Rendi i Ri Botëror

Opinione

Rendi i Ri Botëror

Nga: Agim Krasniqi Më: 27 qershor 2020 Në ora: 16:47
Agim Krasniqi

Kur lexoja , shkencëtarin politik, ekonomistin politik dhe shkrimtarin Francis Fukuyama, i cili thoshte se pas fitores së SHBA-ve në luftën e ftohtë, me besim të plotë e shpalli njoftimin e triumfit të përjetshëm të ‘’Demokracisë Liberale dhe Ekonomisë së Tregut’’, tani mund ta shohim me dyshim konstatimin e tij. Sot, në situatën në të cilën gjendet globi, ideja e Fukuyamas tani duket e çuditshme dhe paksa edhe naive, dhe se sipas mendimit tim, besueshmëria ndaj neoliberalizmit, "si rruga më e sigurt për prosperitetin e përgjithshëm", si duket po shuhet.

Përderisa elitat politike neoliberale premtuan se një politikë neoliberaliste do të "çonte në një rritje më të shpejtë ekonomike ku do të përfitojnë të gjithë, përfshirë këtu edhe më të varfëritë", tani  bota po përjeton pasojat politike të këtij mashtrimi të madh, mosbesimi ndaj elitave dhe sistemeve të korruptuara, ku frytet e asaj rritjeje të projektuar nga neoliberalizmi, kanë shkuar kryesisht në duart e një pakice individësh apo kapitalistësh. Si rezultat i këtij neoliberalizmi ishte pasurimi apo shtresimi material i disa grupeve miliarderësh, dhe sot duket të jetë i frikshëm. Të dhënat nga organizata "Oxfam", tregojnë se pasuria e miliarderëve u rrit me 900 miliardë dollarë vitin e kaluar, në shkallën prej rreth dy e gjysmë miliardë në ditë, në mënyrë që 26 individët më të pasur në glob zotërojnë kapital sa 3.8 miliardë njerëz, pra sa gjysma e njerëzimit.

Këto shifra paralajmërojnë se ne jemi në një moment kritik dhe historik, që nuk mund të ketë një të ardhme. Këto shifra janë një dëshmi bindëse, që tregimet dhe narracionet për  iniciativa ekonomike private të cilat inkurajon rritjen dhe çon në përparim, po e humbasin të gjitha kuptimin e vet. Mirëpo problemi megjithatë është se, për momentin  nuk ka një ’’Ideologji të Re’’ për të zëvendësuar këtë që po largohet". Përveç shtresimit shoqëror, rregulli i neoliberalizmit ka kërcënuar vetë themelet e demokracisë, prandaj "rënia e neoliberalizmit, e cila po pasqyrohet si përqendrimin i pasurisë midis një numri të vogël njerëzish dhe krijimi i shumicës dërrmuese të të varfërve dhe të të mashtruarve, të cilët nuk mund të bëjnë jetesën në një punë, krijon parakushtet për një kthim në Ideologjitë Marksiste, për shkak të kërkesave të tij për drejtësi dhe barazi shoqërore".

Si pasoj e kësaj që thamë më lartë, dhe situata në disa vende si SHBA dhe me gjerë, ne e vërteton idenë se lëvizjet majtiste anarkiste janë ngjallur furishëm si pasoj e krizës së demokracisë neoliberale. Protestat në SHBA, na epin me kuptua se ato janë mirë të organizuara, mirë të koordinuara. Ato nuk janë protesta spontane, janë gjatë të përgatitura, ka nxitësit e saj, financuesit, ka konceptin e vet, dhe vepron spontanisht vetëm nga jashtë. Mua më bëhet interesante se si, pas një vrasjeje, befas ajo shpërthen në shumë qytete, një formë shumë e ngjashme e aktivizimit të opinionit publik, të grupeve dhe individëve dhe kjo më ngjan në aksionin politik mirë të koordinuar. Nga ana tjetër, natyrisht që objektivi është Qeveria aktuale e SHBA-ve dhe presidenti Donald Tramp. Dhe kur themi që objektivi është presidenti, atëherë prapa kësaj kush qëndrojnë, cilët janë  kundërshtarët e tij? Pas vrasjes së Geroge Flojd, në mbrojtje i doli një lëvizje që në SHBA tani shumë flitet si Antifa. Por shtrohet pyetja, cila është kjo organizatë? Antifa është një konglomerat i lëvizjeve politike majtiste, që e përbëjnë  disa dhjetëra komunist, socialist, socialdemokrat, anarkist etj etj. e cila nuk ka ndonjë hierarki, edhe pse ajo nuk është e regjistruar si organizatë. Dhe forma e veprimit të tyre djegie të makinave, demolime të objekteve, vjedhje, ballafaqime me policinë etj etj, kjo nënkupton, veprimet tipike anarkiste siç kanë ndodhur edhe ne shtetet tjera si në Greqi, në Francë.

=vazhdon

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat