Donald Trump jeni gabim me ambasadat në Jerusalem

Opinione

Donald Trump jeni gabim me ambasadat në Jerusalem

Rexhep Torte Nga Rexhep Torte Më 9 shtator 2020 Në ora: 09:34
Pamje nga nënshkrimi i marrëveshjes Kosovë-Serbi

Kujtojeni Allahun para se të kryeni mëkate. Jeni i pasur dhe president i shtetit më të fuqishëm në botë, por te Allahu i Madhërishëm as Ju e as tërë njerëzimi nuk peshoni as sa një qime floku.

Argumentet tregojnë se Kudsi-Jerusalemi është termometri i besimit, paqes dhe sigurisë në botë. Nëse Jerusalemi është i stabilizuar dhe i qetë, e tërë bota është e qetë, dhe nëse Jerusalemi është i trazuar, e tërë bota përfshihet nga trazirat.

Zoti Donald Trump, më 14 maj 2018 e dislokuat Ambasadën e SHBA-ve nga Tel Avivi në Jerusalem, gjë që shkaktoi konflikt fatal mes popullatës myslimane duarthatë dhe ushtrisë izraelite të armatosur gjer në dhënbë, si pasojë e së cilës u vranë 59 dhe u plagosën 2700 myslimanë. Ky veprim i Juaji i indinjoi tejmase myslimanët dhe opinionin botëror.

Në prill të vitit 2019 mediat informuan se Donald Trump, presidenti i SHBA-ve e ka njohur Rafshnaltën e Golanit si territor të Izraelit. Ndërkaq Beniamin Netanjahu deklaroi se do ta aneksoje edhe Bregun Perëndimor ku vazhdoi me dëbimin e palestinezëve myslimanë dhe ndërtimin e shtëpive për kolonët izraelitë.

Me transferimin e ambasadës së SHBA nga Tel Avivi në Jerusalim Ju kryet mëkat të madh duke i dhanë flakë fitilit edhe ashtu të ndezur në Jerusalem.

Në vazhdimësi po angazhoheni që ti bindni edhe shtetet e tjera ta ndjekin shembullin Tuaj, edhe pse shumica nuk Ju dëgjojnë dhe nuk Ju japin të drejtë.

Në Marrëveshjen e nënshruar për zhvillim ekonomik Kosovë-Serbi në Uashington më 4 shtatorit 2020, shënuat pikë të veçantë që edhe Kosova edhe Serbia ambasadat ti vendosin në Jerusalem.

Donald Trump, këto mëkate Ju i bëni me shpresë që hebrenjtë tu ndihmojnë që sërish të zgjidheni president, por për shkak të mëkateve që po i kryeni mund Tju dënojë Zoti të mos i fitoni zgjedhjet. Kujtojeni Zotin dhe largojuni mëkateve.

Zoti Donald Trump, në OKB, në muzeumet e Nju Jorkut, të Londrës dhe Parisit është ekspozuar Traktati i Jerusalemit i vitit 15 sipas Hixhrit. Traktat i firmosur 14 shekuj më parë midis yyslimanëve dhe popullatës që asokohe jetonte në Kuds-Jerusalem.

Hazreti Omeri në atë kohë në mënyrë paqesore i mori çelësat e Kudsit-Jerusalemit, kur edhe u nënshkruajt edhe Traktati mes myslimanëve dhe banorëve të atëhershëm të Kudsit-Jerusalemit.

Ky Traktat edhe pse kanë kaluar kaqë shekuj nga nwnshkrimi i tij, tregon frymën e tij demokratike se në Jerusalem ekziston mundësia që popujt sëbashku me besimet e tyre të jetojnë në paqe.

Me këtë Traktat Hazreti Omeri ua njihte të drejtat banorëve që e kishin humbur betejën me të dhe që ishin dorëzuar paqërisht.

Në këtë Traktat shkruan, se, “Me emrin e Zotit të Gjithëmëshirshmit dhe Mëshirëplotit. Kjo është marrëveshje me të cilën robi i Zotit Omer Ibnul Hatabi, prijës i besimtarëve myslimanë u garanton banorëve të Kudsit-Jerusalemit; jetën, pasuritë, kishat dhe kryqet e tyre si dhe gjithçka fetare të tyre. Ai u garanton që kishat e tyre nuk do të përdoren si banesa nga myslimanët, as nuk do prishen dhe as nuk do cënohen. Nuk do tu cënohen as kryqet dhe asgjë nga pasuritë e kishave. Ata nuk do të detyrohen të braktisin fenë e tyre dhe as nuk do të dëmtohen”.

Në këtë Traktat shkruan se, “asokohe në Kuds, nuk lejohej të banojnë hebrenjtë”. Ky është një nga nenet e këtij Traktati, pasi hebrenjtë kishin bërë disa tentativa për ta shtënë qytetin nën kontrollin e tyre. Kundër hebenjëve ishte edhe kërkesa e vet krishterëve të Kudsit, që asokohe njiheshin me emrin Ilija.

Vetëm një civilizim madhështor si ai Islam, vetëm një civilizim human si ai që e ndërtoi Omeri mundësuan që të nënshkruhet një marrëveshje të tillë.

Islami është fe e paqes, mëshirës, humaniznit, solidaritetit, barazisë, drejtësisë dhe sigurisë.

Profeti Muhamed zen vendin e parë në mesin e 100 personaliteteve më të shquara në botë, mbi bazën e përhapjes së Kur”anit, mbi bazën e sakrificës, mëshirës, jetës modeste dhe ndihmës për të tjerët.

Majkël Hart, historian amerikan, në librin e tij “The 100, a ranking of the most influential person in history” (100 njerëzit më me ndikim në histori), e ka vendosur Profetin Muhamedi, të dërguarin e All-llahut në vendin e parë në historinë e njerëzimit, ku ka thënë, “E kam zgjedhur Muhamedin të jetë i pari në listën, edhe pse sigurisht do të habiten shumë për këtë përzgjedhje dhe kanë të drejtë, por Muhamedi është njeriu i vetëm në histori që ka pasur sukses në nivel fetar dhe të kësaj bote. Ai është udhëheqës politik, komandant ushtarak, prijës fetar , dhe pas kalimit të 13 shekujve nga vdekja e tij, ndikimi i Muhamedit vazhdon të jetëi fuqishëm dhe i freskët”.

Profeti Muhamed është i dërguari i Allahut të Madhërishëm të cilit Allahu ia shpalli edhe Kur’anin Famëlartë.

Profeti Muhamed nëpërmjet Fesë Islame arrijti që popujt e atëhershëm që ishin paganë, idhujtarë dhe politeistë ti edukojë në popuj me ndjenja humane dhe bëmirëse.

Janë evidente kalimet e personaliteteve të shquara nga fetë e tjera në fenë islame, por nuk kemi dëgjuar asnjë rast që një mysliman të ketë kaluar në një fe tjetër.

Feja Islame është e shquar dhe e dëshmuar për tolerancën, barazinë, humanizmin dhe drejtësinë. Ajo është e shquar edhe për normat edukative, familjare e shoqërore, si edhe për arsimimin dhe etikën kolektive.

Kjo dëshmohet nëpërmjet Kur’anit Famëlartë ku fjala e parë është Ikre-Lexo. Në fenë islame dijetarët janë shtresa më e çmuar e shoqërisë.

Shembëlltyrë konkrete në këtë aspekt paraqet edhe Kalifi Omer Ibnul Hatabi i pasqyruar në librin me titull “Omeri ndërtues civilizimi” i autorit Amer Halid.

Në këtë libër në mënyrë të argumentuar shkruan se farërat e civilizimit i pat hedhur i dërguari i Zotit, Profeti Muhamed, ndërsa themelet e këtij civilizimi i vuri Hazreti Omer.

Përvojat e Omerit tregojnë se civilizimi nënkupton zhvillimin e dijes, teknologjisë, bujqësisë, ekonomisë, inxhinierisë, arqitekturës, zbulimeve, moralit dhe vlerave shpirtërore për familjen dhe shoqërinë në tërësi dhe besimin te Zoti krijues, që duhet të jenë shpirti i civilizimit.

Feja Islame e zbuti shpirtërisht Omerin

Kur Profeti Muhamed u ngarkua me përhapjen e mesazhit të Kur’anit Hyjnor, Omeri ishte 27 vjeç, ndërkaq në moshën 32 vjeçare ai e përqafoi islamin. Omeri ishte shtatëgjatë, rigoroz e i ashpër në komunikim me njerëzit, por kjo ishte gjersa e pranoi fenë islame.

Omeri në moshën adoleshente mësoi shkrim dhe lexim, mjeshtërinë e mundjes dhe shkathtësitë për luftë. Në moshën 24 vjeçare Omeri u bë anëtar i “Daru Ndue”, Kuvend i Kurejshëve. Në këtë kohë në saj të energjisë dhe pjekurisë së tij ai caktohet ambasador i Mekës për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dhe konflikteve te fiset arabe. Me këtë detyrë ai pati mundësi ti njeh nga afër karakteret dhe mendimet e popujve si edhe ta njeh gjeografinë e këtyre vendeve që më vonë do ta shfrytëzonte për dërgimin e ushtrisë islame. Omeri formoi personalitetin e tij jo duke ndenjur në shtëpi apo duke luajtur me moshatarët e tij, por duke u marrë me aktivitete të dobishme. Ai udhëtoi edhe me karvanet duke u marrë edhe me tregëtinë e mëndafshit, me ç’rast vuri në kujtesën e tij territoret ku më vonë do ti dërgonte ushtritë islame për ti vënë nën kontroll për ta përhapur fenë islame.

Omeri padrejtësinë nuk ia lejonte as vetes por as të tjerëve. Omeri mendonte se sinqeriteti është çelësi i suksesit dhe rruga për realizimin e ideve. Sjelljen me fleksibilitet Omeri e mësoi nga Profeti Muhamed me çka fitoi edhe ndjenjën e mëshirës, dhembshurisë, dashurisë dhe humanizmit, që do ti ndihmojnë së tepërmi në kryerjen e punëve të kalifit dhe për ta realizuar idenë e krijimit të civilizimit islam.

Omeri i kuptoi drejt thelbin dhe objektivat e Kur’anit. Omeri e dinte mirë se ndërtimi i civilizimit kërkon motiv dhe motivi më i mirë është përgëzimi i hyrjes në Xhenet. Ai nuk e lexonte Kur’anin sa për ta lexuar, por meditonte dhe analizonte çdo fjalë duke e vënë në praktikë dhe duke kërkuar që edhe besimtarët e tjerë të veprojnë në këtë mënyrë.

Omeri si prijës dhe udhëheqës i besimtarëve dhe përgjegjës për vendosje të drejtësisë urdhëroi rregjistrimin e të gjitha foshnjeve në Medine për të cilët caktoi përkrahje sociale nga buxheti i shtetit islam. Gjithashtu urdhëroi të bëhet rregjistrimi i ushtarëve në sa beteja kanë marrë pjesë, cilësitë dhe tiparet e tyre, sa kohë kanë qëndruar larg familjes dhe mbi këtë bazë u caktoi edhe rrogat dhe se ushtarët mund ta vizitonin familjen në periudhën pas katër muajve.

Omeri e kuptoi se shteti duhet të ketë të dhëna për të ardhurat dhe shpenzimet. Ai hodhi idenë e vakëfeve ku pronari mund ta mbante në pronësi pronën, për të cilën paguante të ardhura për disa vite në arkën e shtetit, dhe kështu u krijua ministria e vakëfeve. Omeri krijoi edhe institucionin kontrolli i shtetit për ta luftuar në rrënjë korrupsionin, duke ngritur edhe kutitë e ankesave të popullit. Kutitë e këtilla për ankesa ai i vendosi edhe në Mekë. Omeri mendonte se civilizimi është lidhja mes të shkuarës, të tashmes dhe të ardhmes.

Pas vdekjes së profetit Muhamed vazhdoi angazhimi i Omerit për krijimin e Civilizimit Islam, respektit ndaj Profetit Muhamed dhe ndaj Kur’anit me qëllim të triumfimit të besimit islam.

Kjo tregon se Omeri punonte për interesat e umetit mysliman e jo për interesat e tij personale.

Sipas Omerit civilizimi arrihet duke u integruar njëri me tjetrin ngjashëm si ai me Ebu Bekrin.

Në vendet e Shamit (Siria, Jordania dhe Libani) Perandoria e Bizantit dhe Perandoria e Persisë i kishin vendosur ushtritë e tyre të fuqishme.

Në këto perandori shtresat udheheqëse jetonin në luks, ndërsa populli jetonte në mjerim tê madh.

Civilizimi islam fillon me respektimin e dinjitetit njerëzor

Me emërimin e Omerit si Kalif u mbyll edhe konflikti mes Medinasve dhe Mekasve. Omeri këtë e arriti ne sajë të zbatimit të drejtësisë. Ai ndërtimin e Civilizimit Islam e nisi nga fuqizimi i ekonomisë që njerëzit të jetojnë me dinjitet dhe mirëqenie.

Omeri thoshte se muri fortifikues dhe porta e sigurisë së Islamit ishte drejtësia. Sipas tij civilizim don të thotë që njeriu të jetojë i lumtur duke i plotësuar nevojat dhe sigurinë e tij.

Omeri thoshte se, “zullumqarit do t’ia zhgërryjë fytyrën përtoke dhe do tia vë këmbën sipër derisa tia kthejë të drejtën të vobegëtit. Unë nuk do të abuzoj me pasuritë tuaja, kam detyrim që pasuritë tuaja ti shpenzoj për tua siguruar juve jetën, familjeve tuaja dhe të ardhmen tuaj. Kam detyrim tua shtoj të ardhurat, kam detyrim tua mbroj kufijtë nga armiqtë dhe ta vendos rendin e sigurinë në vend, kam detyrim të përcjell mesazhin e Profetit Muhamed gjersa të arrijë në katër anët e botës”.

Angazhimi i njerëzve me punë ishte objektivi kryesor i Omerit. Ai nga shteti u jepte kredi edhe grave që të meren me aktivitete ekonomike duke shërbyer si shembull edhe për meshkujt për të arritur një ekonomi të fuqishme.

Ai përforcoi edhe dhënien e Zekatit, që në ditët e sotme e ka kuptimin e tatimit ndaj pasurisë. Rëndësi të posaçme Omeri i kushtoi punimit të tokave, me thënien kush hap tokë të re bëhet pronar i saj. Ai që nuk e punonte tokën 2 vite rrjesht i merrej ajo si pronësi. Omeri krijoi fermat me partneritet. Krijoi “Shtëpinë e pasurisë”, ku rruheshin pasuritë e shtetit. Bënte vlerësimin e arritjeve. Jepte për bamirësi dhe për tu ndihmuar të varfërve. U jepte para pjesëmarrësve në luftëra dhe atyre që e kishin pranuar fenë Islame, jepte përkrahje sociale për gratë e moshuara, të veja, për fëmijët bonjakë dhe për familjet me shumë fëmijë.

U ndihmonte edhe hebrenjëve dhe të krishterëve të moshuar duke përfshirë edhe koptët në Egjipt.

Omeri thoshte se ndërtimi i civilizimit kërkon besim dhe lidhje të fortë me Zotin.

Omeri i nisi ushtritë islame në Sham, Persi, Egjipt, Irak etj, sepse Bizantët dhe Persët pritnin momentin e duhur tu vërsulen myslimanëve dhe se popujt nën sundimin bizantin dhe pers jetonin nën tirani.

Omeri për katër vite me komandantët e tij më të mirë dhe me strategjinë e tij i pushtoi këto vënde dhe pas kësaj banorëve të këtushëm u dha tokë për ta punuar. Omeri mendonte se çelësi i ndërtimit të civilizimit ishin vlerësimi i gruas dhe i aftësive të saj, gjë të cilën e dëshmoi edhe gjatë luftërave kundër armiqve, ku në prapavijë të çdo ushtrie i caktonte gratë burrëresha të cilat i inkurajonin luftëtarët dhe nuk lejonin që ndonjëri prej tyre ta lëshojë fushëbetejën.

Omeri praktikonte që para se të fillojë luftimet me armiqtë të zhvillojë negociata ata me dërgimin e delegacioneve. Edhe pse bisedimet nuk sollën diçka të re myslimanët merrnin informacione të bollshme rreth situatës atje. Bisedimet të këtilla u zhvilluan edhe me mbretin Kirsha të Persisë dhe me Herakliun mbretin e Bizantit. Mesazhi i Omerit ndaj këtyre perandorive ishte që tu tregojë atyre se myslimanët janë ndërtues të civilizimit dhe jo rrënues të perandorive.

Gjatë luftërave me këto dy perandori myslimanët dolën fitues në sajë të guximit dhe mbështetjes në Zotin. Sipas kontributit të ushtarëve Omeri ua ndante edhe plaçkën e luftës. Omeri arrijti të harmonizojë ekonominë e fuqishme me moralet e fuqishme si vlera që i kishte mësuar nga Profeti Muhamed, i dërguari i Zotit. Civilizimi Islam mbante më vete fuqinë ushtarake, ekonomike, shpirtërore, politike, sociale, kreativitetin, vlerat morale dhe besimin e fortë.

Traktati i paqes në Kuds-Jerusalem shembull i Civilizimit Islam.

Omeri shkoi personalisht në Kuds-Jerusalem dhe në Xhaminë Aksa dhe pa luftë i mori në dorëzim çelësat e këtij qyteti.

Sipas Omerit një ndër kushtet e ndërtimit të civilizimit është edhe dashuria dhe mbrojtja me fanatizëm e vendeve të shenjta.

Kudsi-Jerusalemi është termometri i besimit dhe sigurisë në tokë. Nëse Jerusalemi është i stabilizuar e i qetë, e tërë bota është e qetë. E nëse Jerusalemi është i trazuar, e tërë bota përfshihet nga trazirat.

Në Kuds-Jerusalem Omerin e pritën tërë banorët. Billalli thirri ezanin dhe të gjithë u falën në Xhaminë Aksa, në të njejtin vend ku ishin falur edhe Profeti Muhamed dhe profetët e tjerë.

Omeri në Kuds-Jerusalem nënshkroi me banorët e këtushëm një Traktat historik për paqe, i cili gjendet i vendosur në OKB dhe muzeumet e Nju Jorkut, Londrës dhe Parisit.

Ky Traktat lexohet dhe studjohet nga tërë institucionet dhe personat që interesohen për të drejtat e njeriut, për demokracinë dhe bashkëjetesën. Kushdo që nuk e ka të qartë se çfarë përmban një traktat human e civilizues le ta lexojë traktatin e Omerit me banorët e Kudsit. Kjo është dhurata më e mirë që mund tu bëhet organizatave për të drejtat e njeriut, për demokracinë dhe për Traktatin e OKB-së.

Traktati i Omerit me banorët e Kudsit-Jerusalemit u nënshkrua në vitin e 15 Hixhri. Me këtë Traktat Omeri ua njihte të drejtat banorëve që e kishin humbur betejën me të dhe që ishin dorëzuar paqërisht.

Në këtë Traktat shkruan, se, “Me emrin e Zotit të Gjithëmëshirshmit dhe Mëshirëplotit. Kjo është marrëveshje me të cilën robi i Zotit Omer Ibnul Hatabi, prijës i besimtarëve myslimanë u garanton banorëve të Kudsit-Jerusalemit; jetën, pasuritë, kishat dhe kryqet e tyre si dhe gjithçka fetare të tyre. Ai u garanton që kishat e tyre nuk do të përdoren si banesa nga myslimanët, as nuk do prishen dhe as nuk do cënohen. Nuk do tu cënohen as kryqet dhe asgjë nga pasuritë e kishave. Ata nuk do të detyrohen të braktisin fenë e tyre dhe as nuk do të dëmtohen”.

Në këtë Traktat shkruan se, “asokohe në Kuds, nuk lejohej të banojnë hebrenjtë””. Ky është një nga nenet e Traktatit të Omerit, pasi hebrenjtë kishin bërë disa tentativa për ta shtënë qytetin nën kontrollin e tyre. Kundër hebenjëve ishte edhe kërkesa e vet krishterëve të Kudsit, që asokohe njiheshin me emrin Ilija.

Vetëm një civilizim madhështor si ai Islam, vetëm një civilizim human si ai që e ndërtoi Omeri mund të nënshkruajë një Traktat të tillë.

Zoti Donald Trump, askush nuk është sjellë me myslimanët me të njejtën mënyrë. Askush nuk ua ka kthyer me të njejtën monedhë. Kudsi-Jerusalemi është dëshmitar, se ky Traktat i firmosur nga Hazreti Omeri është respektuar gjer në ditët e sotme nga ana e myslimanëve, sepse myslimanët janë paqedashës, humanistë dhe parimorë, ata besojnë tek vlera e tolerancës dhe e bashkëjetesës.

Këtë Traktat largpamës dhe shembullor të Omerit dhe të Fesë Islame për fat të keq sot janë duke e shkelur me ashpërsinë më të madhe cionistët izraelitë, që i kanë okupuar territoret Palestineze, kanë dëbuar 3 milionë palestinezë, duke ndërtuar qendra të reja banimi në territoret Palestineze, duke i dëbuar në vazhdimësi palestinezët nga trojet e tyre dhe duke kryer bombardime të tmerrshme dhe shkatërruese si përgjigje për çdo reagim të palestinezëve ndaj këtyre padrejtësive.

Omeri gjatë periudhës së udhëheqjes së tij benda 10 viteve i realizoi këto arritje. Xhamia Aksa u vu nën pushtetin e myslimanëve jo falë një ushtrie, por falë një civilizimi që triumfoi. Hazreti Omeri kishte aftësi bashkëjetuese me popujt të besimeve e kulturave të ndryshme, gjë që e kishte mësuar nga Profeti Muhamed.

Omeri me kreativitetin dhe kontributin e tij civilizues realizoi shumë reforma dobiprurëse në të gjitha vendet që i pushtoi duke zhvilluar, bujqësinë ekonominë dhe tregëtinë.

Drejtësia ishte një segment i rëndësishëm në reformat e Omerit duke filluar nga individi, familja dhe shoqëria. Për këtë arsye Omeri caktoi gjykatat në një vend të posaçëm pranë xhamive dhe në çdo qytet.

Historia e njerëzimit ka rregjistruar kolosë të shumtë, por asnjëri nuk i afrohet Hazretit Omeri për nga madhështia dhe modestia në ndërtimin e civilizimit.

Omeri ndëroi jetë në moshën 63 vjeçare pas plagosjes me thikë nga një persian i quajtur Fejruz që mbante nofkën Ebu Lulue, i cili ishte zënë rob nga ushtria e Omerit por që ishte lënë të jetojë i lirë dhe jetonte në Medine.

Vdekja e hazretit Omeri shkaktoi një tronditje të madhe mes besimtarëve myslimanë dhe dobësimin gradual të këtyre arritjeve, gjë që ndjehen edhe sot e kësaj dite. Mbetet detyrë dhe obligim i besimtarëve myslimanë që të angazhohen të gjithë si besimtarë për të ndjekur rrugën e Hazreti Omeri në rimëkëmbjen e Civilizimit Islam në të mirë të njerëzimit.

Këto janë mesazhet e argumentuara që dalin nga ky libër kushtuar Hazreti Omerit si ndërtues i Civilizimit Islam e mbarënjerëzor.

Zoti Donald Trump, Traktati i sipërpërmendur i nënshkruar mes myslimanëve dhe banorëve tjerë të Kudsit-Jerusalemit është argumenti më përmbajtësor, për mëkatin dhe gabimin që e bëtë me rastin e dislokimit të ambasadës së SHBA-ve nga Tel Avivi në Jerusalem dhe të njohjes së Rafshnaltës së Golanit si territor të Izraelit.

Do të vijë dita që edhe Ju si tërë njerëzit e botës, do të largoheni nga kjo jetë dhe do të shkoni në jetën e përtejme, ku secili prej nesh do të jep llogari para Zotit për punët e tij, të mira apo të liga që i ka bërë në këtë jetë.

Kjo është e pashmangshme për secilin prej nesh, dhe varësisht prej veprimeve tona do ta fitojmë Xhenetin ose Xhehenemin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat