Isë, ku mbetën fjalët që s’do të ketë në qeveri njerëz më probleme me ligjin? Meliza e Ramushit është e dënuar me 8 muaj burg

Opinione

Isë, ku mbetën fjalët që s’do të ketë në qeveri njerëz më probleme me ligjin? Meliza e Ramushit është e dënuar me 8 muaj burg

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 29 prill 2020 Në ora: 16:24
Isa Mustafa dhe Ramush Haradinaj

Tanimë u finalizuar marrëveshja për koalicionin e ri qeverisës mes LDK dhe AAK, NISMA si dhe minoritetet serbe dhe të tjerët. Pavarësisht se kjo qeveri edhe mund të jetë antikushtetuese, gjë që pritet të jep verdiktin e saj Kushtetuesja, gjithsesi duket se kjo qeveri në përbërje të saj do të ketë njerëz me probleme me ligjin.

Ndonëse kreu i LDK-së Isa Mustafa kishte premtuar se “ne do të bëjmë një qeveri që aty të ketë njerëz që nuk kanë pasur e s’kanë problem me ligjin dhe njerëz që përshtaten në punën ekipore”, duket se kështu nuk do të jetë. Së paku nëse shohim emrat e propozuar nga AAK për postet ministrore. 

Emrat e të propozuar nga Aleanca janë: zëvendëskryeministër Besnik Tahiri, MPJ Meliza Haradinaj-Stublla, Ramë Likaj MASHT dhe Selim Selimi Drejtësi dhe Blerim Kuçi dikasterin e Ekonomisë. Duke cekur këtu se për ministre të punëve të jashtme është propozuar Meliza Haradinaj-Stublla, të cilën në muajin dhjetor të vitit 2018, Gjykata e Prishtinës e ka shpallur fajtore për raportim të rremë të pasurisë. Meliza, ish këshilltare politike e ish kryeministrit Ramush Haradinaj, deligjitimon fjalët dhe premtimet e Isa Mustafës.

Them Isa Mustafës kur dihet se partia e tij do të ketë postin e kryeministrit, dhe duke pasur në përbërje njerëz më problem me ligjin, kjo nënkupton se që në fillim kjo qeveri nuk jep për të besuar se e ka seriozisht luftën kundër krimit, korrupsionit duke pasur njerëz me duart të pastra. Zatën edhe AAK zor të gjendet ndonjë njeri pa afera, duke qenë e njohur kjo parti në zë për vepra kundërligjore. Gjithsesi është momenti që Isa të reagojë, mbase vetëm ka bërë shaka, por nëse e ka pasur përnjëmend është momenti për të reaguar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat