A do ta largojm Serbinë qafe, në bisedimet e ardhshme?!

Opinione

A do ta largojm Serbinë qafe, në bisedimet e ardhshme?!

Nga: Hafiz Shala Më: 31 maj 2021 Në ora: 22:25
Hafiz Shala

Popull më i vjetër në Ballkan, në tokat e tyre autoktone shekullore, gjatë gjithë historisë, ishte në përballje më një popull ardhacak, barbarë dhe grabitçar i shpërngulur nga Karpatet ruse, serbët, të cilët, sot qëndrojnë në ato toka, një pjesë e tyre, edhe si dhuratë nga ish Turqia Otomane.

Shpërngulja e shqiptarëve më dhunë, vrasje, masakrime më metoda mesjetare deri në gjenocid, e vështirëson atë pjesë të arritjes së një marrëveshje paqësore dhe krijimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore më Serbinë.

E pangopur më gjakun e shqiptarëve, me një urrejtje patologjike, me mendësi mesjetare, ajo, pra, Serbia, as që e shpreh deshirën, vullnetin dhe gatishmërinë që të krijoj marrëdhënie të mira ndërfqinjësore me shqiptarët.

Thjeshtë, nuk i konsideron si popull me të cilët duhet të bisedohet e bashkëpunojë si dy shtete sovrane.

Si mund dhe a mund ta hjekim qafe Serbinë?!

Si popull që jemi, me një histori të lashtë të qenies sonë, historikishtë ndër më të vjetrit, kontributdhënës të ruajtjes së paqes, respektit ndaj kombeve dhe etniteteve, besimi dhe respekti ndaj tyre, na u hakmarrë sepse, popujt si serbët, historikisht e keqpërdoren nderin dhe besën, na e vunë thikën pas shpine, na tradhëtuan, na vranë në pabesi dhe, na shpërngulën nga tokat tona autoktone më dhunë.

Tani, kur në luftën e fundit të popullit shqiptar të Kosovës të organizuar dhe të rreshtuar në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, në mbrojtje të pragut të shtëpisë, e çmendi Serbinë shoveniste e cila, për ta “përfunduar” më shqiptarët, dëbojë afro një milion nga shtëpitë e tyre dhe, e përgatiti operacionin famëkeq shfarues të çdo gjëje shqiptare, “Patkoi”, i cili, po mos të intervenonte NATO, do t’ia arrinte qëllimit.

Masakrave dhe gjenocidit gjatë gjithë historisë, tentim zhdukja në luftën e fundit të shqiptarëve nga Kosova, nuk ia ndërron mendjen e as shprehjen e një minimumi të humanitetit ndaj shqiptarëve.

Publikisht, pa kurrfarë turpi dhe droje, deklarohet së kurrë nuk do të kërkojë falje për viktimat e të gjitha moshave e gjinive të cilat i varrosi në varreza masive, duke ndërtuar mbi to, objekte ushtarake e sportive, për tua humbur tragun, duke mos i pranuar as ato të cilat i kalli në shkritoret e Trepçës dhe të tjerave në Serbi, qoftë edhe të hedhura në lumenjët të transportuara më kamione nga vendet e krimit në vendet fshehëse.

Riaktivizimi i Evropës dhë Amerikës rreth çështjes së dialogut, sa është i mirësëardhur po aq edhe i rrezikshëm për Kosovën, karshi një Serbie kryeneqe dhe me mendësi shovenist ndaj popullit shqiptar, mosgatishmëria e Serbisë për kërkimfalje për gjenocidin e ushtruar në Kosovë, paluhatëshmëria e kërkimpronësimit të kishave ortodokse “serbe” në Kosovë, që në të vërtetë, janë kisha shqiptare të besimit krishter, pastaj, ndërhyrja apo kontrollimi i një pjese të teritorit të Kosovës, pjesa veriore e Mitrovicës në të cilën ende nuk e shtrijnë sovranitetin në të cilën ekzistojnë grupe paralele, shërbime të ndryshme inteligjente, moskthimi i shiptarëvë të shpërngulur me dhunë( 20.000) për ta ndryshuar përbërjën demografike etj.

Përderisa, Evropa, që dorën në zemër, nuk ka kritere të barabarta karshi Serbisë, e cila, përderisa, nuk i kërkon Vuçiqit të distancohet nga politika e Millosheviqit dhe përderisa nuk e njeh Kosovën, çdo “marrëveshje”, nuk është marrëveshje më të cilën, Serbia, definitivisht të hjeket qafe. Pse këtë pyetje nuk ia bejnë Vuçiqit, në rend të parë, Evropa, e pastaj, edhe Amerika. Pse hezitohet.

Mos të më merret për të keqe por, kur është në pyetje shteti i Kosovës dhe populli të cilit ende nuk iu kanë terë lotët për të zhdukurit e të dashurëve të tyre që, Serbia ende i mbanë peng, e shtroj pyetjen, që për dikë nuk “është me vend” dhë përmbanë paragjykime, si mund të jemi të sigurt se, një Lajçak, i cili vjen nga një shtet si Sllovakia e cila, jo vetëm që nuk e njeh Kosovën por ka sjellje destruktive ndaj Kosovës si e ndikuar shumë fortë nga Serbia, dhe, a mund të jemi aq komod kur, pjesën amerikane e përfaqëson zoti Palmer, një dhëndërr serb i cili e flet rrjedhshëm gjuhën serbe dhe, siç kishte deklaruar se, pjesën tjetër të jetës pas pensionimit, do të dëshironte ta kalonte në Serbi. Asgjë e keqe nga kjo, por, siç thotë populli, hiqma tutën, po ta fali atin.

Më çfarë të drejte, Serbia kërkon diçka?

Nëse Serbisë i lejohet që të pronësoj, qoftë edhe një lis në territorin e Kosovës, kjo do të thotë që Serbia, kurrë nuk do të hjek dorë për mija vjet, ndaj të ashtuquajtures “zemres së tyre, e quajtur Kosovë.

Asociacioni, pa marrë parasysh me apo pa kompetenca ekzekutive, njëetnik, është e qartë që një ditë, ata do të kërkojnë shkëputje.

Une e kam një dozë të frikës se, ushtrimet ushtarake, në Serbi, me ndihmën dhe armatimin nga Rusia, qoftë edhe ushtrimet ushtarake në kuadër të NATO-s, në Shqipëri dhë Kosovë, me ndihmat ushtarake nga SHBA-t, a mos janë edhe një moment psikologjik për t’i përdorë për palët në bisedime. Qoftë si mirësjellje, qoftë, edhe si kërcënim ndaj një “rreziku” që mund të eskalojë.

Kur je në hall, kur je i dobët, ekonimkisht, ushtarakisht qoftë edhe politikisht, mendët të qojnë gjithëandej.

Pra, siç thuhet, ku shkonë gjuha, të dhemb dhëmbi.

Prandaj, definitivisht e shtrojë pyetjen: a do të hiqet Serbia qafe përjetësisht me këto bisedime përfundimtare?!

Përndryshe, nese jo, atëherë, më mirë mos të arrihet një marreveshje e cila do të na mbajë përjetësishtë të varur, të kërcënuar, të rrezikuar, të dirigjuar, të dhunuar e të vrarë nga Serbia.

Ku po i lëmë gjeneratat e reja?!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat