Modeli i fitores së LDK-së - Bota Sot
Modeli i fitores së LDK-së

Opinione

Modeli i fitores së LDK-së

Nga: Luan Mehmetaj Më: 9 shtator 2019 Në ora: 20:41
Luan Mehmetaj

Përderisa partitë popullore evropiane, mbështesin Vjosa Osmanin për kryeministre dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës si ideologji politike, atëherë modeli i fitores është modeli evropian i shumicës demokratike.

Populli i Kosovës, është i bindur në modelin qeverisës që integron shtetin e Kosovës në Evropë. Që të sëndërtohet kjo ide, populli duhet të votoj Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe kandidatën më demokratike në këto zgjedhje, Vjosa Osmanin.

Qytetaret e Kosovës, kanë përjetuar doktrrina mashtruese të  njëpasnjëashme nga parti politike që indoktrrinuan vullnetin politik të njerzve, duke përdorë modelet dhe metodat e kapjes së vullnetit përmes kapjes së shtetit.
Ky model, e fundosë të ardhmen e shoqërisë së një vendi dhe kanosë përpjekjen për ndryshim.

Vjosa Osmani, do të jetë liria e vullnetit qytetar, duke e kthyer besimin qytetar të Kosovës për shtetin e tyre.

Modeli i Vjosa Osmanit dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, do të jetë garantues të funksionimit të institucioneve të shtetit.

Votoni për kandidatën e modelit më demokratik në këto zgjedhje, Vjosa Osmani dhe bëhuni investitorët më të mëdhënjë të ndryshimit politik në këtë vend.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...