Mendja mbi politikën dhe politikanët ose jo!?

Opinione

Mendja mbi politikën dhe politikanët ose jo!?

Nga: Zenun Fejzulla Më: 22 korrik 2020 Në ora: 14:01
Zenun Fejzulla

Sot tepër shumë në hapësirat balkanike flitet për politikën dhe politikanët! Por, shumë pak flitet për mendjen e cila e kreiron politikën dhe i ,,vendos ndoshta” politikanët! Unë nuk do të shkruaj për mendjen ose kreatorin, por do të merrem vetëm me nocionin ,,politikë”, ,,udhëheqësit” e politikës dhe ithtarët e caktuar bashkëpartiak të tyre.

Fjala ,,politikë” rrjedh prej fjalës se vjetër greke ,,polis”, ,,politesa” dhe ,,politika” që do të thotë, qytet-shtet ose shuma e qytetarëve të cilët e përbëjnë qytetin; politesa, shtet, kushtetutë, regjim politik, politikë, shumësi neutrale prej politikës, punë politike, punë qytetare, krejt çka ka të bëje me shtetin, kushtetutën, regjimin, republikën, sovranitetin.

Sipas së lartë thënurës mund të konstatojmë se fjala politikë has në përdorim të gjërë të nocionit për rolin e tij në shoqëri.

A thua politikanët që merren me politikë, mendojnë se janë shumë të mirë në të dhe se e kuptojnë mjaft politikën?

Në vetë titullin para politikanëve është vë fjala ,,mendja mbi”! A është mendja brenda ose jashtë prej politikës?

Nëse është mbi politikën dhe politikanët, atëherë do të duhej të mos ishte aktual, dhe konstatohet se nuk është e pozicionuar në brendësin e politikës, por është diku jashtë saj! Si do shpjegohej kjo..., që të jetë jashtë politikës, ndërsa megjithatë të merret me ngjarjet në politikë!?

Këto pyetje janë vetëm një pjesë e vogël prej pyetjeve të shumta, të cilat do të mund të shtroheshin për këtë tematikë. Do ti lejoj vetës pak komoditet, dhe do të jap mendimin tim rreth ndarjes së politikanëve dhe individëve që merren me politikë, ose prapë, njerëzit të cilët mendojnë se merren me politikën!

Politikani si lider i ndonjë partie ose pale, çdoherë zgjedhet për shkak të disa aftësive dhe karakterit të fortë. Ai asnjëherë nuk e zbulon ose nuk duhet ta zbuloi qëllimin e plotë dhe rrugën nëpër të cilën do të kaloj për arritjen e qëllimit! Çdoherë është i qëndrueshëm në qëndrimin dhe hapat e tij, pa marr parasysh në gjithçka, se a do të konsiderohet kjo pozitive ose negative në raport me personalitetin e tij! Këtu bëjnë pjesë politikanët e rrënjosur dhe persona që me të vërtet dinë të merren me politikë.

Personat që mendojnë se merren me politikë, janë njerëz që nuk e kanë unin e vet, ose egon e vet, njerëz që nuk janë stabil në hapat e tyre dhe çdoherë zënë në thua dhe lehtë rrëzohen, njerëz të cilët për tu ngritur mbi të tjerët do të ,,japin msheftësit” atë që duhet dhe atë që nuk duhet, njerëz të cilëve dikush ju ka besuar dhe i zë besë, ndërsa ato, jo që do ta tregojnë tërë të vërtetën, por edhe do të shtojnë shum çka duke menduar se do të jenë në favor të tyre, ose prapë do tëarrin autoritet më të madh! Këta janë vetëm vijues dhe mbështetës të kategorisë së parë, ndërsa të cilët shumë lehtë ndryshojnë anën dhe partinë, mandej janë edhe shumë të dëmshëm për shoqërinë. Por, janë edhe shembull i mirë për kategorinë e parë.

Shtrohet pyetja, si do të dallohen politikanët e njëmend prej atyre të cilët mendojnë se merren me politikë?

Përgjigjja në këtë nuk është aq e thjesht, por mandej është edhe mjaft e ndërlikuar, sepse nuk do të mundej ti dalloj cili do qoftë! Për atë edhe jo rastësisht gjejnë edhe mbështetësit e tyre. Ato mund ti dalloj vetëm personi që ka përvojë shumë të madhe për fazat e ndryshme të zhvillimit të njerëzve sikur që janë: për njerëzit e shoqërisë së lartë, të mesme dhe të ulët, me njerëz të kategorisë së rrugës, të kategorisë së shkencës, me kuadër udhëheqës, me klasën punëtore, njerëz të formuar dhe të pa formuar të profileve të ndryshme, e kështu me radhë! Për fat të keq, profili i këtillë është raritet në shoqërinë tonë!

Në fillim thash se nuk do të shkruaj për mendjen dhe kreatorin e politikës dhe politikanëve, por megjithatë nëse e vërejtëm mirë, shumë prej së lartë thënurës aludon në ,,trurin” si kreator. Por, a thua krejt këtë do të mund vetëm një mendje ose një person ti zbuloi se cilët janë politikanët e njëmendët, ndërsa cilët janë ato që mendojnë se janë politikan!? Kuptohet se nuk ka një mundësi të tillë, për atë ekziston ekip i mendjeve ose personave që merren ose do të merreshin me këtë problematikë shumë të qenësishme për shoqërinë!

Dhe në fund do ta mbaroi me një pyetje, në të cilën secili për vet të jep përgjigjen, të cilën le ta mbajë për vete, ose le ta thotë:

,,A ekziston truri-kreator i politikës dhe politikanëve, e nëse ekziston, cili mund të jetë ai, ose prapë, aspak nuk ekziston”!?

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat