Politika e jashtme e Kosovës, integrimet dhe dështimet në mekanizmat botëror!

Opinione

Politika e jashtme e Kosovës, integrimet dhe dështimet në mekanizmat botëror!

Nga: Ismail Muçiqi Më: 8 maj 2020 Në ora: 19:16
Ismail Muçiqi

Kultura politike është një emër i ri dhe pak i debatushëm në ambientin socio-kulturor, politikë dhe akademik të Kosovës.

Në formësimin dhe nivelin e kulturës politike, padyshim se ushtrojnë ndikim edhe faktorët tjerë që lidhen me emancipimin e shoqërisë.

Një nga atributet kryesore të shtetësis përveq teritorit, popullatës dhe Qeverisë, është edhe njohja ndërkombëtare, apo aftësia e shteteve për të hyrë në marrëdhanie ndërkombëtare me shtetet tjera. Duke u bazuar në këto aspekte shtrohet pytja thelbësore: Se çfarë rëndësie ka sot antarsimi i Republikës së Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, për sovranitetin e shtetit dhe njohje ndërkombëtare?

Forcimi i politikës së jashtme dhe konsulidimi i plotë, i shtetësis mundë të arrihet atëhere vetëm kur Kosova të bëhet antare e OKB-së. Prandaj politika e jashtme viteve të fundit ka dështuar në shumë aspekte duke vepruar pa një program diplomatikë i cili do të ishte i përmbushur me të gjitha atributet dhe rregullat në sferën e diplomacisë ndërkombëtare,

Deklaratat dhe premtimet e Ministrave të Jashtëm të Republikës së Kosovës, si dhe agjenda e tyre në ndërtimin e marrëdhënieve diplomatike me shtetet të cilat ende nuk e kanë njohur Kosovën, ka pasur dështime të një pas njëshme.

Kjo neglizhencë dhe paaftësi për të ndërtuar një Ministri normale e cila me kapacitetet e saja do të krijonte marrëdhënie të reja në shtetet e ndryshme të Botës, ka ndikuar drejtëpërdrejtë edhe në stagnimin dhe avancimin e politikës së jashtme si dhe në qnjohjen nga ana e disa shteteve të cilat kanë berë tërheqjen e njohjeve kundër Kosovës.

Politika e jashtme e Republikës së Kosovës, është zhvilluar më shumë nga veprimet individuale të Ministrave të Punëve të Jashtëm dhe të bashkpunëtorëve të tyre, cilët më shumë janë eksponuar për ta treguar egon e tyre se kujt i takon merita për ndonjë veprim pozitivë në raport me shtetet të cilat e kanë njohur Kosovën.

Është për tu theksuar se Kosovës, vazhdimisht po i mungonë politika dhe veprimi ekipor i përfaqësusëve të partive politike dhe të institucioneve të shtetit.

Kjo ka sjellë dëme dhe i ka krijuar shancë dhe hapsirë diplomacisë serbe që të depërtojë në shumë shtete të Botës për ta penguar Kosovën që të shtojë numrin e njohjeve.

Ajo që ka ndodhur viteve të fundit se ky shtet apo ai shtet e njohu Kosovën, pa ofruar dëshmi dhe letra kredinciale, diplomacin kosovare e kanë sjellë në situata qesharake.

Rreth kësaj problematike tregojnë edhe rezultatet rreth njohjeve të reja.

Për shkak të diplomacisë jo adekuate, jo profesionale, jo me përvojë të mjaftushme politike-diplomatike, Kosova dështojë të pranohet edhe në mekanizmat ndërkombëtar siq janë INTERPOLI dhe UNESCO.

Të gjitha këto lëshime, dobësi dhe dështime janë pasojë e emërimit të kuadrave partiake e jo të figurave adekuate të përgaditura, të shkolluara të cilat kanë CV dhe kapital politikë, shkencorë dhe diplomatikë në lamin e diplomacisë dhe të marrëdhënieve ndërkombëtare.

Shteti i Kosovës ka nevojë më shumë se asnjëhere më parë për njerëz kredibil të cilët kanë kapacitet dhe dije, përvojë politike dhe dije shkencore për tu përballur me sfidat e milenimumit të ri edhe në diplomacinë botërore.

Këta individë ekzistojnë por asnjëhere nuk i u është dhënë mundësia që ta tregojnë veten duke kontribuar për të mirën e Kosovës.

Është koha që politika dhe shoqëria kosovare, të vetëdisohen njëhere e përgjithmonë, ndërsa ata të cilët që nga paslufta qendruan në pozita të ndryshme në politikën kosovare të lëshojnë rrugë, pasi që konsumimi i punës dhe dijes së tyre është shterrur.

Sa më shpejtë që të largohen nga politika dhe nga institutcioneve të shtetit, populli do tu a di për nder.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat