Serbisë së mendësisë shoveno-raciste, mesjetare, për qellimin e efektit deklarativ, ka goditur saktë figurën e z.Limaj, duke lakuar emrin e Tij, si një negociator i pa përgaditur, jo-profesional dhe mediokër, kur kihet parasyshë se Serbia n'raport me Kosovën dhe shqiptarët, shkon n'tryezën e bisedimeve me platformë shtetërore dhe ekip kredibil e profesional, dhe pa i munguar asnjëherë suporti akademik i ASHA të Serbisë, dhe Kishës ortodokese serbe.

N'mungesë të fakteve, ke sjellë broçkulla që s'i ha pazari !

Broçkulla që jo vetëm s'të bëjnë të ndjehësh mirë, por t'vëjnë n'siklet, ngase fjalët marrin dheun, sa qelë & mshelë sytë, Valdete !

Është shumë e vertetë se UÇK-ja është hisedare n'pëpjekjët tona dhe n'luftën tonë për liri & pavarësi, por vulën vendimtare fitorës sonë ushtarake & luftarake në njërën anë, dhe thyerjës së Serbisë në anën tjetër, i dha Aleanca Verio-Atlantike (NATO) n'krye me SHBA-të, fakt që ti nuk përmend, zonjë e nderuar, ku kontributi i shefit tuaj ishte minor dhe tejet modest.

Valdete Dushica-Bajrami!

Pra, Kosova nuk është e pavarur vetëm "falë luftës së UÇK-së", por falë nderhyrjës nderkombëtare për të shpetuar një popull nga shfarosje që i kanosëj nga regjimi kriminal & gjenocidal i Millosheviqit,

- Kosova nuk e ka zgjedhë z.Limaj për të bashkëdrejtuar me z.Ahmeti, bisedimet me Serbinë, por e ka mandatuar Qeveria, përkatësisht Pozita (pushteti) pa Opozitën shumicë shqiptare.

- Se sa dhe a do t'i mbroj interesat nacionale n'këto bisedime, shefa të cilave janë Thaqi & Vuqiqi, mbetët të shihet, edhe pse : "Dita e mirë shihet në mengjes", thot një maksimë e vjetër, dhe n'rastin tonë ; le shumë për të deshiruar, ku dihet fakti se Ahmeti & Limaj, janë vartës të Presidentit Thaqi në bisedime dhe jo shefa të Tij.

Pikërisht ky format i bisedimeve dhe i ekipit negociator të dizajnuar e strukturuar nga PAN-i, i duhet dhe i konvenon Serbisë armike, dhe Kryeminstrës së saj, nacional-shovenistës, Ana Bernabiq.

Kjo nuk n'a është dasht Neve asesi...

Serbia ka zhvilluar tri lufta, dhe sot ushtarët e saj, nuk janë n'politikë dhe as bosa të saj, sikur është fati ynë i ligë dhe logjika e meritokracisë fatale...!

Kosova dhe shqiptarët kanë kapacitete intelektuale & akademike që t'përballën n'tavolinën e bisedimeve me armikun tonë shekullor, dhe për të dal faqe-bardhë, dhe jo të përfaqësohet nga njerëz t'pa dije & invencion, aty ku deshira dhe vullneti, nuk mjaftojnë për t'kap ma t'mirën e mundshme n'tryezën e bisedimeve...!

Ambiciet e pakapshme n'vija fronti dhe n'beteja me armikun, nuk kompenzohen dot me uzurpim të agjendave nacional-politike dhe shtetërore përball armikut...!

Ka përenduar koha e hunit & drunit, tanimë është kohë tjetër ; ajo e dijës & trurit !

Kuptojeni kët fakt, dhe lëxojeni drejtë realitetin, Ju në PAN dhe n'shtet-kapje...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat