Sindromi i Stokholmit apo i Vlorës?

Opinione

Sindromi i Stokholmit apo i Vlorës?

Nga: Xhevat Mustafa Më: 14 shtator 2026 Në ora: 09:28
Xhevat Mustafa

Për shumicën e “të majtëve” e të tjerë, “centristë” e “djathtistë”... që nuk e dinë akoma historinë e emërtimit dhe fenomenit “Sindroma e Stokholmit”, po e filloj këtë opinion me një informacion konciz: 

Sindroma e Stokholmit është një reagim psikologjik, ku pengjet ose viktimat e abuzimit krijojnë simpati ose ndjenja pozitive ndaj rrëmbyesve apo persekutorëve të tyre. Termi lindi pas një grabitjeje banke në Stokholm të Suedisë në gusht 1973, ku katër nëpunës u mbajtën peng për gjashtë ditë. Gjatë ngjarjes dhe pas lirimit, pengjet mbrojtën rrëmbyesit e tyre dhe madje refuzuan të dëshmonin kundër tyre në gjykatë, në shenjë mirënjohjeje për veprat e vogla të mirësisë që treguan gjatë atyre ditëve, si ushqimi apo lejet minimale për përkujdesje higjienike personale, duke i parë ata edhe si mbrojtës ndaj botës së jashtme.

Siç është shprehur e përjetuar për rreth  84 vjet komunizmi në Shqipëri ka përzgjedhur dhe ka pasur si bastion pikërisht Vlorën!? Për këtë qellim ka shfrytëzuar me ligësi dhe zgjuarsi edhe sedrën apo krenarinë gjenetike nacionaliste e krahinariste të shumicës së zonave fshatare dhe qytetëse të Vlorës, duke ua shtyrë grushtet që t'i bëjnë edhe më të thella gropat në gjokse për qenien nga Vlora e vlonjat!? Një rol të ndjeshëm dhe ndikues për rritjen deri në dehje e drogim të krenarisë lokale te vlonjatëve, në funksion të komunistifikimit masiv të tyre, ka luajtur edhe bërja e Vlorës "kryeqytet i Pavarësisë", më tepër nga dëshira dhe inisiativa personale prej vlonjati e Ismail Qemalit!? Kjo nuk merrte parasysh faktin historik se Pavarësia u parapërgatit nga kryengritjet popullore më 1909-1912 në Kosovë, Tropojë, Malësinë e Madhe, Dibër...Ndërsa në Vlorë gjatë atyre viteve nuk kishte asnjë çetë kryengritëse...! Prej Vlorës komunizmi është përhapur, ku më shumë e ku më pak në mbarë Shqipërinë, deri sa më 29 nëntor 1944, fatkeqësisht, arriti të rrëmbejë edhe pushtetin shtetëror e qeverisës! Për më tepër e më keq, ta shndërroje në diktaturë, nga më absurdet, nga më çnjerëzoret dhe më antikombëtaret.

Dhe gjatë 84 viteve shumica e vlonjatëve e kanë dashur dhe e duan, e kanë mbështetur dhe votuar!? Historia na ndihmon me një fakt shprehës dhe për tu çuditur e shqetësuar. Gjatë 24 viteve, nga 1992- 2026 bashkia e Vlorës ka pasur vetëm dy kryetarë nga PD, Elham Sharrën(1992-1996) dhe Gëzim Zilen(1996- 1997)! Ndërsa nga PS, kanë qenë rradhasi 7 kryebashkiakë, deri sot në mes shtator 2026!?              

Po kështu, tufat e deputetëve socialistë të Vlorës kanë qenë ndjeshëm më të shumta dhe vendimmarrëse për nga ngritja e kartonëve dhe e duarve se të deputetëve demokratë!?                                                                                                                                                            

A mund të interpretohet kjo dashuri komunizëm- Vlorë si krejt e rastësishme? Përse pikërisht vlonjatët u dashuruan marrëzisht pas komunizmit, edhe pse edhe atyre u nxiu jetën dhe Shqipërinë jo më pak se shqiptarëve të tjerë? Edhe më 12 shtator 2026, Edi Rama nuk u ndje në Vlorë i huaj, i padëshiruar, i rrezikuar...nga shumica e vlonjatëve, edhe pse u ka bërë e ka në projekte shumë gjëma!?                                                                                                                                                                     

Një pjesë e vlonjatëve “të majtë”, sidomos ata të lidhur me trafiqet shumëformëshe e shumëngjyrëshe dhe me përfitimet nga “deti i korrupsionit”, e justifikojnë dhe fshehin keq antidemokratizmin e tyre si sistem me alergjinë, përbuzjen, urrejtjen krahinariste, me dozë racizmi, ndaj Berishës si njeri e si lider politik, a thua se Edi Rama është engjëll në krahasim me atë dhe me ata vetë!? Paradoksalisht, shumica e vlonjatëve, sidomos të fshatrave, e urrejnë masivisht dhe histerikisht “malokun Berisha”, duke qenë gjeografikisht, mbi nivelin e detit, në krahina malore, edhe më malok se ai, edhe pse gjatë 3 mandateve qeverisës të tij e të PD- së, mund të vlerësohen si më të fituarit e jo si më të humburit!?                                                                                                                      

Referuar këtij fakti a mund të përdorim në vend të Sindromit 6 ditor të Stokholmit variantin "Sindromi 84 vjeçar i Vlorës"? 

Këto vitet dhe muajt e fundit, për ti mbajtur Vlorën dhe vlonjatët të lidhur pas tij, me parti e qeveri, Edi Rama, ka vrarë trutë e ka gjetur si rrugë e si karrema sajimin dhe konkretizimin e premtimeve dhe të projekteve në Sazan, Zvërnec, Nartë, Tragjas..., me miliarda oligarkësh amerikanë, izraelito-amerikanë, arabë, arubanianë, rusë, ndraghetasianë, grekë apo heleno-amerikanë...!  Përveç kësaj alternative, i ka përqëndruar vëmendjen, energjitë, potencialet njerëzore, mediatike, financiare edhe tek shndërrimi i Muzeut Historik(Kombëtar) të Vlorës në Muze hebraik!? Nuk mund të mos kujtohet se është po ky kryeministër që “ka harruar” qysh në vitet e parë të kryeministërllëkut për një Muze të Kosovës e për Muze të Çamërisë!?  Për këtë risi me plot para dhe pramendime e llogari, Kryeministri Edi  Rama është kapur fort, me duar e dhëmbë, tek fakti historik se dhjetëra familje hebraike në vitet e L2B gjetën strehë e mbrojtje në familje shqiptare vlonjate!? Por, jo rastësisht, “ka harruar” se merita dhe mirënjohja u takojnë familjeve shqiptare e se kjo e vërtetë e përjetuar dhe e e dokumentuar në shumë libra historikë dhe në dokumentarë filmikë e televizivë,  u duhet kujtuar dhe u takon qeverisë dhe shtetit të Izraelit!                                                                                                                                                           

Sepse është fakt se deri sot mirënjohja izraelite ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve është shpreh me ca copa letra dekoratash dhe mirënjohjeje!? Prandaj shumëkush nga SHQIPTARËT ka me bollëk arsye e të drejtë të mendojë dhe shprehë publikisht, edhe në praninë e Edi Ramës e të Beniamin Netanjahut, pyetjen e logjikshme në SHQIP, hebraisht, anglisht, gjermanisht...:                                                                                                                                                          

-Po në Jeruzalem e Tel Aviv, përveç një stende, a ka ndonjë muze në respekt e mirënjohje ndaj familjeve të shqiptarëve, që mbrojtën nga gjermanët qindra familje hebreje më 1943- 1944, duke qenë në varfëri dhe ngushticë strehimi ekstreme dhe mes shumë rreziqeve dhe sakrificave...???                                 

Mund të thuhet me bindje se ideja, nisma, nxitimi i kryeministrit Edi Rama për Muze Historik Hebraik dhe për projekte të tjera për “vëllezërit” apo “ortakët” e tij hebrenj, nuk ka si qëllim parësor forcimim e marrëdhënieve mes shtetit shqiptar dhe atij izraelit, por më tepër për të shfrytëzuar hebraizimin e Jared Kushnerit, për të hyrë në sytë, zemrën, mendjen, kabinetin e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump!?  Më pas, që ky të japë urdhër, që të arkivohen dhe harrohen nëpër raftet e arkivave dosjet Edi-Linda-Olsi Rama; Olta Xhaçka-Linda Balluku; Erion Veliaj- Blendi Gonxhe- Mirela Kumbaro; Artur Shehu dhe Ermal Beqiraj; Mirlinda Kërçanaj-Ergys Agasi...!?

Për të pasur një ide sa më të plotë se sa gjëma arkeologjike, historike, kulturore, arsimore, sociale ...i janë shkaktuar Vlorës, sidomos gjatë 13 viteve të Rama- qeverisjes, huazova këtë pjesë nga një tekst i personalitetit në fushat e studimeve ekonomike dhe të publicistit Zef Preci, nga përkatësia fetare katolik e jo mysliman! Domethënë, pa asnjë dozë alergjie ndaj hebrainjve dhe hebraizmit.                            

Sipas tij: pushtetarët qendrorë dhe vendorë shitën si godina dhe ambjente Shkollën Tregtare, Shkollën e Marinës, Shkollën e Aviacionit, Sheshin e Flamurit tek Kastrati (Olsi Rama)                                            

Përveç këtyre shitën Muradien, Klubin Labëria, Muzeun Etnografik tek Izraelitët, Muzeun Pavarësia, Aulonën e Vjetër, Portin tek Samiri; Triportin tek Salillari; Marinën e Orikumit tek Tan Dulaku, Sazanin tek miqtë amerikano- izraelitë; Karaburunin tek arabët; Zvërnecin, në 100  copa tek miq e shokë, sikur të ishte pa zot( pa pronar)!? Shitën Pyllin e Sodës në dhjetra duar; Nartën tek Samiri; Poron, Akërninë, Darzezën, tek Kastrati, Pacolli, Credins Bank etj., Jallinë dhe Pashalimanin tek turqit; Palasën tek Samiri, Frangaj e 40 hajdutë.                                                                                                 

Në  të vërtetë Vlorën nuk e shitën, ia dhuruan...me 1 euro miqve, ortakëve, vetes, vëllezërve, gruas, kunatës...!?Merret me mend se të gjitha këto masakra ndaj Vlorës janë kryer me dijeninë apo miratimin; me sy e gojëkyçjen e kryeministrit, sepse në këtë vend nuk bëhet asgjë pa lejen dhe vendimin e tij!?

E në vend të gjithë këtyre "thesareve" të trashëgimisë dhe identitetit të Vlorës e të mbarë Shqipërisë, do të ndërtojnë një Muze hebraik!? Arsyeja: pse në Vlorë gjetën strehin dhe mbrojtje nga shqiptarët 5- 6 shekuj më parë apo në vitet 1930- 1990 dhjetëra familje hebreje apo siç thuheshin në ato kohë, çifute!? 

Dhe pas kësaj tufe të madhe me të këqija, ka akoma shumë vlonjatë, edhe anëtarë të këshillit bashkiak të Vlorës, të PS dhe PD, që bëhen zbatues të verbër të urdhërit të kryetarëve, djeg e përvëluar nga dëshira për të fituar një shtrëngim dore nga Donald Trump, që do ta lajë, sapo të shkojë në wc!? Edhe duke "harruar" se ai nuk do të jetë president i SHBA pas 26 muajve!Për më keq votojnë pro ngritjes së Muzeut Hebraik, pa u merakosur fort apo fare se për këtë sakrifikohet "Muzeu Labëria" dhe siç argumentojnë specialistë, historianë, ambjentalistë..., përfshirë edhe arkitektin Elis Baba, me këtë akt, të dëmtuarit e vetëm janë vlonjatët, Vlora, Shqipëria...!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat