Nese votohët “Qeveria e re”( e vjetër), a po votohët për ndarjën e Kosovës?!

Opinione

Nese votohët “Qeveria e re”( e vjetër), a po votohët për ndarjën e Kosovës?!

Nga: Hafiz Shala Më: 25 prill 2020 Në ora: 20:02
Hafiz Shala

Demek, LDK, për mos t’i “prishë marrëdhëniet më SHBA-t”, do ta pranojnë ndarjën e Kosovës?!

Deklaratat e “ ambasadorve” të LDK-së pasë vizitës së kolegut të tyre Ambsadorit Richard Grenell në Ushingtonë, e paskan pranue ultimatumin së, më asnji kushtë më Kryeministrin Kurti në krye, nuk mundë të shkohët në bisedime Kosovë- Serbi.

“Ambasadorët” e LDK-së të lumtur e të shashstisur së, e kanë përkrahjën e të deleguarit të Presidentit Trump si veprim i “qelluar” për komplotin politik të rrëzimit të qeverisë Kurti, në faktë qeverinë e vetë, shpejtë e shpejtë i lajmëruen paramajmunët e tyre për të bisedue më majmunët e Parlamentit së, qeveria Kurti(LDK) duhët të rrëzohët që, “ mos të prishën marrëdhëniet më SHBA-në”, të cilën, asesi nuk guxojmë të lejojmë.

Ditët sapo kalojnë, të vërtetat e hidhura po dalin bashkë më scenariot për përmbysjën e nji qeverie të shpresës dhë luftetarës së krimit, korrupcionit, nepotizmit dhë, keqëpërdorimeve tjera të udhëhequr nga “qeveria e re eaerdhme( e vjetër)”, për të ndaluar hapat të cilët, dhanë shpresë dhë inkurajim të votuesit.

Por, u bë jetëshkurtër kjo shpresë sepse, ndërhyjnë të deshtuarit e LDK-së më vetërrëzuerje të vetëvetës sepse, nuk mundë ta pranonin që VV-sje të delë e para, që, po nese nuk ndërmarrin diqka urgjentishtë, do të ju dalë boja e servilizmit, karierës dhë korrupcionit dhë, që do tu mbetën në fytë ato të mira që i fituara më “ djerës”.

E mohuan, e refuzuan, e larguan dhë, e injoruan, ate që i solli në vëndin e dytë, zonjën Vjosa Osmani, bile, duke e akuzuar së, për fajin e sajë nuk dulën në vëndin e parë. Hipokrizi e pa parë e degjuar. Të pandershëm dhë pa pikë mirënjohje për kontributin e sajë sepse, populli i besojë asajë, pasi jau dha besën gjatë fushatës së do ti mbrojë interesat e tyre, do ta luftojë krimin, korrupcionin dhë nepotizmin dhë, shumë izma tjerë që vëndin e sollën në këtë gjendje.

Pasi kjo kishte qëndrime identike më Albin Kurtin, si të ndershëm,të pa korruptuar, të pa shantazhuar dhë të pa përzirë në punë të pista, duhët gjetur zgjedhje së si të lihët anash së për ndryshe na mori lumi e deti.

Tani, vrapojnë pas atyre që i shanë, i pështynë dhë, u “ betuan” së kurrë ma më këta. Ama, po që, nuk po mujnë pa ta sepse, në të vertetë edhe, ishin më ta.

E kush na qenkan këta? Këta, janë, po këta të LDK-së garda e vjetër të cilët kanë hangër në nji kalanicë( pijatë e dheut këtyre herave) e që nuk dallojnë më asgjë vetëm më forma e metoda të sjelljeve.

Gjykata Kushtetuese e ka shansin historik për ta treguar rrolin të cilin duhët ta këtë si organi më i lartë i respektuar i drejtësisë në mbrojtje të kushtetutëmërisë së Republikës së Kosovës më qëllim që të disciplinohët Presidenti i cili për të satën here e ka shkelë e përshkëlë, në këtë rast sipas mendimit tim laik, ka bërë shkelje të Kushtetutës duke ju dhënë përparësi parimeve praktike politike.

Nxitojë, që, të drejtën të ja kalojë partisë dytë pa e marrë ende përgjigjën nga fituesi i vëndit të parë pasi, nuk ka afat të caktuar së kur duhët t’i përgjigjët, në këtë rast Vetëvëndosjë nuk i ka kthye përgjigje më shkrim sepse, nuk ka afat të caktuar.

Dorën në zëmër, Gjykata Kushtetuese po që së e vërtetonë së Kushtetuta është shkelur nga Presidenti, do të bënte nji veprim historik më qrast, Presidenti duhët të jepte dorëheqje ose të shkarkohët, Parlamenti të shpërndahët, Qeveria në detyrë të vazhdojë deri në plotësimin e kushtëve pas kalimit e pandomisë dhë, të shkohët në zgjedhje dhë, në këtë mënyrë, do të vihët nji rregull për të ardhmën që, raste të këtilla të shkeljës së Kushtetutës, mos të përseritën.

Rrolin e Presidentit në këtë rast, e merrë Kryarlamentari/ja deri në zgjedhjën e Presidentit.

Është shumë brengosëse për demokracinë, për rëndin shoqërorë demokratik, për mbrojtjën e interesave të votuesve së, kur nji i deleguar i posaqëm i Presidentit, më ngulmë e qdo kushtë insistonë që qeveria të rrezohët në kushte të pandomisë që po vihën në pikëpyetje dhë rrezikohën jetrat e njerzve, a është deshtë të zbatohët kjo kërkesë?! Une mendojë së, ishte nguti dhë gabim shumë i madhë.

Së, ky veprim nuk është në pajtushmëri më politikat amerikane përposë të nji pjese të Administratës së Presidentit Trump, ma së miri fletë deklarata e Kongresistit Eliot Engel, njiherit Kryetar i Komitetit për Marrëdhënie më Jashtë në Kongresin Amerikanë, gjatë bisedës telefonike më Keyeministrin në detyrë, zotin Albin Kurti.

Ai, i shprehu përkrahjën e pa rezervë për Qeverinë Kurti si qeveri e zgjedhur nga populli në mënyrë demokratike, shprehu keqëardhje dhë brengosje së, si nji ndërmjetësues ndërhynë kundër vullnetit të popullit për përzgjedhësit e tyre më votën e lirë.

Pasi, nuk janë kushtët për tu tubue, përndryshe, ky Komitet, më siguri së do ta thirrte Ambasdorin Grenell në intërpelancë për të dhënë sqarime për veprimët e tijë cila, besojë së do të ndodhë gjithësesi, po sa të kalojë pandomia së si erdhi rrëzimi i nji qeverie në kohë pandomie që është rast i papresedan dhë, në kundërshtim më politikën dhë demokracinë amerikane.

Edhe Kongresisti Engel, e ka vrejtë së nji veprim i tillë, në prapavijë e ka nji qëllim e , ai shtë që Administrata Trump të përfitojë nga arritja e bisedimeve Kosovë-Serbi si marrëveshje” historike” sinji “suksës diplomatik”në nji kohë të vështirë por që, në starte e deshtuar, pas deshtimit të zonjës Mogherini më Thaqin dhë Vuqiqin më takime të fshehta dhë jo transparente, që, në esencë e kishin planin për ndarjën e Kosovës, më pasoja të nji destabilizim rajonal dhë botërorë, ku, do të hapëj kutia e pandorës në Ballkanin Përendimor dhë, në zëmër të Evropës më efekte domino të levizjëve të kufijve, duke krijuar shtete nacionale e dyndje të popullatave të komuniteteve të ndryshme.

Në politijën globale afatëgjate të Amerikës, kjo, paraqetë rrezik dhë nji konfliktë i ardhshëm më përmasa globale.

Kryetari I LDK-së zoti Isa Mustafa, po harronë në nji moment së, po i rrëzikonë marrëdheniet e Amerikës dhë Evropës, duke bërë dallime dhë dukë dhënë përparësi në bisedime Kosovë-Serbi, anipse, amerika është miku i ynë i pakontestuar në krahasim më Evropën ama, ndarje së, kushë është më i rëndësishëm në kontekstinë e marrëveshjës Kosovë-Serbi, ku, është e domodoshme që edhe Evropa edhe Amerika të jenë së bashku për hirë të sigurisë së zbatimit të nji marrëveshje ku të dy palët do të jenë garantuese për qëndrueshmerinë dhë zbatimin në vepër.

Më sa vërehët, nese nuk gabojë, në këtë rast, Evropa, absolutishtë është kundër korigjimit të kufijve ndërsa, SHBA-t, dukën ma fleksibile ku si mundësi e lënë që, nese palët pajtohën, ne, nuk kemi asgjë kundër. Është nji derëe hapur me gjithate.

A nuk ëdhtë kjo nji lejim në hedhtje që nenkuptonë së, nese Thaqi dhë Vuqiq janë marrë vesh, ne nuk kemi asgjë kundër.

Kjo, e lënë hapur mundësinë që, të këtë edhe korigjim të kufijve, posaqërishtë kur janë në pyetje aktorët që po bisedojnë pa transparencë, posaqërishtë nga ana e Thaqit të cilit, askushë në Kosovë, nuk i besonë.

Ky qëndrim nuk është seriozë duke dijtë disponimin e qytetarve, duke e dijtë historinë e humbjës së teritoreve të trojeve shqiptare, duke i dijtë pazarët e supërfuqive në dëmë të tokave shqiptare për të sigurue paqë e stabilitët në dëmë të Kosovës, që më ide të këtyre dy kryetarve që janë duke e fshehur nga opinioni shqiptar por jo edhe atijë serb sepse, Vuqiqi, nuk guxonë të veprojë pa dijën e popullit serb së, përndryshe, do ta përjetojë fatin e Zoran Xhingjiqit. Nese Thaqi e ka guximin të nënshkruaj nji marrëveshje të tillë ku për pasoja do të nxisë, pakënaqësi, revolta deri të nji shpërthimi dhë nji konflikti të rije Kosove Serbi duke përfshirë të gjithë shqiptarët në rajonë të cilët jetojnë jashtë kufijve të Kosovës duke e mos përjashtuar edhe shtetin shqiptar i cili, asesi nuk do të rrijë duarkryq.

Shtrohet pyetja: a është kjo zgjedhje racionale dhë e drejtë ndaj viktimës, Kosovës?!

A është kjo vërtetë në suaza të politikave globale posaqërishtë asaj amerikane, dhë, a mos po gabojnë aktetërët dhë përfaqësuesi special i Presidentit Trump duke rrezikue paqën dhë stabilitetin në rajonë e me gjërë?!

Kjo qeveri e cila po tentohët të formohët më nji pakicë më partner diskutabil sikur Lista serbe, a janë në gjendje që zotit Grenell t’I thojnë jo, nese vjenë në tavolinë ndarja e Kosovës?!

Nese nuk qënë në gjendje ta mbrojnë Programin qeverisës ku parashifëj heqja e tarifës duke e zavendësuar ate më reciprocitët, nuk ma mushin mëndjën, përpos, që zotit Grenell t’i thojnë: Yes Sir.

Pra, kjo qeveri hibride do të jetë, Qeveria e ndarjës së Kosovës. Së, si do të sillën ata deputet që e rrëzuan qeverinë Kurti, kjo do të mbetën në ndërgjegjjën e humbur të tyre por, populli do t’i mbajë mëndë, sikur deputetëte e vitit 1989 kur kanë votue për suprimimin e Autonomisë më dhunë nga ana e Millosheviqit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat