Kauza e Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit do të triumfojë

Opinione

Kauza e Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit do të triumfojë

Skënder Sadri Kapiti Nga Skënder Sadri Kapiti Më 24 janar 2021 Në ora: 11:08
Albin Kurti, Vjosa Osmani

Kauza e Albinit Kurtit dhe  e Vjosa Osmanit do të triumfojë  sepse kauza e tyre është me moralin, me të drejtën dhe me të vërtetën kombëtare; kauza e tyre   është një kritikë dhe kundëvënie kundër të këqijave dhe tradhtisë kombëtare që Kosovës dhe popullit të saj i kanë ardhur nga elita e vjetër politike, të krimit, korrupsionit, vjedhjes, antiligjit dhe antishtetit.

Kur populli kërkon ndryshimin  dhe atë e mbështet LVV, Albini dhe Vjosa ky nuk është populizëm, por kjo është kauzë kombëtare.  Me popullzimin si term politik mundohen të spekulojnë injorantët politikë të cilët nuk ia dinë as kuptimin e saj.

Po kështu politika e vjetër intrigante, hipokrite dhe djallëzore që i ka nxjerrë në ankand  dhe pazar interesat e Kosovës për interesat private e partiake të saj e akuzonin Albinin dhe Vjosën si antiamerikane pse ata të dy iu kundërvunë politikës së administratës së ish Presidentit Trump për Marrëveshjet imponuese me Serbinë në dëm të Kosovës dhe në favor të Serbisë.

Kauza e Albinit dhe Vjosës do të triumfojë sepse ajo është  si vazhdimësi dhe trashëgimi e luftërave, sakrificave dhe e stërmundimeve të jashtëzakonshme të brezave prej të cilëve sot kemi shtetin e lirë e të pavarur të Kosovës; kauza e Albinit dhe e Vjosës është interesi kombëtar mbi të gjitha; kauza e tyre është me të drejtën, me të vërtetat historike dhe me demokracinë e ligjin; kauza e tyre gjendet brenda interesave dhe kauzës kombëtare dhe është në mbrojtje të sovranitetit dhe dinjitetit kombëtar, është në mbrojtje të pacenueshmërisë territoriale të Kosovës; është kauzë e cila i është kundërvënë gjithmonë pazareve, marrëveshjeve  dhe tradhtive kombëtare; kauza e tyre është  kauzë kundër krimit, korrupsionit dhe hajdutërisë; kundër  grabitjes së pronave dhe të pasurive të individëve e familjeve shqiptare, të parasë publike dhe pasurive kombëtare.

Kauza e Albinit dhe Vjosës është kauza që mbron dinjitetin dhe politikën e reciprocitetit kundër asaj të inferioritetit që ka treguar e praktikuar politika e vjetër për interesa personale përfitimi e pushteti.

Kauza e tyre është zhvillimi, punësimi, ekonomia, arsimi, shëndetësia dhe mirëqenia kundër varfërisë, papunësisë, moskujdesit arsimor e shëndetësor dhe kundër eksodit e braktisjes së atdheut. të cilat ia kanë ofruar shqiptarëve politika e vjetër.

Nëse  dikush, pyet dhe thotë se partitë politike po garojnë me slogane dhe pa programe atëherë atyre unë po u them se: lexojeni këtë shkrim timin dhe më thuaj se çfarë program tjetër i duhet Kosovës, kur në këtë shkrim këto kauza që unë i përmenda më sipër janë shumë herë më të mëdha se sa një program i ngushtë politik partiak , pasi këto kauza janë problematika dhe emergjenca të mëdha kombëtare të cilat kërkojnë zgjidhje. Këto dhe për këto kauza tashmë është ndërgjegjësuar i gjithë populli, dhe nëse dikush qoftë politika e vjetër sidomos ajo PDK-LDK , së bashku me instrumentet e saj që i ka akoma në dorë si Gjykatën dhe KQZ-në do të mundohen që të pengojnë kandidimin e Albinit për deputet dhe do të inskenojnë ndonjë aventurë tjetër për manipulimin e zgjedhjeve të 14 Shkurtit 2021 atëherë ky do të ishte një provokim nga ana e tyre për nxitjen e një stuhie  të madhe për mosbindje paqësore civile.

Mjaft më politika e vjetër me politika hipokrizish, mashtrimesh, gënjeshtrash, manipulimesh, djallëzish, intrigash e kurthesh: ato tashmë  asaj j janë konsumuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat