30 Vjetori i Deklaratës Kushtetuese

Opinione

30 Vjetori i Deklaratës Kushtetuese

Nga: Dr. Nikë Gjeloshi Më: 2 korrik 2020 Në ora: 12:59
Dr. Nikë Gjeloshi

Me 2 korrik 1990 Delegatet e Kuvendit të Kosovës shpallen Deklaratën Kushtetuese sipas së cilës Kosova proklamohet njësi e barabartë, perfshi dhe të drejtën e vetëvendosjes-

Duke parë se status politik i Kosovës është rrenur në pakthim, subjektet politike e shtetërore u përpoqën të bënin atë qe mendonin si një veprim i domosdoshëm. Nga ana e vet Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës më 15 qershor 1990 u drejtohet: Kuvendit të Kosovës, Kuvendit të RSFJ dhe Kuvendit të RS të Serbisë me një deklaratë. Në atë deklaratë, nder tjera thuhej: „... Serbia në Kushtetutën e re synon degradimin e qenies dhe pozitës kushtetuese të KSA të Kosovës, e qe ai degradim është në kundershtim me parimet themelore të Kushtetutës së Federatës (nenit 2 e 4)“. Serbia me propozimet e dhëna lidhur me krahinat autonome shkel dhe Kushtetutën e vet, sipas se cilës: „Në pikën 2 të amendamentit 47 ishte precizuar se me ndryshimin e Kushtetutës së Serbsë nuk mund të ndryshohen pozita, të drejtat dhe detyrat e krahinës autonome të percaktuar më Kushtetutën e RFJ“. Akademia e Shkencave poashtu ftonte Kuvendin e Kosovës të analizonte vendimin e 23 marsit 1989 per dhënien e pëlqimit në Amendamentet e Kushtetutës së Serbisë dhe të shpallte Deklaratën Kushtetuese mbi pozitën e re kushtetuese të Kosovës në kuader të Federatës/Konfederatës Jugosllave.

Delegatëve të Kuvendit të Kosovës iu drejtuen me kërkesa edhe shumë lokalitete të Komunave qe të shfuqizojnë vendimin e 23. Marsit 1989 dhe të nxirrej një akt me të cilin do të avansohej status i Kosovës. Kështu, në seancën e mbajtur prej 20-22 qershor 1990, delegatët shqiptarë u perpoqën të merrnin vendime me interes politik e historik, por u penguan nga kolegët e tyre serbë qe të dilnin në foltore, sa edhe iu ndërpre rryma elektrike dhe më në fund u detyruan qe nëpër errësirë, në orë e hërshme të mëngjesit ta braktisnin ndërtesën e Kuvendit. Tensionet dhe rrymimet e njerëzve në parti politike, shoqata e organizata tjera shqiptare u bënë gjithnjë e më të mëdha. Rinia studentore ishte aktive në qdo mes. I tërë populli ishte në pritje të ngjarjeve të reja: Kanë apo nuk kanë vendosmëri delegatët shqiptarë ta shpallin aktin mbi pozitën e re kushtetuese të Kosovës? Qka mund të ndërmerrnin Serbia e Jugosllavia me ushtrinë e policinë e stacionuar në Kosovë? Sa do të mbështetëshin vendimet e delegatëve nga subjektet e tjera të Federatës Jugosllave? Qfar reagimi do të ketë nga faktori nderkombëtar?

Për shkak të ngjarjeve turbulente, Kosova ishte „mbuluar“ me masmedia elektronike nga shumë vende të Perëndimit. Interesimi i faktorit nderkombëtar për këtë vatër krize ishte i madh. Në ketë vatër më eksplozive të Ballkanit kohë më parë ishte prognozue edhe shpërthimi i armatosur.

Një ditë para shpalljës së Deklaratës Kushtetuese, autori i këtij libri (N.Gj.), meqë ishte ndër protagonistet e debatit mbi ndryshimet kushtetuese dhe hartues i Analizës mbi debatin publik në Kosovë (bashk më ca intelektual tjerë), në të perditshmën „Rilindja“ trajtoi „Disa aspekte të pandriquara përkitazi më ndryshimet kushtetuese“.

Në shpjegimet e dhëna se si u bënë ndryshimet kushtetuese në Kosovë një vit më parë, në një faqe të gazetës, konstatonte se: kishte falcifikim të debatit publik, deklarimi i popullit mbi ato ndryshime kushtetuese nuk ishte rrespektue as nga organet e Kosovës e as nga ato të Serbisë; ndaj Kosovës ishte përcaktuar një politikë e gabuar nga ana e Federatës Jugosllave; zgjidhjet qe i ofrohen Kosovës në projektet për kushtetutat e reja (në atë të Federatës e Serbisë) nuk duhet pranuar, ngase ato zgjidhje qe ofrohen gjymtojnë në tërësi autonominë e Kosovës, prandaj nxjerrjës së Kushtetutës së re duhet hyrë pasi të jenë mbajtjë zgjedhjet plurale; delegatët e Kosovës duhet ta shpallin të pavlefshëm vendimin e vet të marrë më 23 mars 1989 mbi dhënien e pëlqimit për ndryshimet kushtetuese në Kushtetutën e Serbisë, duhet të nxjerret Ligjin mbi partitë politike, të shpallëshin zgjedhjet shumëpartiake në bazë te të cilave do të bëhej dhe konstituimi i Parlamentit të Kosovës dhe se sovraniteti i Kosovës të ishte kusht per stabilizim. (Më gjërësisht, Intervista Mr.N.Gjeloshi, Rilindja, 1.07.1990, f.4)

Më 2 korrik 1990 delegatët shqiptarë të Kuvendit të Kosovës shpallën Deklaratën Kushtetuese. Shpallja u bë para ndertesës së Kuvendit të Kosovës-në shkallët e atij Kuvendi, pasi që delegatëve, nga ana e policisë serbe, nuk u ishte lejuar hyrja në ndërtesën e Kuvendit.

Ndërtesa e Kuvendit pos qe ishte rrethuar me forca të mëdha policore, ajo dhe tërë Prishtina ishin mbushur më masa të mëdha të popullit shqiptar, te të gjitha moshave, qe të mbeshtetnin delegatët për të shpallur Deklaratën për Kosovën “subjekt të barabartë me njësitë e tjera federale“.

Deklarata Kushtetuese e 2 korriktut 1990 proklamoi të drejtën sovrane të popullit të Kosovës, perfshi edhe të drejtën e vetëvendosjës. Me deklaratë Kosova u shpall njësi e pavarur dhe subjekt i barabartë i Federatës/Konfederatës Jugosllave. Per zbatimin përfundimtar juridik të asaj Deklaratë theksohej: „Kuvendi dhe organet e pushtetit të Kosovës, raportet e veta në rregullimin kushtetues të Jugosllavisë i bazojnë në Kushtetutën ekzistuese të Jugosllavisë e jo në amendamentet e Kushtetutës se RS të Serbisë të vitit 1989, më qrast bëhet dhe shfuqizimi i vendimit të Kuvendit të Kosovës i 23 marsit 1989 për dhënien e pëlqimit në ato amendamente“.

Delegatët e Kosovës (115, shqiptarë bashk me përfaqësuesit e muslimanëve e turqëve), duke u mbeshtetur në të drejtën e vetëvendosjës të proklamuar më Deklaratën e 2 korrikut, me 7 shtator 1990, në Kaqanik, shpallën Kushtetutën e Republikës së Kosovës.... Me nenin 2 të asaj Kushtetute, ....do të percaktohet: „Republika e Kosovës si shtet është anëtare e Bashkësisë së Jugosllavisë“.

Më 22 shtator 1991, Kuvendi i Republikës së Kosovës në ekzil, në bazë të nenit 97, alinea 1, pika 8 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, pasi qe kishte miratuar vendimin mbi mbajtjen e referendumit në Kosovë për ditën e nesërme, kishte percaktuar tekstin e pytjes per „Republikën e Kosovës më te drejtë të pjesmarrjës konstitutive në lidhjën e shteteve-republikave sovrane në federatën/konfederatën jugosllave, mbi bazën e barazisë së plotë të republikave-shteteve në lidhjën e tyre“, dhe i njejti ishte publikue në gazetën „Bujku“. Autori i këtij libri, të njejtën ditë të publikimit të atij referendumi, do të nderhynë më vendosmeri dhe do ta anulon ate referendum. Referendumi i ri do të shpallet me 24 shtator, për ta mbajtë nga 26-30 shtator; do të terhiqet gazeta Bujku nga shitja dhe do te shumëzohën fletëvotime të reja per Referendum me tekstin e pytjës së hartuar nga autori i librit (N.Gjeloshi), per „Republikën e Kosovës shtet sovran e i pavarur“. Nga 1.051.353 qytetar me të drejtë vote, votuan 87%, prej tyre 99.87% e votuen tekstin e Referendumit per „Republikën e Kosovës shtet sovran e të pavarur“!

(Pjesë nga Libri, Nikë Gjeloshi „Kosova në Udhëkryq`89-humbja e subjektivitetit dhe perpjekjët për pavarësi“, „Velar spa“, Gorle (BG), Itali 1997, 129-139).

Per Referendumin, nga i njejti autor, shih edhe në Librin „Kosova 1999-as republikë e proklamuar as autonomi e imponuar“, EBP „Gj.Fishta“, Tiranë 2004, f.51-54.

Ne seancën e Kuvendit të Kosovës në ekzil, në Kranj (Slloveni), me 19 tetor 1991, me qrast zgjedhet Qeveria e perkohëshme e koalicionit e njohur si Qeveria e ekzilit, teksti i mëparshem i nenit 2 të Kushtetutës se 7 shtatorit 1990 sipas të cilit „Republika e Kosovës si shtet është anëtare e Bashkësisë së Jugosllavisë“ hudhet, dhe në vend të tij inkorporohet teksti i Referendumit të 26-30 shtatorit 1991 per „Republikën e Kosovës shtet sovran e të pavarur“. Kësisoji edhe me Kushtetutë percaktohet: "Republika e Kosovës është shtet sovran dhe i pavarur".

(shih nga autori i njejt, Dr.Nikë Gjeloshi „Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës 1991-1995“, Zagreb 2017, faksimili f. 48)

26 vjet më vonë, me rastin e paraqitjes se problemit te Katalonisë per shkeputje nga Spanja (2017), per rendësinë e Referendumit të 26-30 shtatorit 1991 per "Shtetin sovran e te pavarur të Kosovës", publikisht do të prononcohet ndihmësi i ambasadorit Martti Ahtisaarit (finlandez), Dr.Albert Rohan (austriak) të cilët bashkarisht i dhanë Kosovës pavarësinë me 17 shkurt 2008. Dr. Rohan theksonte: „....nuk mund te bëhët krahasimi nemes KATALONISË e KOSOVËS, kjo sepse... në shtator të vitit 1991 popullata shumicë shqiptare realizoi referendumin e pavarësisë me një pjesëmarrje prej 77% të popullatës dhe me një votim pro pavarësisë prej 99% të votuesve në referendum”. (Dr.Albert Rohan, Die Presse, gast kommentar, Wien (Austria), 9.10.2017).

Krahasimet e mëtejme nemes Katalonisë e Kosovës, të cilat permes masmediave kishin marrë permasa nderkombetare qe Serbia perpiqej tˋi shfrytëzonte kunder Kosovës edhe në qarqet diplomatike, u nderprenë.

Kështu u ngritën themelet e shtetit të Kosovës.

Image
Foto nga Arkiva

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat