Rama po i shpall luftë perëndimit?!

Opinione

Rama po i shpall luftë perëndimit?!

Sherif Ramabaja Nga Sherif Ramabaja Më 16 korrik 2020 Në ora: 13:48
Edi Rama

Këtë përfundim se ka pritur as vetë Rama. Gjithnjë ka shpresuar se shqiptarët vrapojnë pas tij si ndaj një yll i muzikës, sportit apo si politikan i sukseshëm. Të gjitha këto, për t´ia shtuar veti popullaritetin i përdorte mediat elektronike, pa harruar se në perendim këto media quhen edhe asociale, po aq i bënte atij. Kryesore shqiptarëve t´u hudhte hi syve dhe t´i trulloste me propagandën e tij.

 Ndaj vëllezërve të tij nga Kosova, Presheva e Bujanoci dhe të atyre të Maqedonisë e përdorte të folmen e rrjedhëshme shqipe dhe oratorinë si armë për t´u paraqitur superior ndaj tyre, për t´i nënçmuar dhe degraduar.

Ndaj opozitës së vetë përdorte intrigat nga më të ndryshmet, fyerjet, banalizmin dhe sabotimin. Para botës ata i paraqiste si të paaftë, injorant dhe të padenjë për të qeverisur.

Në fund kur filloi t´i bie reitingu politik dhe gjithnjë e më shumë po demaskohet si para shqiptarëve dhe po ashtu para ndërkombëtarëve, filloi të kujdesej për pamjen vizuele të tij.

 U paraqit me mjekërr të bardhë, sikur të ishte sheik i arabisë, apo mesia i shqiptarëve. Nuk munguan as talljet duke e quajtur, cjapi me mjekërr të bardhë.

Para vdekjes së tij politike goditjet e fundit po ia jep deputeti gjerman Johann David Wadephul, duke ia bërë me dije, se po i filloi ndryshimet kushtetuese që t´ia rregulloi veti pushtetin, sepse atij si beson më askush, dhe po e prishi marrëveshjen e 5 qershorit, do t´i anulojmë bisedimet për antarësim në EU të shqipërisë.

Po ne kemi kryeministrin shqiptar Rama, të palëkundër. Pa humbur kohë dual me parullën enveriste : ne jemi shtet sovran.

Kjo nënkupton, ne vendosim këtu. Shqipëria është e jona dhe ajo ka zot. Ne po qe nevoja do hamë barë, e nuk i nënshtrohemi armikut.

Në shekullin 21, shtrohet pyetja, a mundet Rama me parulla revolucionare t´i mobilizoi masat kundër bashkësisë ndërkombëtare ?!

 Shqipërinë e ka mjelur deri tash për vete, e tash të kërkoi mbështetje nga populli i shtrirë për toke, se beson kush !

Edhe njëhere do provoi Rama t´i ngul këmbët në baltë, para vdekjes së tij politike. EU-ja të na pranoi kështu siç jemi ose ne kemi alternativa të tjera. Erdogani na pret duarhapur si mua, po ashtu edhe vëllai tim Thaçin. Ne për te kemi bërë, atë çka kërkonte nga ne.

Bëmë korrigjimin e historisë. Ndërtuam xhami siç kërkoi ai dhe sa kërkoi. Hapëm shkolla, kolegje, konvikte dhe shoqata turke ashtu siç kërkonte ai. Gjergj Kastriotin e mbuluam derisa bëheshin lutjet muslimane nëpër sheshet tona, sepse xhamitë nuk mjaftonin.

 Kemi arritur që shumicën e të rinjëve t´i orientojmë nëpër xhami, duke ua bërë me dije se kjo është perspektiva e shqiptarit, gjë që këtë se kishin menduar as armiqtë tanë.

Ne EU -së mund t´i dërgojmë të fala, po sna pranut ashtu si ne kërkojmë, gjejmë rrugë dhe mundësi alternative. Nëse edhe SHBA na refuzon, ne themi rroftë Turqia, rroftë Rusia rroftë Kina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat