Ja pse votuesit e trevës së Llapit duhet ta votojnë Prof. Dr. Shpejtim Bulliqin për kryetar të Podujevës

Opinione

Ja pse votuesit e trevës së Llapit duhet ta votojnë Prof. Dr. Shpejtim Bulliqin për kryetar të Podujevës

Rexhep ELEZAJ Nga Rexhep ELEZAJ Më 21 nëntor 2020 Në ora: 16:15
Shpejtim Bulliqi

Sepse, Prof. Shpejtim Bulliqi, është bir shqiptari me rrënjë të thella dhe autoktone familjare nga kjo trevë iliro-dardane, i cili në mënyrë të denjë përfaqëson dhe bartë në vete besën, fjalën, nderin, bujarinë, trimërinë, dëlirësinë si dhe traditat shekullore shqiptare të cilat i ruan me xhelozi, besnikëri, dashuri dhe përkushtim të madh sot e gjithë ditën. Vlera këto shqiptare dhe kombëtare të cilat nuk i gjen dot në nivel tek çdo individ dhe familje shqiptare, siç i posedon ato, Prof. Shpejtim Bulliqi.

Prof. Sh. Bulliqi, është njeri dhe figurë e ndritshme shqiptare brenda të cilit vlon dhe gjallëron shpirti dhe gjaku i pastër i atdhetarizmit, heroizmit, intelektualizmit dhe dashurisë pa kufij për Kosovën dhe popullin e vuajtur shqiptar, është burrë me tipare tipike burimore shqiptare, të cilat e bëjnë personalitet të veçantë në jetë, në familje, në politikë, në arsim si dhe në shoqërinë bashkëkohore brenda popullit shqiptar në Kosovë me vise.

Prof. Shpejtim Bulliqin, qytetarët e trevës së Llapit duhet ta zgjedhin për kryetar (lexo: zot shtëpie), sepse është njeri shumë i sinqertë, besnik, i dashur, guximtar, i devotshëm, punëtor aktiv, dinamik, intelektual shumë racional në mendime dhe qëndrime, është njeri i ndeshëm dhe kursimtarë, është i shpirtmirë dhe zëmër-bardhë, e donë dhe e respekton njeriun pa dallim race, fisi ose origjine familjare, sepse është njeri shumë human dhe solidarë, sidomos me njerëzit e vuajtur dhe të varfër, ngase e ka sprovuar peshën e skamjes dhe të diskriminimit etnik dhe social në lëkurën e vetë gjatë kohës së okupimit të fashist të Kosovës nga xhelatët kriminelë serb (1981-1999), dhe kështu me radhë.

Qytetarët dhe votuesit e trevës së Llapit, duhet t’ia japin votën e tyre pa hezitim, Prof. Shpejtim Bulliqit, sepse është intelektual i nivelit më të lartë akademik, është Profesor dhe doktor i shkencave etno-gjeografike, mësimdhënës ordinerë në Universitetin e Prishtinës, ku me dekada mëson dhe edukon gjenerata të tëra, duke ua sqaruar vlerat e tokave, vatrave dhe pasurive tona shekullore, të reliefëve dhe bukurive magjepse të Kosovës heroike që ka një klimë të këndshme kontinentale, por mbi të gjitha i ka mësuar se si tokat dhe vlerat e saj të cilat i kemi trashëgim dhe amanet nga paraardhësit tanë Iliro-dardan, duhet ruajtur, zhvilluar dhe mbrojtur nga çdo e keqe dhe rrezik i jashtëm.

Profesori Shpejtim Bulliqi, është pa asnjë dyshim, shembulli më ndritshëm i akademikut dhe intelektualit shqiptar në Kosovë dhe më gjerë, se si punohet për komb e atdhe, se si profesori nuk duhet të mbyllet vetëm brenda guackës së shkencave e që diturinë dhe dijeninë ta mbajë të konservuar vetëm për veten e tij. Përkundrazi, profesori ynë i dashur, tërë mundin dhe angazhimin e ka bërë dhe vazhdon ta ofrojë në shërbim të studentëve dhe gjeneratave të reja, duke i pajisur me dije dhe aftësuar që nesër t’i ndihmojnë popullit dhe Kosovës me punën dhe angazhimin e tyre profesional, sepse Prof. Bulliqi është i vetëdijshëm se populli shqiptar nuk mund të përparon dhe zhvillohet si komb pa shkollë, pa dije, pa moral dhe pa arsimim të mirëfilltë !

Shqiptarët e trevës së Llapit, duhet t’ia japin votën e tyre Prof. Shpejtim Bulliqit, i cili si intelektual, patriot dhe profesionist në fushën e shkencave të gjeografisë dhe antropologjisë së tokave dhe pasurive natyrore që ka Kosova, por edhe si kryetar i Komisionit qeveritar për mbarëvajtje dhe mbi-kqyerje të kufijve shtetëror të Kosovës, që nga viti 2015 e deri me sot, ka dhënë maksimumin e punës dhe angazhimit të tij intelektual, kombëtar dhe profesional, që Malit të Zi mos t’i falën mbi 8260 hektarë toka të trevës së Rugovës, gjegjësisht të Kosovës, duke bërë dhe ofruar analiza shkencore me mbi 1000 fakte të përmbledhura në Raportin e Komisionit të cilin e ka udhëhequr vetë, në mbi 700 faqe, duke dëshmuar katërçipërisht se marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi, e nënshkruar në Vjenë të Austrisë nga Hashim Thaçi, Isa Mustafa dhe Skënder Hyseni, me 26 gusht 2015, ishte një tradhti e madhe kombëtare, ngase komisioni “Meha” kufirin Kosovës i definuar me Kushtetutën e vitit 1974, e kishte lëvizur dhe futur deri në 5 km brenda territorit të Kosovës..!?

Qëndrimet dhe angazhimi me tërë qenien e tij personale i Prof. Shpejtim Bulliqit, që t’i mbrojë dhe shpëtojë mbi 8260 hektarë toka dhe pasuri të Kosovës nga falja e tyre fqinjit tonë perëndimorë, pra MZ., ka hyrë dhe do mbetet në historinë me të ndritshme të tij kombëtare dhe intelektuale, si një patriot dhe atdhetar i cili ditë e natë ka punuar dhe vuajtur shpirtërisht që ta ruaj dhe mbrojë integritetin dhe sovranitetin territorial të Republikës së Kosovës nga copëtimi dhe dora tradhtare e atyre të cilët malazezve ia falën pjesën më të bukur të trevës së Rugovës, vetëm për të ngelur në pushtet me damkën e tradhtisë mbi shpinën e tyre të pa kurriz..!?

Qytetarë dhe llapjan të dashur, e ju votues dhe zgjedhës të kryetarit të ardhshëm të Podujevës (Besianës), a nuk ju mjaftojnë faktet që i ceka më lartë në këtë shkrim, që votën tuaj me 29 nëntor, t’ia dhuroni njeriut dhe vëllait tuaj, intelektualit dhe patriotit të shquar me emrin, Shpejtim Bulliqi..!?      

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat