Berat Buzhala, problemi yt nuk është vetëm hipokrizia — është amnezia e rrezikshme selektive.
Të mbash ligjërata për “madhështinë” e Ibrahim Rugovës, ndërkohë që ke qenë ushtar vullnetar politik dhe mediatik i një partie që u ndërtua mbi shkatërrimin sistematik të trashëgimisë rugoviane, nuk të bën nder.
Ajo që bën ti është në fakt abuzim etik dhe moral.
1. Argumenti politik
Rugova ndërtoi politikë mbi:
– mosdhunë
– pluralizëm
– fjalë të lirë
– shtet ligjor
Hashim Thaçi (dhe ekosistemi i tij politiko-medial, ku TI ishe “alfa bishë”) ndërtoi pushtetin mbi:
– frikë
– kapje institucionesh
– kontroll mediatik
– shantazh politik
Këto dy projekte janë ontologjikisht armiqësore.
Prandaj: nuk mund të jesh trashëgimtar i Rugovës duke qenë produkt i Thaçit.
2. Argumenti filozofik
Të thuash se “nuk ka pasur gjuhë urrejtjeje gjatë sundimit të Hashimit” është sofizëm i ulët.
Mungesa e zërit nuk është mungesë urrejtjeje, është prani frike.
Heshtja nën dhunë nuk është paqe, por shtypje e kurajës civile.
Vetëm tiranitë duken të qeta në sipërfaqe.
Sot, fakti që:
– TI flet çdo ditë
– fyen çdo ditë
– shpif çdo ditë
– sulmon çdo ditë
– dhe nuk të mungon asnjë fije floku-është provë empirike se sot ka më shumë liri se kurrë.
Kjo e rrëzon komplet narrativën tënde cinike.
3. Argumenti moral
Morali yt kombëtar është kontrabandë.
Ti e sulmon Albin Kurtin, jo sepse ai po e dëmton Kosovën, por sepse:
– nuk të frikëson
– nuk të blen
– nuk të shantazhon
– nuk të privilegjon
Pra, ai ta ka hequr statusin e kastës së paprekshme.
Moraliteti yt ndryshon sipas sponsorit, sipas pushtetit, sipas momentit.
Kjo që bëni ti, nuk është kritikë, është oportunizëm i pastër.
4. Argumenti etik
Etika publike kërkon koherencë.
Nuk mund:
– të vajtosh Rugovën
– të lash duart nga Thaçi
– të sulmosh Kurtin
– dhe të prezantohesh si “analist i pavarur”, pa u bërë karikaturë e vetvetes.
Etikisht, je duke bërë atë që filozofia politike e konsideron falsifikim të kujtesës kolektive.
5. Pyetja që të rrënon përfundimisht është kjo :
Nëse vërtet “atëherë ishte më mirë”:
– pse s’guxonte askush të fliste?
– pse gazetarët vriteshin, frikësoheshin, shantazhoheshin?
– pse sot TI je i lirë të shpërndash propagandë serbe pa pasoja, më shumë se homologët e tu në Serbi ?
Përgjigjja është e thjeshtë dhe e dhimbshme për ty:
Sot ka tolerancë dhe liri. Atëherë kishte frikë dhe heshtje.
Përfundimi
Berat Buzhala ti nuk po gënjen nga padija.
Ti po gënjen nga nevoja për të mbijetuar profesionalisht dhe politikisht në një realitet ku pushteti nuk i shërben narrativës tënde udbashe.
Dhe kjo, filosofikisht, quhet: Sindromë e Gjergj Dedës — e mishëruar, në trurin tënd të sëmurë nga "Kompleksi i Inferioritetit".