42 skandale të PDK-së kur ishte në qeveri

Opinione

42 skandale të PDK-së kur ishte në qeveri

Drilon Rrahmani Nga Drilon Rrahmani Më 17 janar 2021 Në ora: 21:09
PDK

Kur jemi më pak se një muaj para zgjedhjeve parlamentare, qytetarët duhet të jenë mirë të informuar për veprimet e qeverive të kaluara në vend, e sidomos parasysh duhet ta kenë të rinjët që kësaj radhe do të votojnë. 

Ndonëse po tenton të proklamohet si partie e “rimëkëmbjes”, ku edhe sloganin e ka të tillë”, PDK-ja në thelb po tregon vet se e ka shkatërruar këtë vend, e tash po tenton ta rimëkëmb atë. 

Dhjetëra skandale të theksuara kanë ndodhur kur në qeveri ka qenë partia e Hashim Thaçit, e më vonë edhe e Kadri Veselit. 

Më poshtë mund t’i mësoni 42 skandale që ndodhën kur në qeveri ishte prezente PDK-ja: 

1. Përfaqësimi i Kosovës pa "Republikë", me fusnotë

2. Shkatërrimi i Telekomit 

3. Falja e Distribucionit të energjisë 

4. Falja e Fabrikës së Amortizatorëve tek Devollët 

5. Proces negociator i dështuar; Thaçi: Kosova do të bëhet Palestinë 

6. Vjedhjet masive në tendera: shumica zyrtarë të lartë të PDK-së

7. Kosova, i vetmi shtet pa viza, teksa Blerim Çollaku hapte shampanjë duke festuar për to 

8. Falja e 8200 hektarëve 

9. Shëndetësia e plaçkitur për 10 vite 

10. Arsimi i parafundit ne listën e PISA 

11. Kthimi i Serbisë në Kosove me hapësira të veçanta ligjore për komunat me shumicë serbe 

12. Nepotizëm në secilin sektor, familjarët e zyrtarëve të lartë të PDK-së të punësuar kudo në sektorin publik e në diplomaci 

13. Likuidimi i pasurisë publike në privatizim 

14. Kalimi i doganave ne hangare private 

15. Kriminalizimi e politizimi i pashembullt i gjyqësorit 

16. Vjedhja e Dhomës se dëshmive për krimin e organizuar 

17.Shitja e tokave për 1 € 

18. Abstenimi nga çdo aplikim në çfarëdo organizate botërore për 1 vit 

19. Dhënia e 53 milion eurove Bektelenkes dhe të njëjtën shumë edhe Devollëve 

20. Afera e përgjimeve PRONTO ku ende askush nuk është dënuar 

21.Vrasja e Astrit Deharit, Naser Makollit dhe dëshmitareve të mbrojtur të Gjykatës Speciale 

22. Djali i Isa Mustafës, pronar i terminalit doganor 

23. Rrahja e policit nga djemtë e Adem Grabovcit 

24. Kapja me presh ne duar e kushëririt te Fatmir Limajt me miliona euro të fshehura në "Bojler" 

25. Miliona euro te depozituara neper bankat e Qipros të kokave të shtetit/krimit  

26.Sindikatat e kapura nga klani PRONTO, e në rend të pare ajo e Arsimit ku përmes grevave tenton që të arrijë qëllime politike të Klanit Pronto 

27.Gjyqesori i kapur 

28. Punësimet dhe familjarizimi nëpër komuna 

29. Xhavit Haliti, "krejt i kem ka dy milion, edhe ti i ki, i ki i ki" 

30. Zëvendëskryeministër nga Lista Serbe

31. Vjedhja e 50 kg droge dhe ari ne arkivat e policisë para disa viteve 

32. Vrasja e Elvis Pistës, e cila shpeshherë lidhet me klanin PRONTO 

33. "Vetëvrasja absurde" me 11 therrje thike e Dino Hasanajt 

34.Skandali me pasaporta dhe miliona euro të vjedhura 

35. Humbja e çantës diplomatike me informacione konfidenciale në të dhe para të tjera 

36. Anëtarja e delegacionit kapet duke vjedhur bizhuteri nëpër dyqanet e Belgjikës 

37. Vrasja e Behadin Hallaqit, ku dyshohet nga PDK, me saktësisht nga Thaçi 

38.Ndarja e veriut të Mitrovicës dhe dhënia e saj tek Serbia, por që shpëtoi falë kundërshtimit të ashpër 

39 .Zv.ministra e ministra me doktorata plagjiate e pa fakultete 

40. 90 Zv. ministra e 30 këshilltar për ministra 

41 .Skandali i tenderit të spitalit që lidhet me Kadri Veselin 

42. Shoferi i vëllait të Hashim Thaçit, kapet me 1kg kokainë në veturë

Dhe jo vetëm. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat