Në kërkim të një medie nacionaliste, të një gazete që edukon dhe kujton historinë patriotike, nacionalizmin ,të një gazete të vëtetë dhe reale, faktike dhe që ballafaqon opinionin me të vërtetat kombëtare, politike e demokratike.Unë sipas këndvështrimit tim e kam gjetur këtë te Gazeta “Bota sot”, te kjo media shëmbull dhe model modestie, tolerance, debati për demokracinë, politikën, diplomacinë ,drejtësinë dhe të vërtetën., të një stafi intelektual gazetaresk shumë të admirueshëm dhe profesionist.
”Bota sot” është media e paktë e ndoshta e vetja gazetë e lirë, e pavarur dhe zëri i së vërtetës, media që infomon në mënyrë të paanshme politikisht dhe që është e rrallë si media e publikut dhe jo mercenare e pushtetit dhe as e politikës.
Dhe them se pa gazetën “Bota sot” do kishim një terr informativ mbi realitetin e vërtetë, pasi shumica e gazetave e portaleve që dalin në Shqipëri e Kosovë janë të varura tërësisht nga politika , interesi dhe te paraja.Aq e vërtetë është kjo sa që atyre nuk ua hedh sytë kush, sepse janë të pabesueshme, servile dhe disa prej tyre edhe haptazi promovojnë agjenda antishqiptare.
Te gazeta “Bota sot” aty gjen shkrime, opinione e studime intelektuale edhe të shumë profesorëve dhe akademikëve jo vetë nga Kosova por edhe nga Shqipëria si ato të Prof. Eshref Ymeri, të cilit mediat në Shqipëri i kanë vënë embargo për të vetmen arësye se Profesori është dhe vjen nga një familje fisnike shqiptare, nacionaliste dhe antikomuniste; pse Prof. Ymeri është një intelektual dhe dijetar gjithkombëtar dhe Kosovëdashës i madh publicistikën e të cilit e lexoj dhe e gjej falë Gazetës “Bota sot”.
Unë nuk i kam takuar ndonjëherë asnjërin nga stafi i gazetës “Bota sot”, por kjo më gëzon jashtë mase dhe më shtyn që ta bëj këtë shkrim në mirënjohje dhe respekt ndaj saj dhe gazetarëve e opinionistëve të saj pasi pavarësisht këtij fakti “Bota sot” m’i ka botuar shkrimet e mia ashtu sikurse që boton edhe shkrime, analiza, botime e studime të shumë intelektualëve, profesorëve dhe akademikëve të tjerë erudit dhe potentë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e diaspora.
Duke u nisur nga këto konsiderata të mia vlerësoj se “Bota sot”është pararojë dhe tribunë e informimit gjithshqiptar , me lajme dhe informacione editoriale të vërteta dhe reale, duke ushqyer mendimtarët dhe shkrimtarët opinionistë të politikës, shtetit, republikës ,ligjit, demokracisë, duke u dhënë mundësinë materiale dhe letraro-informative të sakta dhe pra duke u mëndësuar atyre që të studiojnë, të analizojnë dhe të debatojnë për cështje , problematika dhe mbi shqetësimet publike e kombetare.