Drejtësia apo absolutizmi Rama-Balluku...?

Opinione

Drejtësia apo absolutizmi Rama-Balluku...?

Nga: Xhevat Mustafa Më: 7 shkurt 2026 Në ora: 09:26
Xhevat Mustafa

vitesh, por sidomos pas rasteve Olta Xhaçka, Frida Krifca, Linda Balluku, Orges Agasi ... është bërë e qartë se “reforma në drejtësi”, e investuar shumë shtrenjtë dhe e reklamuar tej mase nga burime ndërkombëtare dhe shqiptare, nuk ka dhënë rezultatet e dëshiruara e të pritshme...Edhe arrestimet e një numri të madh pushtetarësh dhe politikanësh të lartë e të mesëm, përmbyllur me dënime të ulëta me burg vipash apo bosësh, pa i prekur, nga themelet deri në majë të çative, tek pasuritë e shumta e të mëdha, në dhjetëra miliona euro e dhjetëra hektarë, në qindra apartamente, vila, pallate si pasuri të patundshme, kanë qenë më shumë për efekt shurdhues, mjegullues, mashtrues...Shumica e tyre kanë dalë nga burgjet më të pasur se ditën ku janë futur.

Edhe me pallate të përfunduar dhe nisur nga shfrytëzimi, me ambiente të blerë ose marrë me qira të majme, me çmime metri katror rreth dy herë më të lartë se 5 vjet më parë!? Merret me mend arsyeja pse shumica e këtyre “viktimave” të “reformës në drejtësi” dhe të dënuar nga qeveria dhe kryeministri i tyre i zemrës, nuk u mbajnë inat e mëri, sa ti braktisin në betejën e ardhshme elektorale!? Nënkuptueshëm, shumëkush ka arsye të mendojë dhe dyshojë edhe për një marrëveshje të pashkruar: “mos na keqkuptoni që po lejojmë të dënoheni dhe burgoseni me pak vite dhe ca humbje për ju, individualisht dhe familjarisht, nga fitimet dhe pasuritë!

Shembujt e juaj na japin kurajë e gojë tu mburremi shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve për sukseset e mëdha të “reformës në drejtësi”!? Skandali me zv. kryeministren dhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, me një dhomë vile apo apartamenti të saj plot me dosje korrupsioni, përpjekjet e kryeministrit Rama, kapur si i pragmbyturi apo mbështetur fort, jo pastër e bindshëm, nga Gjykata Kushtetuese, për të shtyrë sa më gjatë në kohë zbatimin e vendimit të SPAK, po shpreh apo dëshmon, njëherazi, pushtetin absolutist kryeministror në majën e “piramidës” së drejtësisë në Shqipëri dhe boshësinë, cektësinë apo falsitetin e “reformës në drejtësi”. Bashkëpunimin rreth 12 vjeçar me Edi Ramën si zëvëndëse e tij jo vetëm në qeveri, si firmosëse dhe vulosëse e shumë vkm-ve në mungesë dhe vend të tij, Linda Balluku po e përdor me zgjuarsi e ligësi.

Në radhë të parë, në të mirë të vetes, për të fshehur sa më shumë pasuri, gjurmë, fakte korrupsioni; për t’iu dëmtuar sa më pak fëmijët, motra, klani...! Pastaj, në dëm të Edi Ramës, duke e nxjerrë atë bashkëpunëtor e bashkëfajtor!? Kuptohet se nuk i shkon as ndërmend të ndjenjë pikë keqardhjeje për partinë, që i fali plot pushtete dhe shansin të grumbullojë për mbi 1.000 vjet një pasuri, që vështirë se e zotërojnë edhe mbretëresha mbretërishë disa shekullore e me shtrirje kolonishë në 2-3 kontinente. Nga sa ka treguar me vepra, veprime, firma e vula, me fjalë në zyra, media, parlament..., ajo nuk ndjenë pikë mëshire as për imazhin e qeverisjes socialiste dhe të shtetit shqiptar, të drejtësisë së tyre. Domethënë, as për gjysmën e Gjykatën Kushtetuese, që po e mbron “SHEFEN” edhe më shumë se veten...!? As për Shqipëri dhe për shqiptarë, rreth 40% e të cilëve mbijetojnë me pensione mujore sa ka blerë dhe blenë ajo një palë pandofla, sutjena, brekë...!

Për t`u bindur se sa unikal, subjektiv, autoritarist, absolutist... është Edi Rama për mbrojtjen si sytë ballit apo si mendtë e kresë të disa prej bashkëpunëtorëve të tij më të afërt apo më të shtrenjtë për atë, jo financiarisht, por nga “thesari me sekrete”(me firma e vula) që dinë, mbajnë, ruajnë, mund t´u referohemi një bollëku faktesh nga disa vende të afërt e të largët të botës. Po mjaftohem, vetëm me disa prej tyre, ndër më të freskëtit. -Më 29 dhjetor 2025, Prokuroria e Koresë së Jugut, pasi arrestoi në krye të detyrës presidentin Yoon Suk Yeol, me akuzat për “kryengritje dhe shpërdorim pushteti”, ka ngritur padi edhe ndaj ish-zonjës së parë, Kim Geun-hee, duke e akuzuar për pranim ryshfeti në formën e mallrave luksoze, ndërhyrje të paligjshme në punët e shtetit dhe shkelje të ligjeve zgjedhore. Sipas hetuesve, vlera totale e ryshfeteve të dyshuara kap shifrën mbi 200 mijë dollarë apo euro...!?

-Një zyrtar i lartë në Ministrinë gjermane të Ekonomisë, Patrick Graichen, një nga këshilltarët më të afërt të ministrit të Ekonomisë, Robert Habeck, ka dhënë dorëheqje, më 17 maj 2023, pas akuzave se është përfshirë në përzgjedhjen e njeriut të tij në krye të Agjencisë gjermane të Energjisë... Ministri Habeck ka konfirmuar se “Graichen ka shkelur edhe rregulloren e ministrisë, kur ka nënshkruar mbështetjen financiare për një projekt grupit mjedisor BUND, në bordin e të cilit ishte motra e tij...” -Më 11 janar 2021, Christine Aschbacher, 37 vjeçare, Ministre e Familjes dhe Punës, ka dhënë dorëheqjen nga kabineti i kancelarit të Austrisë, Sebastian Kurz, me akuzën publike për plagjiaturë në punën e saj shkencore, sepse, “nuk ka renditur si duhet burimet që ka cituar në punimet e saj..”. Një rast fare i freskët, dhjetor 2025-janar 2026, na dhurohet nga Mali i Zi, i ngjashëm si ata në serialin disa vjeçar, Epstein, Lajçak, Mcgonigal... dhe miq e mikesha të tyre me poste të lartë, edhe në Shqipëri. -Një skandal ka çuar në dorëheqjen nga funksionet publike të ish-drejtorit të Agjencisë së Sigurisë Kombëtare (ANS) dhe këshilltar i presidentit për sigurinë, Dejan Vukshiç, në fund të vitit të kaluar(2025) dhe në ditët e fundit të janarit 2026 të Mirjana Pajkoviç, drejtoreshë në Ministrinë e të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave në qeverinë e Malit të Zi.

Ajo deklaroi se “dorëheqjen e ka dhënë si akt përgjegjësie personale, për të mos dëmtuar institucionin që përfaqësonte”. -Ish-ministri kinez i Drejtësisë, Tang Yijun, është dënuar me burgim të përjetshëm për korrupsion pasiv dhe abuzim me detyrën. Sipas dosjes hetimore Tang ka përfituar në mënyrë të paligjshme një shume prej 19.71 milionë dollarësh (rreth 137 milionë juanë) gjatë periudhës 2006–2022. Sipas gjykatës ish-ministri ka favorizuar subjekte private në çështje që lidheshin me listat e kompanive, blerjet e tokave shtetërore dhe dhënien e kredive bankare. Natyrisht, këtyre shembujve shprehës, mund tu shtohen të tjerë. Gjithsesi, janë të mjaftueshëm për të nxjerrë përfundimin apo mesazhin. Në vende me nivele të larta emancipimi qytetar dhe politik, demokracie, drejtësie...pushtetarë të lartë japin dorëheqje edhe për vogëlsira, për shkelje ligjore e morale apo për abuzime financiare minimale, qesharake për Linda Ballukun dhe shoqe e shokë të saj... Ose, në vende me shtete funksionalë, çdo pushtetar dhe zyrtar, dënohet ligjërisht, si dhe sa e ka merituar, pa u rezervuar nga cv, posti, karriera, reputacioni, kontributet në parti, qeverisje, shtet...

Kurse në Shqipëri, sidomos në këta 12 vjet të qeverisjes prej Edi Ramës, ai vetë, zv. kryeministrja Linda Balluku, disa ministresha dhe drejtorë dhe drejtoresha, nuk çojnë ndërmend as dorëheqjen, edhe kur dosjet e abuzimeve dhe të korrupsionit të tyre e të vartësve, janë bërë stiva të lartë, sa hetuesve dhe prokurorëve mund t'u duhen karrige apo shkallë për ti ulur dosjet e sipërme e për të vënë të reja!? Për më keq, disa prej tyre i provokojnë, sfidojnë, tallin..., së pari, opozitën, si paditëse e tye! Pastaj, edhe grupime e individë të shoqërisë civile, që me iniciativë të tyre, ose në mbështetje të opozitës, i kanë paditur në SPAK. Aq shumë ndjehen të paprekshëm disa prej këtyre, sa edhe në mes të Tiranës e parlamentit, kanë guxuar ti nxjerrin gjuhën edhe drejtësisë, kryesisht SPAK-ut!? Ky, pas hezitimeve dhe presioneve allashqiptarçe të nënkuptueshme nga maja e piramidës qeverisëse, ka gjetur kurajë për të kërkuar nisjen e hetimeve për ata, individualisht ose si “grup i strukturuar”!

Përvoja pozitive nga vende me demokraci dhe drejtësi të vërteta, me shtete ligjorë funksionalë, ka treguar me plot shembuj se një vend e një popull shpëton nga korrupsioni i pafre apo i çmendur me dënime të ashpër apo të rëndë nga drejtësia, për të cilën ligji është ligj; Kushtetuta e pacënueshme; vota e qytetarëve- e paprekshme; vullneti i tyre-detyrim për zbatim për të gjithë pushtetarët dhe shtetarët dhe çdo zyrtar...! Por, e keqja jonë është se ne kemi një kryeministër, që është "bariu" i një kopeje mizëri me të korruptuar apo me hajdutë me kostume dhe brekë firmato, me pasuri sheikore, që mund të blejnë ose nënshtrojnë çdo pushtetar e zyrtar..., pa përjashtuar edhe gjyqtarë dhe prokurorë!? Fundi i kësaj kundërvënie apo lufte të paprinciptë dhe nëpërkëmbëse të dinjitetit njerëzor dhe profesional, jo vetëm të disa gjyqtarëve dhe prokurorëve, do të na japë, shpejt a vonë, një fitues! Autokracinë dhe absolutizmin Edi Rama-Linda Balluku, korrupsionin, mafien, tregtinë me copa dhe interesa kombëtare Shqipërie...? Apo, "reformën në drejtësi", DREJTËSINË e vërtetë dhe funksionale, që nuk shitet e blihet...! Shumica e SHQIPTARËVE nuk kanë as më të voglën, mëdyshje! Po Edi Rama me “çetë” dhe gjysma e Gjykatës Kushtetuese, cilën palë dëshirojnë si fituese?

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat