Me kë do të jetë vallë Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në Loro Boriçi, në Shkodër!

Opinione

Me kë do të jetë vallë Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në Loro Boriçi, në Shkodër!

Nga: Beqir Sina Më: 9 tetor 2017 Në ora: 18:53
Beqir Sina

Do të jetë me Gianluigi Buffon, dhe me flamurin trengjyrësh të italianëve( ngjyrë blu, bardh e kuq), apo me Berishën, e flamurit dy ngjyrësh - atë kuq e zi - flamurin tonë kombëtar!

Pasi ai i habiti të gjithë me prezencën në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër, një vit më parë ( 8 Tetor 2016) me uniformën e Italisë, në një kohë kur Kryeministri Edi Rama, ishte në tribunë, për të ndjekur ndeshjen Shqipëri-Spanjë, kreu i qeverisë,  ishte shfaqur sërish me flamurin trengjyrësh të italianëve( ngjyrë blu, bardh e kuq), stamposur në një xhakavento.

Ai mbasi në rrjetet sociale,mori disa komente e analiza edhe nga personalitete të njohura, të medies në Shqipëri, po për atë veshje, kuptohet aspak të mira, e të “kendeshme” për Ramën, të cilat vërshyen si një “lumë”, duke ja fërshëllyer, Kryeministrit të Shqipërisë, ndaj veshjes jo të përshtashme, si Kryemnistëri, i një vendi, me atë sjelljen e tij, prej “kapadaiu”, doli përsëri i veshur të njëjtën veshje, ku në krahun e majtë të saj ishte qepur një patch, që zakonisht përdorin uniformat sportive, apo ato ushtarake, për të treguar krenarinë e vendit të tyre, në arenën ndërkombëtare. 

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i dalluar kohët e fundit, edhe për veshejn e tij ekstravagante në daljet e tij në publik, dhe ato zyrtare, doli përsëri me të njëjtën veshje, në publik,dhe para kamerave jo shumë larg kritikave ndaj tij, të cilat i tërhiqnin vrejtjen Kryeministrit se nuk ishte aspak e drjet që Kryeministri i një vendi të dalë e të "promovojë" me veshejn e tij me anë të simbolve kombëtare një vend tjetër cilido qoftë ai. 

Kryeministri i Shqipërisë, "nuk u tërhoq" nga veshja e tij, mbasi ai nuk ishte me ndonje patch me flamurin e Shqipërisë, në veshjen e tij, por ajo që të binte në sy dhe nuk e bënte asapak krenar, në sy të publikut, ishte me Kryeministrin e Shqipërisë,  i cili  doli përsëri, me ngjyrat që simbolizojnë flamurin italian - ngjyrë blu, bardh e kuq. 

Madje, këtë "krenari" po i themi, Kryeministri i Shqipërisë, e “shiti” shumë “lirë” në mesin e të pranishmëve, atë ditë duke e justifikuar "gabimin e parë" me atë se veshja ishte një “dhurat”, që ai po e bënte sa më shumë publike, edhe para një italiane, që Kryeminisrti i Shqipërisë, mbasi u komplimentoua për veshjen, e tij, i tregoi italianes se përse ai mbante atë veshje me simbolin e shtetit italian, duke thën me të "qeshur" nga që ajo ishte një “dhurat”, sikurse tha Rama, e portierit të kombëtares, italiane, Gianluigi Bufonit.

Mirëpo, ja që edhe Gianluigi Buffon, i cili mbas 25 vjetësh vjen përsëri në Shqipëri, rasti e solli të jetë në vendin tonë, edhe si “miku” i Kryeministrit të Shqipërisë, por dhe portieri më i admirushem në Shqipëri, simpatizanti i mijëra tifozave të Italisë, këtu te ne, njeriu i cili i kishte bër një “dhurat” më parë, Ramës, e cila duhej të bëhej publike, dhe me veshjen e Kryeministrti të Shqipërisë, tani që i duhet “mikut" të tij, a do të vishet…. sot, si u veshë ai në ndeshjen me Spanjën, në të njëjtin stadium dhe të njëjtën ditë…

A do të suprizojë kësaj radhe vallë! Rama, nëse do të qendrojë ai në tribunën e Loro Boriçit - ndeshjen e vlefshme për eleminatoret e Kupës së Botës Rusia 2017, me ndonjë veshje,ku Kryeministrin do t'a shohim me ndonjë simbol Italisë, në një kohë kur luan vendi i tij Shqipëria me Italinë, dhe Rama e ka veshjen me dhuratën e portierit të Italisë.

Dhe, një pyetje tjetër, që Rama vet duhet ti përgjigjet, sot shqiptarve , dhe ai duhet që “t’ua hapi zemëren” e t’ju tregojë shqiptarve të tij, “ se me kë është Rama, sot në Shkodër: “Me Gianluigi Buffon, dhe me flamurin trengjyrësh të italianëve( ngjyrë blu, bardh e kuq), stamposur në atë xhakaventon e dhuruar, apo me Berishën, e flamurit dy ngjyrësh, atij kuq e zi - flamurin tonë kombëtar.

Kur do të gëzohet më shumë kur të pësoi Gol Berisha i Shqipërisë, apo  Buffoni i Italisë!....

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat