Të gjithë e preferojnë 28 Nëntorin, si Festë kombëtare!

Opinione

Të gjithë e preferojnë 28 Nëntorin, si Festë kombëtare!

Nga: Ragip Guraziu Më: 26 nëntor 2017 Në ora: 10:59
Ragip Guraziu

Kreu i Lëvizjes Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, proklamon zgjimin nacional për atë synim për të cilin janë vënë themelet e para të shtetësisë shqiptare, zgjimin e bashkimit. ''Qëllimi ynë si komb duhet të jetë ndërtimi i shtëpisë sonë nën një çati të përbashkët. Bashkimin nuk mund ta ndalë askush.''

Socialistët në Shqipëri festojnë edhe 29 Nëntorin, që mendojnë se kjo ditë një tjetër ditë e madhe, e cila ka shënuar njëherë e përgjithmonë në historinë e Shqiptarëve, mundësinë për të qenë të gjithë krenar.'' Flamuri përmbledh kujtimet e shkuara të një kombi dhe një gjuhe të pashkruar që mund ta kutojë syri dhe zemra e çdo njeriut. Nuk janë kujtime goditjesh kundër fqinjëve, nuk janë kujtime lakmie dhe rrëmbimesh; janë kutime vetëmbrojteje me mundime të palodhura dhe me trimëri të gjata e të forta që kanë lënë gjurmë tek të gjithë popujt e qytetëruar. Nga kjo pikëpamje mund të mburremi se Flamuri ynë, siç është një nga më të vjetrit e botës, është dhe një nga më të drejtët'', Faik Konica.

Kryeministri  shqiptar, Edi Rama, për festat e Nëntorit,' '29 Nëtori është dita tjetër e madhe e cila ka shënuar njëherë e përgjithmonë në Historinë e shqiptarëve, mundësinë për të qenë të gjithë krenar në orët e veta më të vështira bota ime pa shqipatrët në anën e duhur të historisë''. Ajo luftë e lavdishme është njëra nga trashëgimitë më të shkëlqyera për ne dhe brezat që vijnë. Ky 28 nëntor dhe 29 nëntor kishin me vete një mundësi të jashtëzakonshme jo vetëm për të lexuar me krenari dy faqe të ndritura të së shkuarës, por edhe për të parë mes atyre faqeve se e ardhmja jonë mund të jetë e ndritur, se ne mund të bëjmë ashtu siç besuan ata, të cilët në kohën më të zymta i dhanë mundësi Shqipërisë të rilind. Ne kemi këtë guxim dhe do ta rilindim Shqipërinë'', ishte një fjalim i kryeministrit shqiptar vite më parë. Pretendimet e liderëve politik të Kosovës, ''28 Nëntori, Dita e Pavarsisë së Shqipërisë dhe Flamurit  kombëtar, është dhe do të mbetet njëra ndër ngjarjet më të ndritura të popullit shqiptar.

Është vlerë e duhet të ruhet dhe të kultivohet në shenjë rspekti për paraardhësit tanë, për të tashmën dhe të ardhmen e brezave që do të vijnë'', ishin këto urimet e disa udhëheqësve dhe liderëve kosovarë, drejtuar udhëheqësisë së Shqipërisë, për festat e Nëntorit. Flamuri kombëtar shqiptar, nuk është vetë simbolik. 28 Nëntori i vitit 1943, ishte epiqendra e formësimit të mëvetësisë shqiptare, duke simbolizuar simbolizën e vetëmbrojtes së qenies shqiptare, përmes pushtimeve të egra, spastrimesh dhe grabitjeve ekspazioniste nga të huajt.

Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, për herë të parë në historinë e këtij kombi, ngriti flamurin me shqiponjën dykrenare në Kalajën e Krujës, i cili valoi plotë 25 vjet me radhë duke ruajtur, po kaq vjet, lirinë dhe indetitetin nacional, etikën dhe etninë shqiptare. Nëntori i dytë 1912, (ngitja e Flamurit të Pavarësisë së Shqipërisë nga plaku Ismail Qemaili, shënoi themelet e Shqipërisë së sotme (londineze), e cila mbushi plot 105 vjet jetesë, duke prezentuar anëekënd botës, identitetin autenik shqiptar. Flamuri kombëtar shqiptar, nuk është vetëm simbolik, por edhe frymëzim zgjimi për luftë, liri dhe rezistencë. Veçmas për shqiptarët, të cilët padrejtësisht mbetën jashtë shtetit amë, Shqipërisë.

Njëzetetetë nëntori i 1912-së, shëroi një plagë shqiptare, (Pavarëia e Shqipërisë), por la të hapur plagët tjera të cilat kullonin në zgjedhjen e të huajve, serbo-sllave e greko-helene. Të mbledhur rreth Shqiprisë amë (flamurit kombëtar), shqiptarët gjetën gjithmonë ngrohtësi dhe frymim për luftë, sakrifica dhe bashkim kombëtar. Edhe pse Shqipëria e dergjuar nën petkun e diktaturës komuniste (gjysmë shekulli monizim, duke anatemuar pjesë të historisë sonë, por edhe figura të mëdha kombëtare), shqiptarët nuk u ndalën kurrë në rugën e lirisë së plotë.

Me flamurin dykrenor të Skenderbeut e Ismail Qemalit, shqipatrët u bashkuan gjithmonë rreth sofrës së madhe kombëtare, (rreth flamurit), duke ngritur shqiponjën tonë, në tërë hapësirën shqiptare, Kosovë, Maqedoni, Mali i Zi, Çamëri dhe kudo në mërgatën tonë, duke proklamuar të vetmin mesazh. Shqiptarët u ndan në kufij me gjemba, por askush s’mund të vëjë kufij në shpirtin dhe zemrën e tyre të madhe. Flamuri kombëtar i Ismail Qemailit, mbështolli dekada me radhë heronjtë e Kosovës, të cilët po me këtë flamur u vranë e u burgosën dhe u internuan në kazamatat sllave e greke. Po ky flamur bashkoi dhe rreshtoi ushtarët e lirisë së Kosovës, UÇK, të cilët e mbajtën të palëkundur,d eri në fitoren e madhe të 1999. Epo kjo që shënoi edhe fundin e pushtimit serb në këtë anë të Arbërisë (Dardanisë), të quajtur Republika e Kosovës. Kosova pas shpalljes së pavarësisë me 17 shkurt 2008, prezentoi flamurin e vet shtetëror, pa ngjyrime kombëtare, por flamuri kombëtar (shqiponja dykrenare), mbetet gjithmonë i pazëvendësueshëm dhe i pa lëkundur, në mendjen dhe shpirtin shqiptar.. Dhe si i tillë do të mbetet në rrugën dhe identitetin me dekada kombëtare.

Flamuri përmbledh kujtimet e shkuara të një kombi dhe një gjuhe. Qëllimi ynë si komb duhet të jetë ndërtimi i shtëpisë sonë, mbyllja e plagëve tona njëherë e përgjithmonë, siç thuhet se qeveria shqiptare e Isamil Qemalit duke rreshtuar përfaqësues nga të gjitha etnitë shqiptare, sot dy shtete shqiptare në Ballkan, Shqipëri-Kosovë, mbajnë për barrë ruatjen dhe mbrotjen e tërë etnikumit shqiptar, kur kemi parasysh edhe viset tjera shqiptare jashtë bashkimit, të cilat troje ku ka shqiptarë janë të gjitha toka të sabotuara të shqiptarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat