Kush e voton Albin Kurtin, voton për të ardhmen më të mirë të Kosovës
Albin Kurtit të VV-së, për nga sinqeriteti, karakteri dhe cilësitë morale e njerëore të pastra, për nga intelektualiteti, për nga të jetuarit modest, për nga aftësitë organizative, për nga guximi dhe përvoja jetësore duke llogaritur edhe burgosjet , nuk mund ti afrohen as për së afërmi, as vjosa Osmani e LDK-së, por as edhe ndonjë kandidat tjetër për kryeministër nga cilado parti.
Më 30 gusht, në Ditën ndërkombëtare të të pagjeturve, e tërë Kosova dhe tërë shqiptarët anëembane botës përkujtuan 1663 shqiptarët e rrëmbyer nga Serbia, fati i të cilëve ende nuk është zbardhur.
Fajin kryesor të moszbardhjes së fatit të të pagjeturve shqiptarë të rrëmbyer nga ushtria, papamilitarët dhe policet e Serbisë, e kanë vetëm lidershipet e derisotëm të Kosovës, të cilët nuk deshën as ta zbardhin fatin e të pagjeturve, dhe as ti vënë para drejtësisë kriminelët serbë për krimet e kryera në Kosovë në vitet 1998/1999.
Lidershipet e derisotëm të Kosovës 20 vite u përpoqën vetëm për poste udheheqëse e për pasurim të paligjshëm dhe shkelën pamëshirshëm mbi heronjtë dhe viktimat e luftës.
Liidershipet e derisotëm të Kosovës me tradhëtinë, pafëtyrësinë dhe turpin më të madh, tani deklarojnë se nuk i kanë harruar viktimat e luftës dhe të pagjeturit, por këtë e thonë vetëm për të kërkuar votat nga populli.
Lidershipet e derisotëm të Kosovës nuk e meritojnë as edhe një votë të vetme, përveç mallkimit nga populli kosovar dhe dëminit nga Zoti i Madhërishëm.
Kosovën lidershipet e derisotën e vodhën, e varfëruan dhe gati sa nuk e nxorrën në shitje.
Kosovës tani domosdo i duhen udhëheqës për ti dalë zot, brenda për brenda Kosovës dhe në rafshin ndërkombëtar.
Kosovës dhe popullit kosovar në këto ethe prazgjedhore, nuk u nevojitet romantizëm folklorik, por pragmatizëm i mirfilltë dhe dobiprurës.
Kosova dhe populli kosovar në këto ethe parazgjedhore, duhet ti lënë anash interesat dhe inatet personale e partiake dhe votën tua japin kandidatëve të pakorruptuar e dinjitozë.
Kosovës dhe popullit kosovar në këto ethe parazgjedhore, nuk u nevojitet eufori ndjenjash dhe emocionesh.
Kosovës dhe popullit kosovar në këto ethe parazgjedhore, u nevojiten vendime me mendje të shëndoshë, të kthjellët dhe me arsye bindëse.
Kosovës dhe popullit kosovar në këto ethe parazgjedhore, u nevojitet vendosmëri për të zgjedhur garniturë parlamentare, qeveritare dhe presidenciale të denjë e të pakorruptuar për ti çuar para proceset për një të ardhme më të mirë të Kosovës.
Kosova dhe populli kosovar 20 vite i mbajti mbi shpinë lidershipet e derisotëm, të cilët patëm për qëllim vetëm karierizmin, pasurimin e paligjshëm dhe nepotizmin.
Gjëja e parë që duhet ta bëjnë votuesit e Kosovës në këto ethe parazgjedhore, është që të mos bëhen pre e mashtrimeve dhe e manipulimeve zgjedhore.
Votuesit në Kosovë në këto ethe parazgjedhore, duhet të bëjnë një analizë reale e rrënjësore të gënjeshtrave 20 vjeçare me të cilat lidershipet e derisotën e mashtruan popullin e përvuajtur, shkelën mbi heronjtë dhe viktimat e luftës, vetëm e vetëm për tu bërë milionerë profiterë të pasluftës.
Vjosa Osmanin LDK-ja me në krye dhelpanakun Isa Mustafa e përgatitën kurban, për të mbijetuar kjo parti dhe lidershipi i saj.
Vjosa Osmani,me tërë respektin që është femër aktiviste, duket se është poltrone partiake, sepse bashkë me moshatarët e saj nuk patën guxim ta rinovojnë LDK-në, ta kritikojnë Isa Mustafën për nepotizëm, pasurinm të paligjshëm e kohëzgjatje si kryetar partie.
Kjo nuk na lejon të shpresojmë se Vjosa Osmani dhe LDK-ja do të mund ta nxjerrin Kosovën nga kjo krizë aktuale politike dhe ekonomike.
LDK-së dhe Isa Mustafës ua pamë zotësitë dhe mundësitë në 20 vitet e kaluara, dhe pasqyrë më ë mirë për këtë është vetë Isa Mustafa.
Isa Mustafa po të kishte qenë dinjitoz duhej vullnetarisht të tërhiqej si kryetar partie, për tua lëshuar vendin të rinjve.
Albin Kurtit për nga sinqeriteti,cilësitë morale, njerëzore, organizative, intelektuale dhe për nga përvoja, nuk mund ti afrohen as për së afërmi, as Vjosa Osmani por as edhe ndonjë kandidat tjetër për kryeministër nga cilado parti.
Albin Kurti me qëndrimin e tij stoik nëpër kazamatet e Serbisë, me aktivitetet e tij të guximshme pas daljes nga burgu, me burgosjet e shumta edhe gjatë 20 viteve të kaluara nga vetë lidershipet e Kosovës, me përvojën e tij partiake e politike, me të jetuarit në mënyrë modeste e të pa korruptuar, me angazhimin dhe përpjekjet e tij për të mirën e popullit të Kosovës, me demaskimin e korrupsionit dhe nepotizmit, në vazhdimësi ka dëshmuar se e meriton plotësisht të jetë kryeministër i Kosovës.
Zgjedhja e Albin Kurtit kryeministër i Kosovës do të jetë dritë shprese për ditë më të mira për popullin e Kosovës, për luftimin e korrupsionit, për fuqizimin e ekonomisë së Kosovës,për kthimin e shpresës te të rinjtë e Kosovës që të mos largohen nga Kosova, për zbatimin e reformave në prokurori e drejtësi për nxjerrjen e kriminelëve të Serbisë para drejtësisë dhe për zbardhjen e fatit të shqiptarëve të pagjetur.
Zgjedhja e Albin Kurtit kryeministër i Kosovës, do tu japë fund manipulimeve të lidershipeve të derisotëm në bisedimet Prishtinë-Beograd.
Zgjedhja e Albin Kurtit kryeministër i Kosovës do të jetë përgjigje adekuate dhe fundi i propagandës gënjeshtare të Serbisë kundër Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Secili kandidat për postin e kryeministrit i din mirë aftësitë e veta, por vetëpëlqimi dhe karierizmi i sëmurë, e bëjnë ti shkel parimet etike njerëzore për të rrëmbyer pozita udhëheqëse.
Për ta evituar këtë fenomen nevojitet që Kosova në këto zgjedhje që pritet të bëjnë kthesë rrënjësore pozitive, votën ta jep aty ku duhet, e jo për tia bërë qejfin dikujt në dëm të popullit kosovar.
Kësaj here vota e popullit të Kosovës në asnjë mënyrë nuk duhet tu jepet funksionarëve të derisotëm milionerëve të pasluftës në Kosovë.
Ndryshe vaj halli për Kosovën dhe popullin e saj të ndershëm dhe fisnik.