Në cilën shpellë strukesh, o Edi Rama

Opinione

Në cilën shpellë strukesh, o Edi Rama

Ramazan Bekteshi Nga Ramazan Bekteshi Më 21 dhjetor 2020 Në ora: 06:21
Edi Rama

Derisa, zonja e Hekurtë e Kosovës paralajmëroi se niset drejtë Tiranës dhe do t’i adresonte hallet e Kosovës në Parlamentin shqiptar, një alamet burrë dy metra i gjatë u zhduk si një kokërr gruri në mes të kashtës, ulësja e tij në parlament ishte e zbrazët që shkaktonte një ndjenjë neverie si ajo ndjenja e një kobi kombëtar, si një ogur, si një paralajmërim se historia po n ‘a përsëritet.

Derisa, ‘mbesa’ e Shote Gilcës, Vjosa Osmani, Kryetarja e Kosovës dhe krye kuvendarja, ia mësyn Tiranës të kërkoj ndihmën e Shqipërisë, që së bashku të padisin Serbinë për gjenocid, që së bashku të heqin barrierat që ndajnë kombin, që së bashku t’i thonë jo minishengenit ballkanik. U nis te vëllai i madh, t’i kërkonte një ndihmë vëllazërore, por vëllai në kohë të vështira për kombin iku, u fsheh, shtatë kate nën shpellë, derisa nga Parlamenti vinte jehona e lutjeve, klithmave, dhe një kushtrimi për hallet e kombit.

Derisa, “Teuta e Dardanisë” ia mësyn Shqipërisë ta lusë por edhe ta qortoj Kryeministrin shqiptar, se Kosova nuk ka tokë për t’u këmbyer, as për t’u falur, se Kosova ka qenë objekt gjenocidi nga Serbia e mikut të tij të dashur, ish-zëdhënësit të kryekriminelit serb, kryetari i Serbisë, Aleksandër Angjelko Vuçiq, ithtar i ideologjisë serbomadhe “Naçertanja”. T’i thotë kryeministrit shqiptar se minishengeni është një krijese serbe në dëm të shqiptarëve. Por, Kryeministri Rama iku, nuk ishte aty ta priste motrën e një gjaku po me atë entuziazmin që priti Vuçiq-in. Ky akt prej qyqari i Edi Ramës krijoi një precedent të padëgjuar ndonjëherë në analet e historisë brenda shqiptare.

Derisa, “Kleopatra” kosovare nuk e detyroi “Cezarin” e Tiranës as të gjunjëzohet, as të fshihet, por ajo me fjalimin, frymën, dhe intelektin e saj e bëri për vete Parlamentin dhe audiencën shqiptare nga të dy anët e kufirit. Ajo, po ashtu i la langonjtë nga te dy anët e kufirit të lehin gjer në kupë të qiellit, derisa karvani i saj vazhdon të ecë ballëlartë. Tani, ai reagimi i famshëm i profesorit amerikan E. Joseph, ‘pse e lejoni Ramën të izoloj Kosovën për Vuçiqin’ është pyetja për një milion dollarë për Parlamentin shqiptar.

Derisa, Vjosa dhe Albini, dy protagonistët më të popullarizuar në të dy anët e kufirit, si një avangardë e politikaneve të rinjë, të pa kompromis, të mençur e të pa korruptuar, që kërkojnë ndryshime rrënjësore në qeverisjen e dy shteteve tona, por hasin në rezistencë nga ata që ende duan të rrinë në pushtet, nga ata që varfëruan popullin, dhe ia shtuan vuajtjet, nga ata që heshtin për kufijtë detar të Shqipërisë dhe kufijtë tokësor të Dardanisë. Heshtjes së gjatë të studentëve në të dy anët e kufirit i vjen fundi, a do të jenë lëvizjet studentore determinante për fatin e kombit në prag të pranverës 21, kjo është çështja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat