Dr. Ibrahim Rugova erdhi si zeniti, që me mjeshtri e urtësi krijoi miqësi të përjetshme me SHBA

Opinione

Dr. Ibrahim Rugova erdhi si zeniti, që me mjeshtri e urtësi krijoi miqësi të përjetshme me SHBA

Nga: Hafiz Shala Më: 1 dhjetor 2022 Në ora: 17:18
Autori Hafiz Shala

Në ngjarjet e këtilla, ku shënohen e përkujtohen datat e personalitetet historike, është e pa kuptueshme, e pa pranueshme që mos të përmenden emrat e tyre sepse, në ketë mënyrë, në vend të mburrjes po e injoron dhe mohon historinë, sa të dhimbshme po aq edhe krenare.

Simbolika e këtyre takimeve të niveleve të tilla që simbolizojnë një bashkim, ëndërr ndër shekuj i të gjitha brezave, i kombit të ndarë e i copëtuar sipas apetiteve të superfuqive dhe aleatëve të tyre gjithnjë duke ua zgjidhur problemet, teket, apetitet gllabëruese të tyre.

Tokat dardane shfrytëzoheshin si baraspeshë e interesave gjeopolitike dhe, në këtë mënyrë u tkurrën pa mëshirë sipas tekeve të shteteve të llastuara nga Rusia.

Këto shtete nuk kanë të ndalur së insistuari për grabitje të reja të këtyre pjesëve.

Pas luftës brutale e gjenocidale të fqinjit tonë verior, Serbisë, as që i shkon mendja, jo vetëm se të ndihet e turpëruar e kokë ulur para botës së civilizuar e demokratike për krimet dhe gjenocid, por as nuk kërkon falje, duke e përseritur në baza ditore deklaratat e pushtetarëve, bashkëpunëtorë të ngushtë të kriminelit Millosheviq, se, kurrë nuk do ta njohin Dardaninë.

Kjo është pjesë e politikës afatgjate që nga Garashaninet e Çubrilloviqet, Millosheviqët e Vuqiqët të udhëhequr nga Kisha Ortodokse serbe, burim dhe inspirim i krimeve të cilët, Dardaninë e deklaruan “ zemrën e Serbisë”.

Dhe, nën keëo filozofi politike nacional –shoveniste e kanë indoktrinuar popullin serb posaçërisht rininë duke i futur në librat dhe literaturat që nga shkollat fillore e deri në universitete se, Dardania është e jona dhe Beteja e Dardanisë(Kosovës) me 1389, ani pse e humbur turpërisht, ata e shpallin si fitore dhe gjithnjë duke iu lënë amanet brezave te reja se, “kurrë nuk duhet hiqet dorë nga kjo e drejtë e pamohueshme serbe” apo siç e quajnë, “Jerusalemi i Serbisë”, duke e zhvilluar një propagandë të tillë, edhe në ditët e sotme nga pushtetarët.

I hyra vetëm kalimthi kësaj historie të padrejtë e raciste, nënçmuese e nënshtruese deri edhe poshtëruese ndaj kombit tonë, por, fatkeqësisht, vetëdija e jonë, uniteti dhe vendosmëria, për të qëndruar fuqishëm në mbrojtje të interesave tona kombëtare, po na mungon.

Në ditët më të vështira në proceset e ashtuquajtura ndërmjetësime ndërkombëtare në bisedime të pa barabarta Dardani-Serbi, na e mohuan të drejtën e të qenurit komb i barabartë me popujt tjerë të Evropës, ani pse ndër me të vjetrit me kulturë, histori, gjuhë karshi popujve tjerë.

Edhe në ditët e sotme kur debatohet, rreth shtet-forcimit, sovranitetit dhe mbrojtjes së tërësisë territoriale sipas kufijve të vitit 1974 që nga ish Jugosllavia, ku fqinji i ynë i zhytur në ëndrrat e “Naçertanjës”, kërkon ridefinimin e kufijve apo ndarjen e pjesës më vitale veriore duke përfshirë Trepçen e Ujmanin ku vlerat e pasurive nëntokësore e mbitokësore, konsiderohen me triliona dollar.

Sipas doktrinave dhe fillozofive të luftërave gjatë gjithë historisë u zhvilluan dhe zhvillohen për territore me theks të veçant në rajonet e pasura.

Tani, fqinji i ynë verior i përkrahur historikisht nga Rusia por edhe disa shtete aleate të Serbisë përfshirë edhe Francën, duke e pasur parasysh hasmërinë shekullore në mes të këtyre dy popujve, gjithnjë të provokuara nga Serbia shoveniste dhe urrejtëse e shfrenuar ndaj shqiptarëve, në vend se t’i përgjigjemi më forcën e unitetit kombëtar, fatkeqësisht edhe në këto rrethana gjenden shqipfolës, të cilët e marrin në anën e armikut, qofshin edhe udhëheqës politik e shtetëror.

Seanca e përbashkët e të dy Parlamenteve të Shqipërisë dhe i Dardanisë, ishte diçka që i provokonte ndjenjat dhe dëshirat e pashuara të Bashkimit Kombëtar, moment i përshtatshëm që të dakordohemi dhe kërkojmë zgjidhje në këto rrethana të një Evrope dhe Ballkanit të trazuar, të manifestojmë vetëdije dhe unitet kombëtar.

Por, udhëheqësit aktual politik e shtetëror manifestojnë papërgjegjësi me sjelljet e tyre kur janë në pyetje personalitetet që nga historia e vjetër deri te kjo e shekullit 19/20, duke i anashkaluar dhe injoruar ata të cilët në momentet kritike dolën në ballë të popullit i mbetur në mëshirën e regjimit të Serbisë për t’i drejtuar, internacionalizuar dhe alarmuar rrezikun nga një gjenocid i cili ishte afruar te pragu dhe shtëpia e çdo shqiptari.

Kjo çështje alarmante, e pa zgjedhur shqiptare në Evropë dhe Ballkan kërkon me urgjencë të shtrohet në tavolinën e atyre që kanë fuqi ta ndalojnë Serbinë okupatore dhe ta shpëtojnë një popull duarthatë e paqësor.

do t’i qet në sipërfaqe sepse, krimi, nuk humbet e as nuk vjetrohet. Çdonjëri që është pjesë e tyre do të vet-zbulohet nëse atë do të hezitojë ta bëjnë ish organet e drejtësisë, gjyqësisë, prokurorisë dhe hetuesisë të cilët nëpër shumë organe ende ekzistojnë deri në pastrimin e këtyre institucioneve të kapura, të dirigjuara e të shantazhuara nga ish pushtetarët, disa nga ata edhe nën akuza të rënda, ani pse të pafajshëm deri në epilogun përfundimtar të drejtësisë.

Kur populli mbeti pa prijës dhe udhehëqës, asnjëri nga ata që rrihnin gjoks se janë edhe “baba i kombit” të cilët të maskuar, e kaluan kufirin dhe e lanë popullin vetëm pa kurrfarë kujdesi nga ata që pritej se si intelektual do të dalin në ballë dhe do t’u prijnë me aq sa kanë mundësinë.

Në ato momente kritike, lindi zeniti Dr. Ibrahim Rugova i cili, me mjeshtri e urtësi, duke iu bashkangjitur intelektualë për të përpiluar një politikë në ato rrethana ku, pa ushtri të formuar, pa shtet të konsoliduar, krijoi miqësi të përjetshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku mërgata shqiptare në forma të ndryshme të organizimit e ndihmuan dhe i dolën krah.

Në ndërkohë, lindi Ushtria Çlirimtare, e cila u shfaq me 28 nëntor, ndërsa në ndërkohë filloi themelimi i ushtrisë me oficer karriere nën Forcat e Armatosura të Kosovës (Dardanisë) të cilat i dhanë rezultatet e veta në luftën e Koshares dhe atë të Loxhës, e cila ia zbardhi fytyrën kombit e atdheut, duke u flijuar për të jetuar sot të lirë e të barabartë, duke na mundësuar të ndërtojmë shtet të pavarur sovran e demokratik.

Ndaj martirëve dhe heronjve, respekt i pa limituar përjetësisht.

Edhe në kësolloj evenimentesh të rëndësishme, në vend se t’i afirmojmë vlerat kombëtare dhe të manifestojmë unitet në çështjet nacionale, fatkeqësisht ata që u përcaktuan ta bëjnë argatin e armikut, edhe në këto manifestime politike, e shfaqin pikën e dobët për vendin, por e dobishme për armikun, nënvlerësime e vlerësime të gabuara me qellim të përçarjes se faktorit politik e shtetëror shqiptar.

Kryeministri i shtetit shqiptar, ishte shumë kujdesshëm që kjo të ndodhe sepse, këto krahasime të pa qëndruara siç i ceku ai, duke e krahasuar UÇK-në me LDK-në dhe Dr. Ibrahim Rugoven me Hashim Thaçin, assesi nuk kishin për qellim bashkim por përçarje e ndasi deri në atë formë e cila vështirë se mund të riparohet.

Ky, unë do të thosha se në cilësinë e komisarit politik të të ashtuquajturit “Shtab anti qeveri Kurti II”, në të cilin bënë pjesë Alksandër Vuçiq me grupet kriminale të veriut të udhëhequra nga Veselinoviq e Radojqiq, bashkëpunëtor dhe gjeneral të “Ushtrisë së veriut”, siç u shpreh edhe vetë Vuçiq, që për qellim e kishin nxitjen e trazirave në mes të serbeve dhe shqiptarëve duke paramenduar me qëllim qes të ketë edhe viktima posaçërisht nga ana serbe të cilët vet do t’i vritnin po nga këta organizator për t’ua hedhur faji. shqiptarëve.

Kryeministri Shqiptar, as një fjalë për fqinjin tonë verior i cili ushtroi gjenocid, asnjë fjalë për t’i dalë zot Dardanisë ndaj kërcënimeve apo sulmi eventual nga Serbia, qe i bie se, “mos llogaritni në Shqipërinë”.

Por, populli i Shqipërisë, kurrë nuk do të rrijë duarkryq sepse më në fund e ka kuptuar nga lufta e fundit se kush është Serbia dhe Vuçiqi, fatkeqësisht, mik i ngusht i Edvin Kristaq Ramës.

Një imagjinatë e imja, por që dua ta shprehi figurativishtë e publikisht e stërmbushur me brenga.

Dëshiroja që Edvin Kristaq Ramës t’ia uroja 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit dhe 110 vjetorin e Ditën së Pavarësisë dhe, kur ia zgjata dorën, ai i kishte të dy duart e zëna, njërën ia kishte shtrirë Aleksandër Vuçiqit e tjetrën Millorad Dodikut ndërsa, sytë dhe koka ishin drejtuar drejt Putinit.

Mbeta i shtangur, me mbeti dora “vjerrë” dhe e ktheva e futa në xhep, ani pse me gjithë dëshirën që ta bëjë një gjë të tillë, nuk ia arrita që t’ia urojë këtë festë kombëtare, traditë festimi me shekuj edhe nën rrethana të jashtëzakonshme, nën okupime serbo-sllave, ani pse edhe nga koha e Turqisë Otomane deri në vitin 1999 kur definitivisht Serbia u përzu me bisht ndër shalë, nga luftëtaret e UÇK-së më ndihmën Bashkësisë Ndërkombëtare, në rëndë të parë, Shteteve të Bashkuara të Amerikës mik, shpëtimtar dhe gardian i popullit shqiptar.

Mbase u zhgënjeva.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat