Njohja e gjermanishtes nga imamët, nuk mund ta zgjidh problemin

Opinione

Njohja e gjermanishtes nga imamët, nuk mund ta zgjidh problemin

Nga: Sherif Ramabaja Më: 9 nëntor 2019 Në ora: 16:37
Sherif Ramabaja

Autorja Ricarda Breyton paraqet një shkrim në „ Die Welt“ mbi problemet aktuale në xhamitë në Gjermani dhe sfidat me klerin musliman.

Për të parandaluar imamët radikal që përmes predikimit të tyre të përhapin urrejtje, qeveria federale po planifikon rregulla të rrepta për klerikët e huaj. Ata para se të hyjnë në gjermani, duhet që ta flasin gjuhën gjermane. Por kjo gjithashtu i bënë presion bashkësisë krishtere.

Si qëndron gjendja momentale në disa xhami, tregon rasti më i ri në qytetin Herne të Gjermanisë. Menjëherë pas fillimit të ofenzivës ushtarake nga Turqia në veri të Sirisë, muslimanët në xhaminë e këtij qyteti u lutën, për fitoren e ushtrisë së “lavdishme” turke. Edhe në xhamitë e tjera, lufta me sa duket nuk u denua, por përkundrazi u lavdërua. Pra incidentet e reja, bëjnë të qartë një problem të vjetër : domethënë imamët radikal në Gjermani, përhapin urrejtje akoma pa u penguar nga askush. Me një ligj të ri, qeveria federale tani, është duke u përpjekur të trajtojë problemin pjesërisht. Të mërkurën, Kabineti Federal miratoi një projekt nga Ministri Federal i Punës z. Heil dhe Ministri Federal i Brenshëm Seehofer. Sipas kësaj kleri i huaj në të ardhmen, para se të hyj në Gjermani, duhet të jetë i detyruar, ta flas mjaft mirë gjuhën gjermane, në mënyrë që të ketë të drejtë të punoi si predikues.

Ministri i Brenshëm pret që rregullorja e re, të jetë një ndihmesë e rëndësishme për integrimin e suksesshëm në Gjermani. Por sa efektiv është projekti, kur dihet se idetë radikale dhe rrymat e tilla sërish mund të depërtojnë në Gjermani. Deri më sot shoqata turke Ditib, imamët i merrte nga Turqia, që edhe paguheshin nga shteti turk. Kjo e ndërlikon integrimin dhe njëherit përmes tyre lehtësohet ndikimi turk në Gjermani. Edhe në të kaluarën, po edhe tash, po vërehen dhe po paraqiten haptas problemet në xhamitë turke të përfaqësuara nga Ditib. Jo vetëm që u raportua për predikime të dyshimta, po pati edhe spiunime nga famullia muslimane. Shpresa e qeverisë tani është, t´i minimizoi incidentet e tilla, duke e bërë të detyrueshme njohjen e gjuhës gjermane nga klerikët musliman. U supozua se shumë klerik iranian që tash për tash predikojnë në Gjermani, në të ardhmen nuk do të jenë më aktiv. Përkundrazi gjermanët me origjinë turke, do të stërviten si imam dhe do të ishin aktiv në komunitetet e xhamive. Ndoshta do të ishte më e dobishme që të përdoreshin klerikët e tillë këtu, me njohuri paraprake të gjuhës gjermane, se sa të kërkohet nga ata që pretendojnë të vijnë, ta dijnë gjermanishten. Një efekt tjetër pozitiv do të ishte, integrimi më i mirë i muslimanëve vendas. Problem në vete paraqesin klerikët nga Turqia dhe Katari, duke bërë përpjekje të ndikojnë te njerëzit e tyre me rrënjë turke e arabe, gjë që e vështirëson integrimin e duhur.

Ligji ka efekte negative edhe për bashkësitë e krishtera. Juridikisht do të ishte vështirë për t´u zbatuar, sepse projektligji nuk i ndanë bashkësitë e tjera, po vlenë për të gjithë klerikët. Në fillim të tetorit, Konferenca e peshkopëve gjerman dhe Kisha Ungjëllore në Gjermani paralajmëruan për problematikën. Disa politikanë të opozitës kërkojnë që rregullat e gjuhës të rrëzohen dhe në vend të kësaj, të fillojnë që t´i aftësojnë imamët vendas. Nëse ndodhin incidente të mëtutjeshme u kërkua, të ndalohet hyrja e imamëve nga Turqia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat