"Keq/Interpretuesit Kushtetutës! Penalizim politik dhe juridik i Albin Kurtit & Co"

Opinione

"Keq/Interpretuesit Kushtetutës! Penalizim politik dhe juridik i Albin Kurtit & Co"

Nga: Hisen Berisha Më: 15 prill 2020 Në ora: 15:24
Hisen Berisha

Prejudikimi, për pamundësinë e funksionimit të koalicionit LDK – LVV ka shumë elemente bazike që e mbështesin. Ajo që dua të ve theksin është fakti se LDK u krijuar si parti në kundërshtim të komunizmit dhe LVV, u krijua për ta rikthyer këtë doktrinë udhëheqëse qeverisëse në trajtën e neokomunizmit dhe barazisë shoqërore si regjim dhe diktaturë.

Isa Mustafa, në këtë proces nuk lirohet nga faji, që e mveshi me pushtet personin i cili ishte i lexuar që në kohen e peng marrjes nga lëvizja UJDISTE si mentor dhe themelimin e lëvizjes KAN, se ishte një frymë politike e cila duhej që me kohë të ndalohej së vepruari, siç u ndalua HAJDERI në Austri apo siç është e ndaluar të ketë parti fashiste në Gjermani. Në vlerësimin tim dhe situatën e krijuar me veprimtarinë e kësaj lëvizjeje, jam i mendimit se çdo lëvizje në frymë të komunizmit të ndalohet me ligj në Kosovë.  

Institucionet i vë në lëvizje presidenti, i cili duhet të harmonizoj detyrat politike konform Kushtetutës. Pas mocionit të mos besimit që e shkarkoi Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe e kaloj si Qeveri në detyrë, zhvillimet e mëtejme na bën që të analizojmë funksionimin e institucioneve drejtuese. Republika e Kosovës, i ka të gjitha mekanizmat institucional shtetërorë legjitime si Presidenti, Parlamenti dhe Gjykatën Kushtetuese, mungon ekzekutivi apo Qeveria. Kushtetuta e bënë lehtë të zgjidhshme këtë situatë. Pra nga kjo mund të konkludojmë se të gjitha shtyllat tjera janë legjitime dhe kanë bazë ligjore. Institucionet i vë në lëvizje presidenti, i cili duhet të harmonizoj detyrat politike konform Kushtetutës. Pas rrethanave të krijuara pas mocionit të mosbesimit dhe shkarkimit të qeverisë aktuale, gjuha retorike dhe përgjigjet e Kryeministrit të shkarkuar Kurti, ishte gjuha e gjakderdhjes dhe vëllavrasjes. Nëse thirremi në parimësi atëherë palët në kontekst nuk mund të interpreton të drejtën e vet por si palë i zbaton ato. Kjo po i ndodh vendimeve të Gjykatës kushtetuese, nga strukturat e LVV në Qeveri.

Pra në kontekst të zhvillimeve destabilizuese institucionale, çdo herë palët politike të pakënaqura duhet menjëherë t’i ndalin retorikat luftënxitëse dhe ti drejtohen Gjykatës kushtetuese. 

Në rrethana të tilla Presidenti menjëherë duhet të vihet në veprim. Konsultimet me QUINT, Gjykatën kushtetuese, ekspert si profesor, ushtarak, shoqëria civilë etj. Çështja po të ketë nevojë, mund të dërgohet për interpretim edhe nga Komisioni i Venecias. Duhet pa tjetër të krijohet Qeveria dhe të vlerësoj situatën e të merr masat për stabilitet.

Eskalime të tilla me thirrje të penalizueshme që na shpien në situata të rrezikshme për demokracinë dhe jetët e qytetarëve, vijnë jo vetëm nga brenda Kosovës por edhe nga Shqipëria. Mendoj se ata duhet të jenë në shkronjë të ruajtjes së rendit kushtetues të Kosovës ose të heshtin fare.

Shqetësues nuk është vetëm angazhimi ta zëmë i Besnik Mustafajt dhe Islam Laukës ish-Ambasador, gjoja në mbrojtje të demokracisë në Kosovë por edhe heshtja si miratim i krerëve të politikës shqiptare. Thirrjes së qytetarëve për gjakderdhje, që unë s’do i thosha vëllavrasje, Jo se nuk qo atje por se nuk janë këta që bëjnë këso thirrje, vëllezër të shqiptarëve. Këta duhet të kalojnë në arrest ndërkombëtarë për nxitje të konfliktit dhe thirrje për gjakderdhje apo "pranverë shqiptare". Pa aftësia për kompromise, nga ambicia për mbajtje të dhunshme të pushtetit dhe pretendimi për të vendosur pushtetin absolut e të dhunshëm, u dëgjua për herë të parë pas rënies së komunizmit, nga kryeministri i shkarkuar. 

U tha edhe publikisht se në kursin e tij të veprimit kompromisi i tij dhe ndjekësve të “sektit” të tij politik, ishte rruga dhe dhuna, duke i paralajmëruar se ishte "korona virusi" që i shpëtoj, se ndryshe do kishin një kthim tek qytetaret, duke aluduar në militantë që digjnin institucionet dhe vrisnin njerëzit në rrugë, pra “me 25 mars, po të mos ishte pandemia e korona virusit në Prishtinë, do të kishim demonstratën ma të madhe të Kosovës pas lufte që do ia kalonte asaj të 29 Shtatorit 2018, me moton: *një popull si nënshtrohet një njeriu*. Mocioni i mosbesimit, nuk e kishte këtë demonstratë në shesh pikërisht për shkak të korona virusit". "Përfaqësuesit e korona virusit, pra përfituesit e korona virusit, nuk besoj se mund të fitojnë". "Nëse kanë vendosur ta shkelin kushtetutën shumë fish, dhe nëse do ua përdredhin duart e mendjen anëtarëve të Gjykatës kushtetuese, duke e legjitimuar shkeljen e Kushtetutës, LVV do jet në opozitë, atëherë çfarëdo qeverie e tillë nuk do të mbijetoj. Kurrë populli nuk ka qenë me i vetëdijshëm politikisht e i mobilizuar” përfundojnë ndër të tjera deklarimet kërcënuese të Kryeministrit.

Zgjidhja është vënia në veprim e Presidentit përmes zgjidhjeve kushtetuese. Presidenti e ka filluar mirë misionin për formimin e qeverisë, duke zhvillua konsultimet dhe shpresoj që Kuvendi i Kosovës me po këtë unitet duhet ta votoj Qeverinë dhe programin e ri qeveritar që për mua, duhet të jetë program i emergjencës shtetërore.

Presidenti të marrë masa dhe të krijoj një Qeveri emergjence dhe të shpall gjendje të jashtëzakonshme, të veproj dora e shtetit dhe ligjit.

Qeveria është shkarkuar dhe nuk e ka me mazhorancen, kurse Parlamenti ka legjitimitet. Pra duhet të krijohet një qeveri dhe të shpallet gjendje e jashtëzakonshme.

Parlamenti nuk e ka humb legjitimitetin. Ndryshe do të kishim deklaratën e kryetares se kuvendit ...votojmë për shpërndarjen e parlamentit...neni 82, alineja 1, pika 2 e Kushtetutës. Por testi i Qeverisë dhe mocioni për mosbesim nuk e shpërndan edhe parlamentin. Kjo është e sqaruar edhe me legjislacion vendor nenin 82 të Kushtetutës në alinenë 2, ku Presidenti mund ta....! Por kush nuk i bindet atëherë mund të interpretohet edhe në Komisionin e Venecias.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat