Po largohen kategoria më produktive e banorëve të Kosovës! - Bota Sot
Po largohen kategoria më produktive e banorëve të Kosovës!

Opinione

Po largohen kategoria më produktive e banorëve të Kosovës!

Nga: Skënder Mulliqi Më: 18 shtator 2019 Në ora: 17:24
Skënder Mulliqi

Regjimet dhe politikat e mbrapshta në Ballkanë, kanë bërë që gjithnjë e më shumë të zvogëlohet nataliteti, se problem po bëhet jeta. Nëse dikur shqiptarët kishin natalitetin më të lartë në Evropë, tash po bie drastikisht. Po zvogëlohet nataliteti edhe nga politikat dështuese, nga njerëzit që kanë ardh në krye të shtetit pa përgatitje të duhur profesionale. Kanë ardhë në krye të shteteve ballkanëike më shumë forcat retrograde.

E përbashkëta dhe karakteristika e këtyre regjimeve është stimulimi I panikut moral, që është duke shkatërruar çdo vlerë shoqërore. Kur bëhet fjalë për Kosovën që neve na intereson, duket së ne po “ vdesim “ ngadalë , nëse urgjentisht nuk bëhet diqka që kjo të ndalohet. Mbrapa nesh po mbetet toka e zbrazët. Kosova e cila në fakt është vend atraktiv për të jetuar, po zbrazët së njerëzit po ikin nga papërspektiva e krijuar më vite të tëra. Duket së kjo ikje sipas të gjitha gjasave do të vazhdon më ritëm edhe më të madh . Kjo për faktin së nuk po ndalën rrenat e këtyre strukturave të njëjta politike edhe në këtë fushatë zgjedhore. Asgjë nuk po dëgjojmë për shpalosjen e programeve konkrete zhvillimore, veç po dëgjojmë retorika boshe sikur I kemi dëgjuar deri më tash. Kjo është e turpshme dhe dëshpëruese .

Duket së këto mashtrime po gjejnë mbështetje ende të ky popull më vetëdije të ulët për shtetndërtim dhe mirëqenie! Ata që na sollën gjendjen e mjerueshme ekonomike dhe e futën vendin edhe në gjendje të keqe politike , nuk ka mundësi të ndryshojnë kurrë për të mirë. Si nuk kanë turp që sërish të na servojnë debate pa asnjë vlerë, debate shterpe , sa për të fituar vota dhe pushtet. A nuk kanë pak ndjenja dhe moral karshi shumicës e cila po jeton keq ? A nuk e kanë ndjesinë së qytetet dhe katundet e tëra po zbrazën ? Po largohen kategoria e re dhe më produktive e banorëve të Kosovës. Njerëzit nuk po largohen vetëm për një standard më të lartë, por në pyetje është edhe dhe statusi tjetër shoqëror, që nuk varet nga partitë politike, dhe as nuk varet as nga ideologjia .

Të gjitha pushtetet kanë bërë që trendët negative të marrin përmasa shqetësuese . Nga këto regjime po na vjen edhe katastrofa demografike, si problem , e jo zgjidhje e këtij problemi . Sa të do të zgjasë ky problem , ne do të mbetemi edhe më pak në Kosovë. Sipas rrjedhave të ngjarjeve dhe sipas retorikave të sterperseritura që po dëgjojmë , nuk do të ketë ndryshme pozitive dhe as zgjedhje të problemeve të grumbulluara aq të pritura .Dhe , shtrohet pyetja logjike: a ka kush i del Zot kësaj toke dhe popullit të saj...?!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...