Dega e LDK-së në Deçan, krahas Armend Zemaj, kanë vendosur që si kandidat i mundshëm për tu zgjedhur deputet i Kuvendit të Kosovës, të jetë edhe Sali Cacaj, një veprimtar i orëve të para të Lëvizjes për Liri, Pavarësi dhe Demokraci të Kosovës, në krye të së cilës qëndronte njëriu me vizion, dr. Ibrahim Rugova.
Sali Cacaj, njihet si njëri nga bashkëpunëtorët më të afërt të ish Presidentit, që për shumë vite ishte edhe këshilltar i tij. Pos kësaj, Cacaj ishte ndër personat kyç i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njëriut, e sidomos në plasim të informacioneve për dhunën e egër serbo-sllave ndaj popullatës shqiptare. Me fotoaparatin e tij, në çdo kohë ishte transmetues i gjenocidit dhe terrorit që ushtrohej në Kosovë, për te institucionet më të rëndësishme botërore, sidomos te SHBA-të.
Veprimtari i palodhshëm i viteve 90-ta, do mbahet në mend për guximin që tregonte në organizime të ndryshme, si në pajtim të gjaqeve, ashtu edhe të organizimeve tjera që ishin në kuadër të Republikës së Kosovës, të udhëhequr nga presidenti historik, dr. Ibrahim Rugova, Akademikët Fehmi Agani, Mark Krasniqi, Anton Çeta, Pajazit Nushi, etj.