Serbia është rrenë e madhe e historisë

Opinione

Serbia është rrenë e madhe e historisë

Nga: Feri Arifi Më: 3 korrik 2019 Në ora: 17:28
Feri Arifi

Edhe sot po humbën gjurmët shqiptare në fshatrat ku jetojnë sllavët, e që nuk ishin sllave deri në vitin 1887, por ishin shqiptar ortodoks. Nga aty kur erdhi popi Arsineje një Pop dhe mësues sllavë në fshatin Vërbovc dhe Gerqar filloi grindja në mes vëllezërve të përkatësive fetare Ortodoks, Mysliman, Katolike.

Së bashku me këtë pop erdhi edhe e keqja. Arsinejit një pop i shkolluar rus në mes shqiptarve e shqiptaret ortodoks të pa shkolluar. Ky pop filloi ndarjen në shqiptarët ortodokës në fshatrat e komunës së Vitisë. Një pyetje të cilës çdo ditë po i afrohet përgjigjja për fshatrat në Anomaravë Vërbovc Gërqar, Mogillë, Binçë e Viti, Kllokot.

Është fjala për banorët që ishin vëllezër në mes vete nga parahistoria kur nuk flitej në këto troje një gjuhë tjetër apo sllave sllavet janë të vonshëm Dardani Kalat amos vallë dikun kanë ndërtuar ndonjë kala këta janë të vonshëm, në Gadishullin Ilirik.

Erdhën nga viti 1878 dhe me popullatën ortodokse shqiptare, me gënjeshtrat e Popave rus të veshur si fetar e që ishin agjent rus ku u thuhej popullatës se sllavishtja është gjuha e Zotit dhe me pa folur sllavisht as muri i shtëpis nuk ndërtohet sepse turku këtë popull e kishte lëne në mjerim. Kështu me joshje ngadal ngadal popullata filloi të ndërroj gjuhën dhe ta harroj kombin sikurse shqiptarët sot në Turqi, që nuk din të flasin shqip, por si ata në Greqi dhe Itali.

Feja ndërrimi i saj e harruan etnin dhe u bënë armiq në mes vete. Ende Akademia e Kosovës e as e Shqipërisë s’ka botuar një shkrim të tillë për ta njoftuar opinionin Shqiptarë në Serbi, Greqi, Maqedoni, Mal të Zi, Turqi. Që popullata e kësaj toke dhe e këtij populli, është e Iliris dhe e Dardanis, Mirëpo, përqarja fetare na ndau ky ishte fat i popullit tonë në përgjithësi si në Kosovë, Serbi, Maqedoni Greqi, Turqi.

Nëse angazhohemi si gjurmues nga te gjithë fshatrat dhe e Qëmtojm atë historin sikurse në Komunën e Vitisë kjo popullatë në rrethinen e gjilanit e tillë është shqiptare Ortodokse dhe do të zbardhen faktet se si ortodoksët shqiptarë u kthyen në sllavë në fshatrat e Vitisë dhe Gjilanit e më gjërë të gjitha familjet kanë origjinën e tyre shqiptare, shembull: Kalloshet e Brezes më Perzhiqet e Mogillës vëllezër i pesti prez, nga 250 shtëpi në Mogillë sllavë e në Brëzë 500 shtëpi shqiptare nga Smira Qyqanët sot në Kllokot të kthyer në Rusjani, Cenet e Sllatines në nga Sllatina shqiptarë e në kllokot Ceniqi, serb. Burrgjinet e Debelldehut dhe Liskanet nga Dobelldehu sot sllav në Kllokot e që ishin shqiptarë, Fandiqet në Vërbovc e me qindra familje të njejta në origjin. Mirëpo popi Arsineje i ardhur më 1892 në Vërbovc e bëri perqarjen.

Urosheviqi, shkruan se fshati vërbovc nga viti 1935 para 200 viteve ishte i Qitakve vendas por nga thot nga hershmeria ishin serb, u bënë turq, nga turqit u bënë shqiptarë, historianët ti mendojn mirë fjalet e Urosheviqit, Qitaket ishn serb i themi me urtësi kush u’a mësoj gjuhen turqishte Qitakve dhe pse e lan turqishtën e u bënë shqiptarë nga sot 300 vite, po kush ua mësoj gjuhën shqipe Qitakve. E që sipas Urosheviqit në këtë kohe nuk ishte asnje shqiptarë në këto vite në këtë vend. Apo gjuha u erdhi Qitakve nga Zoti.

Pra varret ishin të Qitakve në ara me mijëra vite, sot po mbulohen gërmimet gjoja se po bëjnë rregullimin e parkut aty te lumi apo te ura që lidhë fshatin Vërbovc me Gjylekar, dhe Vërbovcin me Letnicë këto duhet që të mos lejohen dhe duhet kërkuar ekspertizen. A është kjo që nga sot pas 100 vite pushtim po bëhet një histori e dukshme për popullatën shqiptare dhe po nxirren në dritë varrezat antike shqiptare e deri në vitin 1900 që ishin tonat se Vërbovci e Gerqari nuk kanë pasur varre sllavësh deri në vitin 1920. Këtë e pranojn dhe vet serbet.

Për varret që po shkatërrohen siq i quajn serbet të krushqëve dasmoresh turq në Kosovë nuk kanë bërë dasma varret e krushqëve janë nga aty kur shqiptarët morrën fenë myslimane dhe varreve u thanë si te krushqëve tonat janë mos i shkatrroni ishin ortodokse shqiptare ku ADN e përcakton trashegiminë e vjetër tonën pse serbet frigësohen të japin deklaratë sepse i pesti brez i tyre del të jetë shqiptarë ortodoks dhe adini se qka thonë serbet “idi kot Popa” ashtu janë të mësuar nga popat rus.

Vërbovci fshat serb me 200 shtëpi e me katër palë varreza shqiptare e një palë serbe, të bëra nga viti 1912. Ku janë varret serbe të shekullit 1-deri më 1500e deri më 1900. Kush dinë të tregoj nga serbët në Vërbovc dhe Gërqar pasi serbet kanë jetuar si fshatra të lashta nga të vjetrit e tyre sepse edhe fshati Gërqar ka 4 palë varre shqiptare e një palëserbe me 1920 mbi shpellen e Neolitit Shqiptarë.

Por, herët apo vonë nëse ne punojmë së bashku me shtetin dhe gazetat e Kosovës do të zbulojmë të vërtetën që armiqët na ndanë dhe ne nuk guxuam të shkruajm histori për mos zbardhjen e fatit tonë vëllazëror e di se sot është e vështirë mirëpo bota duhet ta di një gënjeshtër të tillë të serbis.

Vërbovci siç thonë tre autorë serbë emri fshatit erdhi nga Shelgu që i thonë Verba dhe u dogj e u themelua Vërbovc ne u themi autorëve serbë se emra të katundeve Vërbovc janë mbi dhjetë sosh që gjinden në vende të ndryshme edhe si emer ky nuk vie që 300 vite por njihet edhe në tefterin vellk të vitit 1455 po me këtë emër i njejti dhe Gërqari Porta e KALASË

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat