Formimi i një qeverie fantazmë nga inicuesja LDK-ja me AAK-në, Nismën dhe komunitetet: Vetëflijim politik!

Opinione

Formimi i një qeverie fantazmë nga inicuesja LDK-ja me AAK-në, Nismën dhe komunitetet: Vetëflijim politik!

Nga: Luan. A. Dibrani Më: 25 prill 2020 Në ora: 16:22
Luan. A. Dibrani

Me iniciativën e Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së me shumicë votash nga delegatët ka votuar pro një koalicioni të mundshëm me AAK-në dhe Nismës Socialdemokrate dhe komunitetet të propozuar, me çka nuk japin argumente të jenë te qëndrueshme në menaxhimin e akterjeve të interesit kombëtar qe e presin Kosovën?

Fillimisht Dialogu me Serbinë kërkon një unitet ,çështja ekonomike dhe shumë faktor tjerë që Kosova duhet ti paraqes pran qendrave ndërkombëtare e këtyre partive u mungon vizioni !. U mungojnë kuadrot!

U mungojnë e politologët dhe njohuritë, por edhe guximi !!!

Tërheqja e Isa Mustafes nga posti i kryeministrit, ep të kuptojmë se donë ta viktimizoj zotin A. Hotin, i cili për momenti ,kjo parti është dashur reformuar nga përplasjet aktuale qe jane brenda për brenda partisë se LDK-së. Avdullahi e pranoj me vetëdije propozimin e tij si kryeministër,por droja është këmbët e arushës po i mbesin në dorë vetëm e vetëm nga lojaliteti i Isa Mustafes. Zoti Avdullah Hoti do të do të figuroj vetëm si kukull i dirigjuar nga të tjerët,ose karshi një opozite te fuqishme Vetëvendosja, qe po mbetet me të pa drejtë ne opozitë...

Në bazë të kësaj, shihet vullneti i LDK-së qe ta qeverisë vendin me një koalicion me AAK-në, Nismën dhe komunitetet e ne te cilën mendoj se vetëm po e thellon edhe ma tutje krizën institucionale, nga e cila shihet se me këtë iniciative vetëm do te përbalten disa figura qe kanë pas sadopak besim respekt dhe autoritet në një pjesë të popullit!.

Zotimi i kësaj qeverie kukull dhe vullnetin e ofruar nga kjo parti për nënshkrimin e marrëveshjes Kosovë - Serbi, ta tërheq reciprocitetin mendoj se nuk mund të qëndroj në komb as sa Qeveria Kurtit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat