Referendumi i të dielës në Maqedoni, një rast historik për shqiptarët atje

Opinione

Referendumi i të dielës në Maqedoni, një rast historik për shqiptarët atje

Nga: Nexhat Haziri Më: 27 shtator 2018 Në ora: 17:17
Nexhat Haziri

Kurë sahati i votimeve në referendumin e të së dielës në Maqedoni, po afron, shqiptarët duhet  të mos kenë asnjë dilemë, por të dalin dhe të votojnë “PËR” marrëveshjen në mes Maqedonisë dhe Greqisë, për ndryshimin e emrit. Ky referendum është rast historik dhe vota e tyre “PËR” i konfirmon si bashkhisedarë me qytetarët e tjerë maqedon, për të tashmën dhe të ardhmen e Maqedonisë . Të dielën, shqiptarët nuk duhet të rrinë indiferent për një cështje shumë të rëndësishme sic është referendumi, pasi për vite të tëra i mbajtën larg nga procesi i bisedimeve në mes Maqedonisë dhe Greqisë lidhur me emrin e shtetit, injoranca e klases politike shqiptare atje, duke lënë për të kuptuar se qytetarët shqiptarë ishin të ardhur nga një planet tjetër në Maqedoni, e jo qytetarë autokton që u takon e drejta për të vendosur së bashku edhe me qytetarët maqedon për gjithcka që ka të bëj me ekzistimin e shtetit, të tashmës dhe të ardhmës së tij.

Vota “PËR” është votë për Maqedoninë  në BE, për Maqedoninë  në NATO, për Maqedoninë shtet i qytetarëve të barabartë.

Të dielën mos rri, po doku shqiptar , si qytetar evropian (n.h)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat