Si po tenton Ramush Haradinaj t’i mashtrojë prapë qytetarët?

Opinione

Si po tenton Ramush Haradinaj t’i mashtrojë prapë qytetarët?

Drilon Rrahmani Nga Drilon Rrahmani Më 20 shtator 2019 Në ora: 16:08
Ramush Haradinaj

Ish kryeministri Haradinaj, që po synon që ta marrë postin e kryeministrit prapë, ndonëse dha dorëheqje para disa javësh, po premton se nuk do të luhatet nga qëndrimet e veta ‘parimore’.

Ai kështu tha edhe sot drejtpërdrejtë në debatin me qytetarët përmes Lëvizjes FOL, ku ndër tjera sulmoi kundërkandidatët e tij për luhatje qëndrimesh dhe pavendosshmëri, ndërsa duke thënë se nëse ai vet vie prapë në postin e kryeministrit, do t’i mbajë fjalët.

Por kështu nuk ndodhi në legjislaturën e kaluar kur u bë kryeministër i Kosovës.

Si mundet ai që të premtojë vendosmëri në premtime, kur ai vet e votoi demarkacionin, kauzë mbi të cilën erdhi në pushtet duke e kundërshtuar ashpër, madje edhe duke sulmuar ish qeverinë Mustafa në atë kohë.

Në çdo të dytën fjalë të Haradinajt, ai e përmend taksën, duke e bërë kauzë si demarkacionin, mirëpo kësaj radhe nuk do të mund t’i mashtrojë qytetarët si herën e kaluar. Madje, Haradinaj para pak ditësh deklaroi se me të kryeministër, askush nuk guxoj t’i fyej prokurorët e institucionet e drejtësisë. Por, ishte vet Haradinaj ai i cili e ofendoi prokurorin Elez Blakaj, duke e quajtur “hajn të pulave”.

Ky tentim i Ramush Haradinajt për të hedhur hi në sytë e qytetarëve, është vetëm një projekt i dështuar i tij, ku qytetarët do ta dënojnë me votë.

Madje, Haradinaj për vota u bë bashkë me PSD-në, anëtarët e së cilës e kishin quajtur Haradinajn më herët si njeri i haraqit. Gjithashtu, PSD-ja e kundërshton ashpër “Country Global”-in, teksa AAK-ja e Haradinajt e përkrah atë. Ata bien ndesh në shumë çështje, mirëpo të dy partitë duke shikuar interesin personal, janë bërë bashkë me njëra-tjetrën.

Duke i detyruara qytetarët e Kosovës që të “lundrojnë” në mashtrimet e tij, një nga to ishte edhe ajo e liberalizimit të vizave.

Dhjetëra data dha Haradinaj si kryeministër, mirëpo asnjë nuk iu realizua, e data e fundit që e hodhi në publik është 1 nëntor i këtij viti. Kujtojmë se më herët Haradinaj na e kishte uruar liberalizimin e vizave, pas një deklarata nga shteti gjerman.

Mashtrimi me demarkacionin, vizat, ofendimi i prokurorëve, , rritja e pagës për veten e tij, koalicioni për interesa personale, etj, janë fakte që ai do të humb në zgjedhjet e 6 tetorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat