Edi Rama para se t’i thoshte vëlla Vuçiqit duhej t’i thërriste mendjes…

Opinione

Edi Rama para se t’i thoshte vëlla Vuçiqit duhej t’i thërriste mendjes…

Adem Bytyçi Nga Adem Bytyçi Më 4 gusht 2021 Në ora: 10:31
Edi Rama

Serbia bëri tri gjenocide kundër shqiptarëve 1878- 1999.

Serbia në luftën e fundit masakrojë mbi 13 mijë shqipëtarë, gra, fëmij e pleq.

Dhunojë mbi 20 mijë femra shqipëtare, disa nga ato pas dhunimeve i masakruan në mënyrën më makabëre që ka njohur ndonjëherë historia njërëzimit .

Kontinjerë përplotë me shqiptarë të gjallë të të gjitha moshave i ka hudhë në lumin Danum, kanë dhënë shpirt në rrethana të tmerrshme, për këtë rast madje e ka publikuar një libër një prokuror publik ndërkombëtar për krime lufte në ish Jugosllavi.

Ushtria dhe policia e Millosheviqit në Kosovë ka granatuar 90% të shtëpive të shqiptarëve.

Ka bërë rrafsh me tokë me qindra institucione fetare të shqiptarëve.

Ka granatuar të gjitha institucionët e trashëgimisë kulturore shqiptare, thujase të gjitha Artifaktët i ka vjedhur dhe i grumbullur në arkivat e Beogradit edhe asaj e kësaj ditë gjenden atje .

Për të fshehur gjurmët e krimeve makabre të luftës, shteti serb e ka mbushur territorin e Serbisë me varre masive me trupa të shqiptarëve të vrarë e të masakruar.

Ushtaraët dhe policët serb gjatë luftës i'u kanë marrë me dhunë foshnjet nënave shqipëtare dhe i kanë pre me bojaneta para syve të tyre.

I kanë dhunuar gratë shqipëtare në prani të të burrave të tyre , nënat në prezencen e fëmijëve dhe familijarët e tyre .

I kanë bërë mizorit dhe krimet më të llohtarshme të cilat nuk i ka njohur ndonjëherë historia njërëzimit .

Edhe pas gjithë këtyre krimeve mizore, makaber të luftës, Serbia akoma pa kërkuar falje, kryeministri aktual i Shqiprisë, Edi Kristaq Rama , duke i harruar të gjitha këto mizori, dhe gjenocid kundër vëllezërëve të tij shqipëtarë të Kosovës të shtetit të Serbisë, Serbisë ia shtriu dorën e miqësi dhe bashkëpunimit.

Edi Rama ka harruar se edhe Etrit e tij dikur thonin e rrënoftë Marshall Tito dhe vëllëzërim bashkimi me Serbo ‐jugollavët ,por kjo miqësi nuk zgjati shumë sepse Serbo- Jugosllavia e donte një Shqipëri të nënshtruar dhe të varfër.

Kryeministri aktual i Shqipërisë, me siguri nuk e ka lexuar, edhe nëse e ka lexuar e ka harruar këshillën e të ndjerit Pjetër Arbënorit ,i cili thoshte nëse Serbin e pranin "musafir" në vizitë një natë të nesrmën në mëngjes të thotë dil nga kjo shtëpi se tani kjo është shtëpia ime.

Edi Rama do të bindet se nuk do të jetë larg dita kur shteti serb në Shqipëri do të fillojë të ndërtojë kisha dhe Manastire ortodokse në mënyrë që më vonë të thotë Shqipria është "Djepi" i Serbisë, siç veprojë pasi e kolonizojë Dardanin, ia ndrrojë emrin nga Dardani në Kosovë , madje ndërtojë kisha dhe manastire ortodokse serbe , disa ia vodhen shqiptarëve dhe i bënë të tyre dhe më vonë e gënjyen botën thanë se Kosova është "Djepi" i Serbisë.

Mirëpo ,kjo nuk ka për të ndodhur në Shqipëri sepse Shqipëria nuk është e tëra e Edi Ramës, aty ka forca patriotike e demokratike dhe politike të cilat nuk do të pranojnë që Serbia ta nënshtrojë dhe varfërojë Shqipërinë dhe shqipëtarët siç ka dashur gjithmonë historikisht...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat