Kryeministri ende nuk ka dalë nga burgu!

Opinione

Kryeministri ende nuk ka dalë nga burgu!

Nga: Kimete Berisha Më: 10 qershor 2022 Në ora: 07:15
Kimete Berisha dhe Albin Kurti

Nuk ka tjetër shpjegim logjik refuzimi i Albin Kurtit qëvt'i bashkohet 'Ballkanit të Hapur':

- E do Serbinë veç për vete, nuk do ta ndajë Serbinë me shtetet e Ballkanit, sidomos me Shqipërinë.

Asnjë shtet i Ballkanit, aq më pak Shqipëria, nuk han zalloga të Serbisë më shumë se Kosova.

Në vitin 2021 Kosova u pushtua nga mallrat serbe me një rritje prej 76 %.

Pse në 'të zezën', fshehtas, Kosovën e ka shndërruar në pijac të Serbisë, kurse, kur lypset prej tij të dalë hapur t'i mbrojë interesat ekonomike të Kosovës, nuk pranon.

Se, hapja do të thotë zbulim i sekreteve.

Kosova nuk e ka asnjë arsye të fshihet nga 'Ballkani i Hapur'.

Çka ka ky për të fshehur, që i tutet komunikimit, interesat e Kosovës janë publike!

Çka po të mundon!

Çelja zemrën Rifatit.

Kur Aleksandër Vuçiq ia ka ofruar rrymë për linjit, ai e ka ditur se Albin Kurti do të thotē 'jo', sepse është i parashikueshëm, siç janë krejt epigonët.

Hiç pa shkëmbim me linjit, energjinë elektrike të Serbisë, bashkë me Martin Berishajn, e blen nga Serbia, më shtrenjtë seç ua shet Serbia, kë po mundohet ta bëj budallë ky!

Ku e ka reciprocitetin?

Ku e ka fytyrën?

Nëse nuk i bashkohet 'Ballkanit të Hapur' për arsye se e xhelozon Edi Ramën, i cili ia 'pamundësoi' të bëhet 'baba i shqiptarëve', gabon shumë.

Edi Rama është racional, nuk është dogmat, është i drejtpërdrejt, nuk tjerr si Albin Kurti me rrotulla primitive...

Problemet i zgjidh pa praninë e hyjnive dhe teorive konspirative, si Albin Kurti.

Askush nuk ia ndalon t'i jap nasihat botës e ta paraqes veten si gjeni, e Kosovën si superfuqi, përveç e vërteta që ia ndalon.

Sepse, as nuk ka përvojë pune, por edhe ka probleme bazike, sepse i ka përzi teoritë,

as kundërshtari më i madh i tij nuk bie në kundërshtim me Albin Kurtin si Albin Kurti që bie në kundërthënie me vetveten.

Ku e gjeti ta xhelozojë bash Edi Ramën.

Ai nëse mund t'i ofrohet Abazoviqit deri te zogu i këmbës, boll e ka.

Abazoviqi, edhe ky nuk jeton në Shtetin e Platonit, nuk jeton në Utopi, por jeton në Mal të Zi.

Edi Rama si politikan është i paarritshëm për Albin Kurtin.

Që është krejtësisht i paditur, qe një shembull taze i sotit.

Sot Albin Kurti tha: 'Ballkani e Hapur' nuk mund të ekzistojë pa Kosovën'!

Ndërkohë 'Ballkani i Hapur' birinxhi po ekziston pa Kosovën.

Albin Kurti e ka izoluar Kosovën, e ka bë burg sekret, për ta bërë veten të ndjehet i rrezikuar, demek i rëndësishëm.

BE ekziston pa 'Ballkanin e Hapur', kurse 'Ballkani i Hapur' nuk ekzistuaka pa Kosovën!

Këtij nuk i dhimbset vetja, e mashtron edhe veten, jo s'po ju mashtron juve.

E vetmja ndjenjë që e bën të ndjehet i gjallë është, kur ndjehet i rrezikuar.

P.S. Mendoj se, me mend, Albin Kurti ende nuk ka dalë nga burgu i Serbisë.

Dil djalë nga burgu se u kry lufta - beso....

këtu po bëhet gjymysh....

Dil se krejt po çuditen me Ty!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat