Isuf Daci nje jete e tere per gjuhen dhe historinë shqiptare

Opinione

Isuf Daci nje jete e tere per gjuhen dhe historinë shqiptare

Nga: Ali Daci Më: 5 prill 2015 Në ora: 16:36

Me rastin vdekjes se papritur të mësimdhënësit, historianit dhe atdhetarit Isuf H. Daci

Isuf H. Daci u lind më 10.08.1946 në Dacaj në një familje patriarkale shqiptare. I ati i tij, Hajdar Daci në luftën e Dytë Botërore si ushtar i armatës jugosllave zihet rob në Kumanovë nga forcat fashiste gjermane. Ai nga 8 prilli i vitit 1941 deri më 23.08.1944 ka shërbyer në llogoret “Stallaq” 2 dhe “Stallaq”17 A. Pas çlirimit të vendit qeveria komuniste mbyllë me dhunë shkollat fillore katërklasëshe që vepronin në gjuhën shqipe dhe hap shkollën fillore në gjuhen srbokroate. Në bangat e kësaj shkolle Isufi ulët në vitin 1953 dhe shkronjat e para i mësoj nga “Bukvari “ serb dhe mësues pati Ilaz Huremoviqin. Isufi si të gjithë të tjerët ka pasur vështirësi në nxënjen e mësime në gjuhë të huaj dhe së deri në klasën e katërt do ta mësoj i njëjti mësues. Në klasën e katërt në vend të Ilaz Huremoviqit vjen mësuesi i ri Alia Matoviq. Sot në arkivin familjar të Isufit e gjejmë dëftesën e klasës se katërt të cilën Isufi e ruajti si dokument arsimilimi në gjuhën e imponuar e që mbanë datën e lëshimit të 20 qershorit të vitit 1957. Pas mbarimit të shkollës fillore katërklaseshe, në analet e veta Isufi shkruan se më mbarimin e kësaj klase familja e tij ishin gëzuar shumë, pasiqë djali tanimë ishte bërë burrë dhe se mund t’i ruante 100 dele, së për shkollim të mëtutjeshëm as që bëhej fjalë. Isufi kishte kuptuar që atëherë se pleqtë e fisit të tij, nëpër oda burrash kishin biseduar se nuk ishte mirë që fëmijët e tyre të vazhdonin shkollimin në gjuhën serbokrote, pasiqë siç thonin ata, “më arsimimin në gjuhën serbe ata në të ardhmen do të asimiloheshin”.

Nga ky konstatim i pleqëve të urtë por analfabet e i disave që shkrim-leximin e kishin mësuar si autodidakt, ai kuptojë se edhe të moshuarit por edhe mosha e mesme dhe ajo e reja që mësonin në gjuhën joamtare e urrenin atë dhe si të tillë nuk e dëshironin që fëmijët e tyre ta trashëgonin. Kjo thënie “se ata mund të asimiloheshin” le të kuptosh se këta pleq të ndershëm e të vyeshëm dhe padyshim patriot nuk e donin shkollën fillore në Dacaj në gjuhën e serbokroate, por ata e dëshironin një shkollë për fëmijët e tyre në gjuhën amtare shqipe.

Isufi sapo mbaroj shkollën fillore katërvjeçare iu rrek jetës baritore, kuptohet, krejtësisht jashtë dëshirës dhe vullnetit të tij fëmijëror. Nga viti 1957 deri në vjeshtën e vitit 1962 ai i ruajti delet dhe mërzinë e kalonte duke i renë fyellit maleve të dendura e luginave të bukura të bjeshkës së Dacajve. U dallua shumë nga moshatarët e tij si bari i mirë dhe i dëgjueshëm në familje.

Vitet 1960-62 sa ishte Isufi në Dacaj, ishin vitet e shpërnguljeve masive të shqiptarëve nga trevat e Malësisë së Rozhajës, nga vendlindja e tij. Ai i kujtonte se ndarja nga kushërinjtë, përcjellja e tyre për në Turqi, manifestohej më vaje në zë dhe lot të pashtershme të ndarjes. Ata po iknin nga një pushtues i ri dhe po shkonin tek pushtuesi shumëshekullor, tek pushtuesi turk. Ata po i futeshin nën sqetulle pushtuesit i cili këto troje i kishte mbajtur të pushtuara për pesë shekuj. Isuf Daci, ishte i ri të kuptonte se çka po ndodhte, por shumë here kishte dëgjuar prindërit dhe të afërmit se edhe ata po e venin në dyshim mbetjen në trojet stërgjyshore, pasiqë të afërmit e tyre ishin rralluar shumë dhe se shumë shtëpi kishin mbetur shkretë. Në vitin 1958 nga Dacajt për në Shqipëri kishin ikur Elez e Din Daci. Letërkëmbimi i tyre me familje e më të afërmit, Isufit i kishte bërë përshtypje të thellë, pasiqë ata nga atje shkruanin së mësimet po i zhvillonin vetëm në gjuhën shqipe. Kështu, gjatë verës së vitit 1962, Isufi me kushëririn i tij Veselin ishin takuar shumë herë ku kishin biseduar e hartuar plane për vijimin e mësimit të mëtutjeshëm në gjuhën amtare dhe pikërisht në Shqipëri.

Kjo ishte rruga e vetme e tyre që të uleshin edhe njëherë në bankat shkollore, andaj edhe vendosen që bashkërisht të ikin matanë kufirit. Kështu, më 7 shtator të vitit 1962, në mbrëmje vonë, nën hijen e hënës nisen nga Dacajt dhe ikin këmbë për në Pejë. Në Pejë i çelë mëngjesi dhe nga aty më autobus shkojnë deri në Deçan. Në Deçan blejnë bukë dhe nisen në drejtim të perëndimit, pasiqë e dinin se andej dika duhej të ishte Shqipëria. Rrugës deri tek kufiri kishin takuar shumë njerëz të cilët i pyesnin së çfarë i kishte qitur rruga andej, ndërsa malësorët e vegjël të veshur në rroba zhguni e me plisa të bardhë në kokë u kishin thënë se po kërkonin bagëtitë e humbura dhe se ata po vinin nga Strellci i Epërm.

Natën e 7 shtatorit dhe agun e 8 shtatorit e kishin kaluar diku në Pllaqia të Junikut. Atë natë ata kishin fjete në brezin kufitarë. Në atë mëngjes herët kishin gjetur shtegun në një teren të përthyer dhe se ishin futur në grykën Valbonës. Isufi në një moment në kujtimet e Tija shkruan se gjatë udhëtimit të heshtur e të kujdesshëm kishte kthyer kokën mbrapa dhe kishte lexuar parullat e shkruara në shkëmbij, si: “Rroftë PPSH !”, Rroftë Enver Hoxha !” etj. dhe i drejtohet bashkudhëtarit të idealit se tani më siguri ishin në tokën shqiptare. Ata përfundimisht ishin në Shqipërinë e endërrave të tyre.

Pasiqë dorëzohen në postkomanden ushtarake kufitare ata u shtrohen kontrollit të rrept të shtetit. Pas këtij kontrolli i nisin për në Tropojë. Pas dy ditëve qëndrimi në Bajram Curr ata kishin takuar kushëririn e tyre Myftar Dacin, i cili kishte dalë njëmbëdhjetë ditë para tyre. Nga Tropoja i dërgojnë në Shkodër e nga Shkodra në Shijak ku mbahen njëzetë ditë dhe nga aty në Çerme të Lushnjës ku e regjistrojnë në shkollë. Aty Isufi kishte kushte e mira banimi dhe ushqimi dhe kishte mundësi që të punonte më normë në kooperativën bujqësore. Atje ai takoj shumë kosoavar e shqiptarë nga të gjitha trojet etnike.

Më 14 shtator të vitit 1963 nga aty e dërgojnë në shkollën të Mesme Profesionale në Elbasan së bashku me disa shokë.
Ai më gjithë zemër iu përvesh mësimit dhe se më sukses përfundoj klasën. Vitin e dytë e fillon me entuziazëm dhe pos obligimeve shkollore ai nisi të merrej me aktivitet të lira, ku pranë klubit “Labinoti” fillon të ushtroj mundjen në stilin greko-romak. Kjo nuk zgjati shumë sepse pa ditur gjë në orën e parë të mësimit më 1 mars të vitit 1965 hyri një profesor i cili i drejtohet profesorit Dashamir Bibaj se Isuf Dacin e kërkon drejtori Mihal Tado. Nga aty e marrin dy punëtor të sigurimit të cilët i kishin thanë -“Ti ke bërë lutje të kthehesh në Jugosllavi”. Këtë lutje e kishte bërë në Çerme të Lushnjës sa ishte në llogore. Para se të përshëndetej më shokët dhe shoqet e klases drejtori i shkollës ia kishte lëshuar një vërtetim ku shkruante se “Isuf Daci e ka mbaruar vitin e parë dhe semestrin e vitit të dytë “ pason vula me flamurin kombetar dhe nënshkrimi i drejtorit.

Isufi përfundimisht po riatdhesohej në kohen kur kishte përvetesuar mirë leximin dhe shkrimin në gjuhën amtare. Nga Shkodra e sjellin në pikën kufitare të Hanit të Hotit dhe e dorëzojnë në policinë jugosllave. Ai mbahet në izolim në periferi të Titogradit deri më 30.VI.1965 kur edhe u lirohet. Pas kthimit nga Shqipëria dhe mbarimit të shërbimit ushtrak, vërtetimin nga Elbasani se kishte kryer vitin e parë të shkollës se mesme s’i pranoi askush, bile siç shkruan ai, zyrtaret u frikësonin nga dokumenti i shtetit shqiptar. Më në fund vendos t’i vazhdoi mësimet me korrespodencë ato të shkollës fillore deri në shkollën e Lartë Pedagogjike në të cilin u regjistrua si student i rregullt në grupin Histori-Gjeografi në SHLP”Bajram Curri” në Gjakovë në vitin akademik 1972 / 73.

Në mars të vitit 1974 fillon të punoj nē SHF në Dacaj. Në atë vit ishte hapur klasa e pestë dhe në shkollë punonte vetëm Sokol Daci pasi që mësuesi Muhamet Çeliqi kishte lëshuar punën. Kështu që më 26 mars të vitit 1974 e mer klasën e dytë dhe të katërtën dhe gjysmën e lëndeve në klasën e pestë. Në vitin 2010 u pensionua . Në vitin 1975 diplomohet në SHLP”Bajram Curri” në Gjakovë. Ai qe udhërrefyes i shumë brezave që i edukoj në frymen atdhetare. U përpoq që sa më shumë të ketë shqiptarë të arsimuar. Më rënjen e komunizmit dhe shaqjen e pluralizmit politik në Mal të Zi, Isufi aderoj në Lidhjen Demokratike në Mal të Zi dhe për 12 vite ishte anëtar i kryesisë së këtij subjekti politik. Në vitin 1990 u vu në krye të Këshillit për Pajtimin e gjaqeve në Malësin e Rozhajës ku fjala e Tij zinte vend si tek pleqt ashtu edhe tek riani shqiptare. Në këtë aktivitet ai pos intelektualve shqiptare nga Rozhaja u perkrah edhe nga kryeplaku i Kosovës Anton Çetta e rinia kosovare siç ishin Have Shala, Prof. Isa Nikçi, Zoge Shala, Adem Grabovci, Ethem Çeku, Myrvete Dreshaj e shumë të tjerë.

Gjate viteve te luftes, 1998- 1999 për çlirimin e Kosovës ai dha komtributin e tij kombëtar e familjar duke strehuar e ushqyer me qindra të përndjekur nga zonat e luftës. Isuf Daci për dyzet vjet me radhë studioj etnogjenezën e fisit të Dacajve në Rozhajë ku në vitin 2002 edhe botoj monografin “ Dacajt dhe stërgjyshërit e tyre” që njëherit është edhe libri i parë i botuar në gjuhën shqipe nga radhet e shqiptarëve në Rozhajë. Këshilli organizatiov i Manifrestimit Tradicional letrar “Ora e Maleve” i ndau në vitin 2012 mirënjohjen për kontributin e dhënë në arsimimin dhe edukimin e brezave në gjuhën shqipe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat