Shukri Buja “Komadant” i UÇK-së, një lopë pa brina?! - Bota Sot
Shukri Buja “Komadant” i UÇK-së, një lopë pa brina?!

Opinione

Shukri Buja “Komadant” i UÇK-së, një lopë pa brina?!

Nga: Hafiz Shala Më: 11 dhjetor 2019 Në ora: 11:07
Hafiz Shala

Nuk e dijë për komadantet por, për ushtar të thjeshtë të UÇK-së, mundë të thuhet më të drejtë së kanë qënë vërtetë luftetar të lirisë.

Më nji fjalë, nji popull i tërë u rreshtue sipas mundësive më uniformëe pa uniformë por gjithësesi në shërbim të luftës qlirimtare në mbrojtje të pragut të shtepisë si vijë e fundit të qëndrimit të qdo qytetari shqiptar të Kosovës.

Tani, po na del komadant lopa e fletë fjalën sikur lopa kur e lëshonë baglen pa këqyrë ku e si.

Po ti pushkë ma të madhe për Serbinë nuk kishe muajtë më qitë së sa këtë budallallëkë që e shprehe publikishtë që më jep më kuptue së, ose nuk ke qënë komadant ose, edhe nese e ke shpallë vetën komadant, merreni më mëndë sikur të isha, mos e dhashtë zoti ushtar i yti në komandën tënde.

Më këtë, ja vërtetove fjalët fyese të Vuqiqit ndaj William Walkerit i cili më deklaratën e tijë publike e ofendojë shumë rëndë në cilësinëe Ambasadorit dhë ate nga shteti ma i fuqishëm dhë miku i ynë shpetimtar, i cili më atë deklaratë nga vendi I masakrës, e ndryshojë qëndrimin deri athere të rezervuar të disa shteteve armike të Kosovës të cilat duke mos patur kundërargumente, u deshën të pajtohën së vërtetë masakra e Raqakut është realitet dhë krim makabër i pamohueshëm nga ana e Serbisë. E more “ komadant “ ma mirë mo të ishe.

Nji babë e kishte pas nji djal përdreq siq  thojnë prej vogjëlie e derisa është ba burrë. Kur u rrit, nji ditë po i thotë babës së donë ta pyet diqka por më i tregue drejtë.

Babë, më trego drejtë, a ma i mirë jamë kanë kur kamë qënë femijë, a sot kur jamë ba burr. A drejtë më të tregue baba ty a. Po valla babë drejtë.

Ma së miri kish më qenë sikur mos të ishe fare. More Shukri zeza po aspak nuk mendove para së më lëshue këtë bagël që ja qite futën e zezë UÇK-së së vërtetë dhë popullit i cili  ishte para zhbërjës e ti po donë më ja fakturue vetit së gjoja, pas kërcënimit tëndë, Ambasadori Walker e paska dhënë këtë deklaratë. Populli thotë: as nuk ta han lopa e as kali.

Mbesë më shpresë së UÇK-ja do të pastrohet nga ju komadantat të cilët disa prej tyre kanë ba vepra aq të mbrapshta sa që, kur të sqarohen, do të turpërohët i tërë kombi.

Është e pa pranueshme kur të ftuarit nga Gjykata raciste politike Ndërkombëtare deklarohen së po shkojnë më e mbrojtë luftën e pastër të UÇK-së. Jo zotëri, ju jeni duke e mbrojtur vetën e jo UÇK-në.

Në Uashington DC në nji deshmi kur flitej për luftën qlirimtare të UÇK-së,  Ambasadori Gelbard e kërcënojë UÇK-në së do të futët në listen e grupeve teroriste. Menjihere reagojë ashpër Lobi Shqiptar në SHBA  pasi aty ishim prezent dhë ja hoqem prej dore i cili ishte shërbyer më “argumentet “ të orkestruara nga Serbia dhë kurrë ma nuk u përmenden. Prandaj, mbrojeni vetën e jo UÇK-në sepse ajo nuk,po sulmohet dhë nuk ka nevojë të mbrohet. Ska vëndë për gjeneralizim.

Nuk sulmohet lufta për liri në tokën evetë. UÇK-ja, nuk shkojë në Beograd. Pra, Serbia u vetëdemaskue por, gjithësesi më punën e madhe që e ka ba Mergata shqiptare e organizuar në Lobin Shqiptaro Amerikan i vetmi i regjistruar pranë Administartës Amerikane për lobim.

Une nuk kamë idenë së si do ta arësyetosh këtë budallallëk më pasoja të rënda politike për Kosovën karshi Serbisë.

Ma mirë të shkosh në qendren për rehabilitim psikiatrik e të shpallin të qmendyr.

Serbia, thuhet së vetë e ka helmue Millosheviqin në burg për ta” qfajsue” shtetin që faji ti mbetët Millosheviqit.

Ndaj, për Kosovën, ma mirë është ty të shpallin të qmendur dhë, ta shpetojmë Kosovën.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat