Masakra e Srebrenicës, vetoja ruse dhe Angelina Joli

Opinione

Masakra e Srebrenicës, vetoja ruse dhe Angelina Joli

Nga: Nga Skënder MULLIQI Më: 12 korrik 2015 Në ora: 13:57

Për masakrën e Srebernicës është shkruar dhe është foluar shumë deri më sot .Unë për fillim të këtij shkrimi shkëputa mendimin e aktorës së famshme Ahgelina Jolie dhënë në një intervistë kohë më parë.Ajo patë gjiruar edhe një film për masakrën më të tmerrshme dhe më të madhën pas Luftës së Dytë Botërore.

Në filmin “In the land of blood and honey” të aktorës hollivudiane Angelina Jolie serbët paraqiten si kriminelë, ndërsa myslimanët si viktima të pafajshme, që në fakt edhe ishin.

“Në prag të fillimit të xhirimeve të filmit, shkova në shtëpi dhe fillova të qaja sepse mu shfaq frika, dhe pse jam përson që qaj shumë rrallë. Pamëshirshmëria e luftës në ish-Jugosllavinë për këdo mund të sjellë një gjëndje prekëse dhe emocionale. Sa më tepër lexoja për luftërat në Jugosllavi, aq më shumë turpërohesha nga vetja që kam ditur kaq shumë pak për atë që kishte ndodhur atje. Kur i mësova këto, fillova të mendoja: ”Si është e mundur që njerëzit të jenë kaq të pamëshirshëm ndaj grave? Si është e mundur që njerëzit i vrasin fqinjët e tyre me të cilët kanë jetuar me vite?".

Viktimat e gjenocidit në shekullin e kaluar llogariten të kenë qenë 40 milion njerëz.Termi gjenocid është krijuar nga Rafael Lemkin (1900-1959), një shkollar juridik hebre, më 1943, nga rrënjët “genos” (greqisht për familje, fis, ose racë) dhe “–cid” (latinisht - occidere, me vra). Kjo u arrit më 1948, me Konventën për Ndalimin dhe Dënimin e Krimit të Gjenocidit.Pas nënshkrimit të minimumit prej 20 vendeve, Konventa u bë ligj ndërkombëtar më 12 janar, 1951. Në atë kohë, vetëm dy nga pesë anëtarët përmanent të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ishin nënshkrues, Franca dhe Tajvani. Bashkimi Sovjetik e ratifikoj atë me 1954, Mbretëria e Bashkuar më 1970, Republika Popullore e Kinës më 1983, dhe Shtetet e Bashkuara më 1988.

Kjo vonesë në përkrahjen e Konventës nga kombet më të fuqishme të botës shkaktoj lëngim të saj për katër dekada. Vetëm më 1990-at filloj zbatimi i ligjit ndërkombëtar mbi krimin e gjenocidit.Edhe pse pas 20 vitesh heshtje , Anglia paraqiti nje rezolutë në Këshillin e Sigurmit të Kombeve te Bashkuara që këto vrasje nga serbet cilësohen si gjenocid.Rusia vuri veto në mënyrën më të turpshme , duke e shtuar kështu dhembjën e familjeve të viktimave .Nuk ka dyshim së gjenocidi kishte ndodhur në korrik të vitit 1995 në Srebrenicë , kur forcat kriminale të Ratko Mlladiqit dhe Radovan Karagjiqit kishin dhënë urdherë të pushkatohen myslimanet civilë në atë natë të bartolomeut, pikërisht në zonën që e siguronin Kombet e Bashkuara-holandezet. Ruset e Vladimir Putinit është ditur paraprakisht së do të vën veto, sepse diktatori Putin edhe 20 vite nga kjo masakër aneksoi rajonin ukrainas të Krimesë vitin e kaluar.Dhe vota pro rezolutës do binte ndesh me hegjemonin rusomadhe.

Prandaj, as që është pritur që rezoluta e sponzorizuar nga anglezet të gjëje miratim .Rusët dhanë arsyetim banal përmes ambasadorit Vitali Çurkin i cili pa fije turpi deklaroi së rezoluta është " politikisht e motivuar" dhe " konfrontuese', që nuk përkon fare më të vërtetën. Po të ishin në pyetje serbët me këtë rast rusët do të kishin tentuar ta përmbysnin botën.Një deklaratë e tillë destruktive bie ndesh me ratifikimin e konventës për gjenocid të nënshkruar nga Rusia në vitin 1954.

Por, sllavet si popuj mizor shkelin mbi çdo marrveshje dhe parim , sikur që po na ndodhë edhe më serbët.Një veto e tillë e palës ruse sigurisht se nuk i ndihmon paqës së brisht në Bosnje , por do të hapë plagë të reja midis bishnjakëve dhe serbëve , si dhe do ti shtoj hasmeritë e popujve në Ballkanin ende të pa stabilizuar politikisht dhe shumë në gjendje të rëndë ekonomike.Edhe nese nuk u votua një rezolutë e tillë , ajo do te mbetet e dëponuar si rezolutë për gjenocid të kryer ndaj popullatës së pambrojtur myslimane nga kriminelët serbë.Kurse në anën tjetër Parlamenti Evropian ka miratuar rezolutën për Srebrenicën, me të cilën dënohet gjenocidi i kryer 20 vjet më parë.

Edhe Dhoma Përfaqësuese e Kongresit të SHBA e ka miratuar njëzëri Rezolutën për Srebrenicën, me të cilën krimet serbe të korrikut të vitit 1995 i përkufizon gjenocid.Kjo Rezolutë dënon të gjitha deklaratat që kontestojnë këtë nocion .Duke iu gëzuar vetos ruse, kryetari i Serbisë , Tomisllav Nikoliq ka shkruar leter Putinit në të cilën ka thesuar së Ballkani do te jete buzë luftës nese miratohet rezoluta për Srebrenicën.

Serbia kurrë deri me sot nuk kërkoj falje per masakaren e Srebrenicës dhe shumë masakra të tjera në Bosnje dhe në Kosovë. Bashkësia Ndërkombëtare iu tregua e padrejtë kur nuk e dënoj Serbinë pranë TPI-së në Hagë për gjenocid. Vet Bill Klinton e kishte arsyetuar ndërhyrjen ushtarake te NATO-së, duke theksuar se Millosheviqi është duke shkaktuar gjenocid mbi popujtë jo sllavë në ish-Jugosllavi.Nuk ka gjë ne rëndë për një popull së ende pas 20 vitesh mijëra njerëz ne Sarajevë bartnin për ne Srebrenicë 136 arkivole te viktimave të çmendurise serbe , për ti varrosur me rastin 20 vjetorit të masakrës.Çdo pervjetor shton dhembjën e madhe jo vetëm në Bosnje, por edhe në mbarë botën liridashëse .Serbët e tërbuar , nuk po i ndalin as sot aventurat e tyre shumë të rrezikshme për paqën një rajon dhe më gjerë bashkë me Rusinë diktatoriale.

Atyre as që po iu bëjnë përshtypje masakrat që i shkaktuan në Kosovë si ajo e Reqakut, Lybeniqit, Mejës, Rahovecit dhe shumë masakra anëkënd Kosovës .Këto janë treguesi më i mirë së serbët , kan merituar po të kishte pasur drejtësi në këtë botë ta vuajnë dënimin për gjenocid së paku për 50 vite me radhë siq e vuajti Gjermania hitleriane.Pasojat e mos dënimit të tillë janë duke iu kthyer si bumerang faktorit ndërkombëtar. Serbia bashkë me Rusinë nuk po heqin dorë as sot nga planet e moqme ekspansioniste në Evropë...

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat