Një pikë gjak shpëton një jetë

Opinione

Një pikë gjak shpëton një jetë

Nga: Neki Lulaj Më: 23 mars 2020 Në ora: 09:07
Neki Lulaj

Gjermania e ka kuptuar shumë seriozisht luftën kundër kësaj pandemije shfarosese nga virusi Corona.

Ndaj ne qytetin e Speyerit të Rheninland -Pfalzit - Kryqi i Kuq gjerman sot me 22-03.2020 kishte vendosur një Shpallje ne derë me këtë përmbajtje: Te ndëruar dhurues të gjakut ;Ju drejtohem juve qytetareve ne veçanti qe individualisht te vini për dhurim vullnetar të gjakut.!Ju falënderojm nga zemra për mirëkuptim.

Rradha e gjatë e pritjes se dhuruesve te gjakut

Qe në orët e hershme të mëngjesit te kësaj te diele e deri ne orën 19.00 e mbremjës e gjatë ishte radha gjarperore e qytetareve gjerman qe mbanin distancë normative dhe te gjithë ishin rreshtuar vullnetarisht për te dhuruar gjak.Një pikë gjak sheron një jetë tha „kosovari nga Gurrakoci Republika e Kosovës zt. Laurat Berisha i cili kishte numrin rendor 110-të te dhuruesit vullnetar „Fatbardhësisht kishte edhe shumë dhurues te tjerë pas tij qe kishin dalë nga shëpia dhe kishin ardhur këtu vullnetarisht e qe te gjithë tregon një humanitet te rrallë ne këto ditë kur njerëzimim nga mbarë bota është shokuar para kësaj pandemije para kësaj gjendje sa të rendë njerëzore dhe psikologjike por edhe shumë te komlikuar shëndetsore, nga Corona virus qe po merr mijëra jetëra njerëzish.

Ne pritje për të dhuruar gjak.

Edhe unë autori i ketij artikullit u intervistova nga ekipi mjekësor i Kryqit të Kuq gjerman,për qellimin tim qe ne moshën 65 vjeçare te dhuroi gjak.U përgjegja shkurt“Ne shqiptarët e Republikës të Kosovës ndiejm obligim moral andaj kur njeriu e ndien dhembjen shpirterore se çfarë po ndodhë ne botë nuk mundet te rri i qetë pa vepruar andaj edhe pse isha kalimtar i rastit dhe kur kuptova qellimin e gjithë ati rreshti te gjatë prita plotë tre orë për te dhuruar 500 ml gjak “.Ndjeva obligim qe se paku ta bejë ketë dhurim gjaku i cili ndoshta shpëton një jetë të dikujt andaj e bera me vullnetin tim me te madh. Nga personeli mjeksor mora falënderimet me te sinqerta për këtë gjest humane.Kishte edhe shumë qytetar te tjrerë te moshave dhe gjinive

te ndyeshme qe u kthyen pa dhuruar gjak e qe ketë obligim human do ta ta bejnë një ditë tjetër.

Këtu dhurohet gjaku..

Besoi se do të ishte shumë shumë humane qe edhe në atdhun tonë te merreshin inciativia vollantere të kësaj natyre ngase nuk dihët se çka na pret ne ditët javët dhe muajt në vijim..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat