Pse kaq “indiferente” Shqipëria ndaj Kosovës

Opinione

Pse kaq “indiferente” Shqipëria ndaj Kosovës

Nga: Skënder Kapiti Më: 18 shkurt 2026 Në ora: 19:34
Skënder Kapiti

Ditën e  Festës së Pavarësisë së Kosovës, ne Shqiperi u duk shumë zbehtë dhe më shumë vetëm  si lajm , dhe nuk u duk ndonjë shenjë feste per pavaresine e Kosoves, pothuajse asnjë flamur te saj as flamur kombetar shtesë . Gazetarët ne nje televizor kishin dalë dhe i pyesnin qytetarët  qe a e dinin cfar ishte 17 Shkurt dhe u kerkonin qe te uronin pavaresine e Kosoves,vetem dy veta e uruan. kurse per Shen Valentini per festat e karnavalave e ato te Vitit te Ri, ato pagane te veres behet nami me ferstime, per festat e rakive e te birres. as feste dhe as dite pushimi nuk eshte dita e pavarësisë së Kosovës.

Ndërsa shqiptarët e Kosovës me mijra  në Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë me 28 Nëntor vijnë dhe e festojnë atë në Shqipëqri, dhe madje e festojnë atë më mirë në Prishtinë se sa këtu në Tiranë, kosovarët vijnë jo vetëm nga Kosova por edhe diaspora dhe e mbushin stadiumin e Shqipërisë kur luan Shqipëria.

E mbështesin  Shqipërinë edhe nëpër stadiumet e Europës. Ndërsa kur luan perfaqësuesje e Kosovës askush pothuajse nga Shqipëria nuk vjen ta mbështesë Kosovën në Prishtinë, dhe teper pak dhe shumë sipëfaqesisht japin lajmet dhe televizionet në Shqipëri për arritjet e Futbollit të Kosovës.Kjo është kryesisht për faje të politikës si në Shqipëri por edhe në Kosovë, kjo për faktin e rënies së nivelit dhe bashkëpunimit reciprok dhe jo të sinqertë mes dy shteteve dhe sidomos të painteresimit të politikanëve të të dy shteteve.

Televizionet politikës në Shqipëri  u intereson vetëm që të vijnë sa më shumë pushues nga Kosova, kur vijnë shumë pak nga Europa.Askujt nga Kosova me origjinë patriotike e kombëtare nuk i mundësohet karrierë në Shqipëri Por këtyre dhe Kosovëdashësve nga Shqipëria as Kosova nuk ka treguar respekt e mirënjohje, sic është shëmbull madje edhe heqja e pensionit të veteranit të Luftës atyre kontributorëve të vërtetë nga Shqipëria që erdhën për të dhënë jetën për clirimin e Kosovës, Shqiptarët në Kosovë duhet t’i mësojnë të vërtetat, dhe jo të mbeten akoma peng në një masë të kondsiderueshme. Mos të mbeten peng  sidomos ata që e mbajnë veten intelektualë dhe injorantët e mediave, të mos mbeten peng të enverizmit, stalinizmit dhe titizmit ideologjik të djeshëm por as skllevër e servilë të korrupsionit dhe politikës ordinere të sotme. Këta do të mbeten relike të së shkuarës si zullumqarë kombëtarë.  

Ata të cilët, madje edhe vetë shoqëria nëqoftëse ajo hesht dhe nuk reagon, këta nuk janë viktima por janë  bashkëpuntëtorë të të këqijave politike dhe të korrupsionit.Në një shoëqëri të prapambetur dhe të korruptuar nuk ka vënd për të vërtetat,patriotizmin dhe as për kritikën reale.Politikanët e Kosovës si dhe disa intelektualë e gazetarë të mos bëjnë akrobacira politike servilizmi vetëm e vetëm për interesa personale, si p.sh. ata që mezi presin që të ftohen në ndonjë televizor të Tiranës që të  shpalosin egoizmin dhe injorancën e tyre të gërrditshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat