Aleati madh i shqiptarëve SHBA gjithmonë ka porositur politikën shqiptare që të mos kandidojnë prej saj për deputetë , as për krytar basahkish dhe për kuvendarë lokalë ata nqë kanë rekorde kriminale, si dhe po ashtu politika amerikane u ka bërë thirrje shqiptarëve që të mos i votojnë të tillët.
Por mjerisht, as politika dhe as votuesit shqiptarë nuk e kanë bërë një gjë të tillë, dhe prandaj parlamnenti dhe qeverisja qendrore e lokale kanë me shumicë të tillë të kriminalizuar.
Shqiptarët gjithmonë e kanë pësuar rëndë nga politika e tradhtisë dhe nga tradhtarët e kombit.
Cilësia e parë e një politikani duhet të jetë patriotizmi.
Por, pikërisht patriotizmi është mungesa kryesore te politikanët shqiptarë.
Kjo duket në cilësinë e qeveritarëve shqiptarë, në atë se si sillen dhe se cfarë punojnë politikanët, ministrat, drejtësia, administrate dhe kryeministrat e Shqipërisë e të Kosovës.
Tradhtia e interesave kombëtare për interesa personale është burimi prej nga burojnë e rrjedhin lirshëm të gjitha krimet e tjera si ai ordiner, korrupsioni, hajnija, kontrabandimi dhe trafikimi i interesave kombëtare, ato të territorit etj.
P. sh. A duhet të jenë e të zgjidhen deputetë ata të cilët kanë nënshkruar marrëveshjen antikombëtare të detit me Greqinë. Këtë e dinë partitë politike, antarësitë e tyre, e dinë opinion publik e mediatik por e di mjaft mirë edhe SHBA, ndërhyrja e së cilës bëri të munduar prishjen e kësaj marrëveshje antikombëtare. Nuk duhet të votohen as ata të cilët janë sot pro kësaj marrëveshje. Nuk duhet të votohen ata politikanë nga Shqipëria e Kosova të cilët ishin për coptimin dhe ndarjen e Kosovës, dhe as ata të cilët janë mbështetësit për minishengenin neojugosllav.
Nuk duhet të votohen por duhet të dëbohen nga politika ata që nënshkruan demarkacionin kufitar me Maqedoninë dhe me Malin e Zi që i falën atyre troje shqiptare për interesa personale pushteti. Nuk duhet më që të votohen as nënshkruesit e Marrëveshjes për Bashkësinë e Komunave serbe. Këto janë disa akte tradhtie të cilat nuk duhet që t’i falë votuesi shqiptar i cili ndjehet shpirtërish shqiptar.
Shqiptarët duhet ta pastrojnë politikën edhe prej atyre politikanëve të cilët kanë të hipotekuar tradhtinë publike dhe që janë ata të cilët kanë vjedhur, zhvatur e përvetësiuar me krim, me abuzim, me hajni dhe me korrupsion pasuritë e Shqipërisë, të Kosovës e të shqiptarëve si dhe sidomos krimin që ata kanë bërë me paranë publike. Duhet të pastrohet politika shqiptare edhe prej të gjithë atyre politikanëve që kanë edhe rekorde mashtrimesh e gënjeshtrash, sepse edhe gënjeshtra e mashtrimi janë tradhti.