Sipas kampanjës zgjedhore shihet se LSDM-ja dhe VMRO-ja kanë vendosur BDI-në ta çojnë në opozitë - Bota Sot
Sipas kampanjës zgjedhore shihet se LSDM-ja dhe VMRO-ja kanë vendosur BDI-në ta çojnë në opozitë

Opinione

Sipas kampanjës zgjedhore shihet se LSDM-ja dhe VMRO-ja kanë vendosur BDI-në ta çojnë në opozitë

Sulejman Mehazi Nga Sulejman Mehazi Më 9 korrik 2020 Në ora: 17:37
BDI

 

Sa më shumë që afrohet, 15 korriku, dita e zgjedhjeve në Maqedoninë Veriore, aq më shumë dëgjojmë e kuptojmë se partitë maqedonase, LSDM e VMRO, po ashtu edhe partitë shqiptare kanë vendosur që BDI-në ta hudhin në opozitë. Besojmë se këtë e ka kuptuar edhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ai jo rastësisht për të provokuar Zaevin e Mickoskin rriti kërkesat e tij për kryeministër shqiptar, pse këtë kërkesë të kryeministrit shqiptar nuk e bëri gjatë zgjedhjeve të parakohëshme të prillit, po tani? Kryefjala për Kryeministër shqiptar pas zgjedhjeve të 15 korrikut për BDI-në do jetë alibi arsyetues për mos pjesëmarrjen e BDI-së në qeverinë e ardhshme të Maqedonisë Veriore.

Rrethanat politike tregojnë se VMRO-ja do t'i revanshohet BDI-së për shkak zgjedhjeve të 2016, ku VMRO doli fituese, mirëpo BDI-ja ia zhvlerësoi fitoren VMRO-se, ia ktheu shpinën, e bëri koalicion qeveritarë me LSDM-në.

Në anën tjetër, koalicioni parazgjedhor i LSDM-së me Besën tregon se Zaevit më nuk i intereson BDI-ja, bile gjatë kampanjës zgjedhore kryetari i LSDM-së Zaev, i kërcënohet Ali Ahmetit, se pas zgjedhjeve, BDI-në do ta çojë në opozitë, (ku në një tubim Zaevi deklaroi, se më 2016 e çuam në opozitë VMRO-në, e tani do ta çojmë në opozitë BDI-në.)

Në anën tjetër, opozita shqiptare për ta rrëzuar nga froni tetëmbëdhjetë vjeçare BDI-në si e qysh do të bashkëpunojnë me partitë maqedonase për të hyrë në qeveri.

Kështu që gjatë këtyre zgjedhjeve parlamentare, BDI-ja, nuk i ka kundërshtarë politikë vetëm partitë shqiptare, por edhe ato maqedonase, për fat të keq, partitë maqedonase e formojnë qeverinë dhe ato do vendosin se me cilët parti shqiptare do bashkepunojnë. Pra, motoja kryesore e BDI-së për kryeministër shqiptar sfidon, provokon e nënçmon Zaevin e Mickoskin, është një refanshizëm politik për shkak të mos pjesëmarrjes së BDI-së në qeverinë e ardhshme e asgjë më shumë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat