Protesta dhe Referendum kundër tregtarëve të Kosovës - Bota Sot
Protesta dhe Referendum kundër tregtarëve të Kosovës

Opinione

Protesta dhe Referendum kundër tregtarëve të Kosovës

Nga: Arben Vata Më: 28 gusht 2018 Në ora: 16:45
Hashim Thaçi dhe Baton Haxhiu

Kush u ka thënë këtyre tipave së Kosova është prona e tyre? Nëse duan le të shesin dhe shkëmbejnë me serbët shtëpitë, pronat apo tokat e veta.

Toka e një shteti nuk mund të nxirret ne pazar. Nuk mundet dot askush të injorojë një popull. Nuk mund të vendosë politika dhe media për çështje të tilla por populli me referendum.

Në çdo vend demokratik pyetet populli edhe për çështje të vogla; jo më për këtë vendim që prek shqiptarët kudo ku janë.

Njerëzit nuk duhet të mashtrohen pasi asnjë njeri normal nuk beson se Serbia po i fal diçka shqiptarëve. Përkundrazi, e vërteta është se me shqiptaret po tallen pasi kanë rënë dakord me politikanët e tyre.

Ndaj politikanëve të tille duhet angazhim frontal për të frenuar tradhtinë e tyre. Para 105 vitesh ishim me të dobët por nuk u tall askush me ne.

Sot jemi më të fortë dhe duhet ngritur zëri në çdo anë të globit për të ndaluar këtë marrëzi. Së pari, duhet të ngrihen njerëzit në Kosovë, por edhe në Shqipëri.

Trojet e Kosovës janë të gjitha shqiptare. Politika e opozitës ka rastin të mobilizojë qytetarët për të mos lejuar masakrën e radhës mbi trupin e Kosovës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat