Dështimi i njerzimit

Opinione

Dështimi i njerzimit

Nga: Nexhat Bexheti Më: 9 janar 2017 Në ora: 14:25
Nexhat Bexheti

Pakënaqsia sociale në botë është shum e theksuar,dhe spiralja e antagonizmave zhvillohet me intensitetë impulsivë. Njerëzimi  momentalishtë  gjendet  në udhëkryq. Për arsye se  nuk u realizuan synimet e Globalizimit , Integrimit botrorë,ndarjes ndërkombtare të  punës dhe ngritja e  Esperantos  si një gjuhë e vetme për komunikim botrorë.

Filluan plasaritja e informatave nga cenzuara e hekurt e pushtetarëve në qeveritë e shteteve super të zhvilluara dhe gjysëm të zhvilluara. E kemi të njohtur nga  Wikilis , interneti  me rjetet sociale dhe forma tjera  të cilat veprojnë , janë  aq të përhapura sa që  nuk kontrollohen  nga shërbimet sekrete .Publikut botrorë i emitohen sekuencat e orgjive dhe çmenduri ve tjera të organizuara nga ata të cilët janë zgjedhur nga masa, dhe politikanët me llogari maramendëse miliarda  dollarë, që asocon plaçkitje të shtetit.Pikërishtë kjo do ti iritojë në skajëshmëri  votuesit sepse është nëpërkëmbë vullneti i dëshirës së votuesve, nga premtimet elektorale për një jetë të lumtur. Konkurenca për të plasuar informata është në kulminacion, si rezultat  profiti.Nuk ka më sekrete e tëra publikohet, psiha e njeriut kërkon ndryshim.

Pakënaqësia e njerëzve ritet nëpër të gjitha  vendet e botës! Pa dallime etnike  dhe fetarë, kjo pakënaqësi  i bashkon njerëzit në një forcë qytetare me  ideale  internacionaliste,dhe akumulohet të  shpërthejë?  Të kursehet njerëzimi nga shkatrimi fizik dhe material.

Njerzimi  vuan për standardë jetësor,nuk i pranonë më zgjerimin e vatrave të krizave luftarake,pasi që nga shkëmbimet e fjalëve me njerëzit në mbarë botën, nëpër mes rjeteve të ndryshme sociale, njerëzit shoqrohen dhe  e internacionalizojnë kërkesën e përbashkët për jetë të lumtur,nuk e pranojnë luftën. Pikërishtë këtu është dallimi në mes politikanëve, dhe popullatës  popullata botrore është hapur në dialog me pjestarët e gjithë popujve të botës,ndërsa politikanët janë mbyllur në qarkun e vetëshpikur, me disponimë negativ ndaj qytetarëve të vetë pastaj edhe ndaj tjerëve.

Qeveritë e shteteve e kanë kuptuar se një ditë do të shpërthejë pakënaqësia, dhe revolti  i sedimentuar disa dekada mundet të kalojë në revolucion qytetarë,i ngjashëm me revolucionin socialistë.  Dhe do të dështojë demokracia e pazhvilluar. Super fuqitë dhe vendet e zhvilluara nga frika kanë nisur të kërkojnë moduse për ta evitu rezikun? Këtë e kuptojmë nga lëvizjet e fundit që ndërmeren nga super fuqitë, me kërcnime luftarake me përmasa bërthamore, me qëllim që ti qetsojnë  njerëzit e botës.

Proçest e stërgjatura sa një jetë njeriu,sot më nuk pranohen nga njerëzit, që akoma të  të vazhdojnë në kërkim të rezultatit përfundimtarë, njerzimi kërkon efektivë e cila sjellë  standardë jetësor më shpejtë se nga formacionet shoqrore të deritanishme, dëshirat e njeriut evulojnë nga më e thjeshta nga  superiorja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat