Tymi i bardhë, një dritë në fund të tunelit!

Opinione

Tymi i bardhë, një dritë në fund të tunelit!

Nga: Nijazi Halili Më: 1 shtator 2026 Në ora: 08:56
Nijazi Halili

Pas një periudhe të gjatë përplasjeje dhe bllokade politike, marrëveshja mes Albin Kurtit dhe Lumir Abdixhikut për Bekim Sejdiun ka sjellë një shpresë të re për tejkalimin e krizës institucionale.

Tymi i bardhë, mund të shihet si një shenjë se, edhe në momente të vështira, politika mund të gjejë një rrugë drejt kompromisit. Por kjo nuk është ende fundi i krizës. Marrëveshja duhet të dëshmohet me vota dhe me përgjegjësi institucionale.

Qytetarët e Kosovës janë lodhur nga përplasjet politike dhe presin më shumë se deklarata. Qytetarët kërkojnë institucione funksionale, stabilitet dhe vendime që i shërbejnë interesit të vendit.

Nëse marrëveshja mes Kurtit dhe Abdixhikut arrin të realizohet, ajo mund të shënojë një kthesë të rëndësishme në politikën kosovare. Mund të jetë momenti kur kompromisi politik vendoset mbi përplasjen dhe interesi shtetëror mbi interesin partiak.

Por rruga drejt zgjidhjes nuk përfundon me marrëveshjen. Ajo sapo fillon.

Tymi i bardhë është një dritë në fund të tunelit. Tani mbetet të shihet nëse ajo dritë do ta nxjerrë Kosovën nga errësira e krizës politike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat