"President" sërish na turpërove!

Opinione

"President" sërish na turpërove!

Nga: Ismet Rashiti Më: 27 qershor 2017 Në ora: 18:06
Ismet Rashiti

E lexova njëherë, por s'ju besova syve. I hapa edhe njëherë portalet, e nuk doja të besoj sërish që Presidenti i Kosovës t'ia ket uruar Alexandër Vuçiqit, postin e presidentit të Serbisë. Po, po bile ia paska uruar me telefon para se me ia uru Presdidentit të Shqipërisë zgjedhjet e mira dhe demokratike dhe para se me ia uru fitorën bindëse, Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama!

E çuditshme, por fatkeqësisht e vërtetë!

Si ka mundësi që Presidenti i Kosovës t'ia uroj këtë post njeriut që Kosovën e quanë "zemër" të Serbisë. Pastaj i njejti Vuçiq, jo vetëm që nuk e ka ndërmend t'a njof Pavarësinë e Kosovës, por edhe po e pengon të pranohet në institucionet më të rëndësishme ndërkombëtare.

Shkojmë me radhë:

- Vuçiqi është zgjedhur president i një shteti armik që ka vrarë e masakruar mijëra shqiptar,

- Vuçiqi ka qenë zëdhënës i politikës antishqiptare të Millosheviqit,

- Vuçiqi nuk ka kërkuar falje për krimet e bëra nga shteti serb,

- Vuçiqi po e mbanë pengë pjesën veriore të Mitrovicës,

- Vuçiqi ende nuk po i zbulon varrezat masive të mbushura me shqiptarë nga të gjitha moshat,

- Vuçiq ende i ndjek dhe i burgosë pjestarët dhe komandantët e UÇK-së përmes Interpolit,

- Vuçiqi nuk po e zbaton asnjë marrëveshje të "arritur" në Bruxel,

Unë dhe besoj asnjë njeri nërmal nuk e kupton pse Presidenti Thaçi e ka ftuar në telefon, Vuçiqin dhe ia ka uruar këtë post në emër të qytetarëve të Kosovës. A është i vetëdieshëm Presidenti Thaçi që në bazë të kompetencave që i jep Kushtetuta e vendit është faktor i unitetit dhe përfaqësues edhe i familjeve të të zhdukurve, edhe i grave të dhunuara, edhe i atyre që janë vrarë e masakruar nga shteti, kryetar i të cilit është zgjedhë Vuçiq.

Sedi pse kjo ngutje për dialog, pse kjo përulje e Thaçit ndaj Serbisë. Vërtetë është e pakuptueshme, e pajustifikueshme, madje edhe shumë e dëmshme. Kjo logjikë përulëse e nënshtruese nuk e nderon asnjë njeri se pa lëre më një President të një vendi.

"President" mos luaj me ndjenjat të qytetarëve të vendit tënd. Bëhu President përnime, zbatoje Kushtetutën e mos na shkel dinjitetin si qytetar dhe si komb i lashtë e i qytetruar sepse nuk e meritojmë një gjë të tillë!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat