Mendësia jonë formësohet nga fakti nëse besojmë se mund të mësojmë të ndryshojmë e të zhvillohemi

Opinione

Mendësia jonë formësohet nga fakti nëse besojmë se mund të mësojmë të ndryshojmë e të zhvillohemi

Nga: Albina Hyseni Më: 22 korrik 2020 Në ora: 14:15
Albina Hyseni

Në këtë botë ka dy kategori njerëzish, janë ata që ecin në jetë me një mentalitet të ngurtë që besojnë vetëm në atë që ata janë aktualisht, dhe në kategorinë tjetër ku bëjnë pjesë ata të cilët besojnë se mund të zhvillohen në një version tjetër të vetes së tyre.

Njerëzit me një mentalitet të ngurtë besojnë se kanë lindur të talentuar në bërjen e disa gjërave, por plotësisht të paaftë për të tjerat, ndërsa njerëzit me një mentalitet të hapur besojnë se mund të bëhen mjeshtër të çdo gjëje nëse përpiqen mjaftueshëm.

Kështu që njerëzit në grupin e dytë vazhdojnë të rriten gjatë gjithë jetës, duke përvetësuar aftësi të reja pa rezerva dhe duke u angazhuar në mënyrë aktive në marrëdhëniet e tyre.

Për ta, jeta ,në të gjitha aspektet e saj, është në një gjendje të ndryshueshme të vazhdueshme. Në kontrast, njerëzit me një mentalitet të ngurtë shpesh e lejojnë mënyrën e tyre të zymtë të të menduarit të pengojë zhvillimin e tyre. Nëse nuk arrijnë diçka, ata fusin kokën në rërë ose fajësojnë të tjerët.

Ata shpresojnë për një dashuri të përhershme në marrëdhëniet e tyre më shumë sesa punojnë vetë në marrëdhënie. Për më tepër, njerëzit me një mentalitet të ngurtë besojnë se mund të bëjnë vetëm gjëra për të cilat shfaqin një aftësi të natyrshme – kjo praktikë sigurisht që nuk bën askënd të përsosur.

Meqenëse ata e paragjykojnë menjëherë veten dhe njerëzit e tjerë si të mirë apo të këqij për diçka, ata supozojnë se edhe të tjerët po i gjykojnë gjatë gjithë kohës ata. Kështu, ata ndiejnë nevojën për të treguar se sa të talentuar dhe të zgjuar janë çdo rast që u jepet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat