Kur bosi i bosëve të korruptuar flet për korrupsionin?!

Opinione

Kur bosi i bosëve të korruptuar flet për korrupsionin?!

Nga: Prof. Dr. Binak Maxharraj Më: 11 dhjetor 2018 Në ora: 06:39
Prof. Dr. Binak Maxharraj

Nuk ka ndonjë vend në botë që nuk ballafaqohet sadopak me fenomenin e korrupsionit. Por, nuk ka ndonjë vend në botë si Kosova, ku më pak luftohet korrupsioni si një fenomen, ku gati të gjithë pushtetarët janë të korruptuar.

Kjo paraqet shkakun se pse Kosova është ”dele e zezë” midis shteteve.

Që 18 vjet në Kosovë gati se bëjnë gara se kush po pasurohet më shumë, kush po vjedhë dhe plaçkitë më shumë, që nga i pari i shtetit e deri i fundit qeveritar. Nuk ju kanë ndihmuar as kritikat e përvitshme e çarqeve ndërkombëtare se duhet luftuar korrupsionin si kusht kryesor për m`u ofruar ngatë Evropës. Por me kotë të në hajnia është më e madhe, është më e ëmbël, së sa edhe vëllai e motra.

Në këtë drejtim në Prishtinë ka nisur “Java kundër korrupsionit 2018” gjatë së cilës do të diskutohet kjo plagë, ky kancer i shoqërisë sonë. Në ditën e parë të javës kundër korrupsionit për publikun u deklaruan edhe dy figura publike.

I pari, ishte Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi që tha nja dy fjalë mjaftë interesante dhe shumë qesharake për korrupsionin në faqen e tij në Facebook. Midis tjerash ai tha: ”Korrupcioni është armiku më i madh i një shoqërie demokratike.  Kemi ligje të shkëlqyeshme, por duhet që Institucionet tona të luajnë rolin kryesor në luftë kundër korrupsionit”.  Por, Presidenti nuk tregoi fare, e as nuk hyri andej pari, për të treguar së kush janë ata që po i pengojnë këto institucione ligjore të bëjnë punën e tyre të luftojnë korrupsionin.

Por ia përmendi Presidentit tonë së vetë ai është i pari që e pengon luftën për korrupsion. Nuk e lufton sepse nuk ka asnjë komandat i luftës kolegë, i tij i cili nuk është i korruptuar deri në fyt. Nuk e lufton Presidenti korrupsionin, pos me fjalë, sepse familja e tij është, me vëllezër e motra e korruptuar deri në fyt. Rrjetën e korrupsionit si të merimangës vëllezërit  e tij e kanë lëshuar në tërë Kosovën.  Ata nuk mund ta arrinin tërë këtë pasuri pa ndihmën e Bacit të tyre të “Madh” Hashim Thaçit. Pastaj, edhe ndikimi autoritetet të tij i shkon përshtat të ndikojë që korrupsioni të mos luftohet sa duhet. Korrupsioni nuk luftohet me fjalë por me vepra. Prandaj, korrupsionin nuk mund e luftojë ai ose ajo të cilët janë edhe vet të korruptuar. Korrupsionin mund ta luftojë vetëm ai i cili nuk është i korruptuar, por ata zor që po gjendën.

Se dyti, në “Javën kundër korrupsionit 2018” i paska thanë nja dy fjalë, sa për ti thanë, edhe Ministri i drejtësisë Abelard Tahiri, i cili tha midis tjerash tha së” na në Kosovë i kemi Ligjet e mira kundër korrupsionit të cilat i ka miratuar Parlamenti I Kosovës”.  Po,vërtetë janë të mira.  Por, po ia përkujtoi Ministrit më mjekër të vogël, se ligjet janë të mira, fort të mira, por problemi është së nuk ka kush t’i zbatojë ato ligje apo nuk guxon t’i zbatoi.

Dihet së në Kosovë nuk kemi një drejtësi të lirë, nuk kemi prokurori dhe gjyqësi të lirë, ata edhe pse shumica janë të korruptuar, por janë edhe të ndikuar, të kapur nga mafia politike e cila nuk e lënë më marrë frymë. Përkujtojeni vetëm aferën “Pronto” se si ka luajtur dhe po luan më drejtësinë tonë.

Më këtë drejtësi, më këtë prokurori dhe gjyqësi çfarë e kemi në Kosovë nuk mund të luftohet korrupsioni.

Lufta kundër korrupsionit të ne në Kosovë as që ka filluar, për këtë edhe u bamë përrallë para botës. Për këtë arsye edhe nuk na i liberalizojnë vizat, jo për ndonjë inat, për të  cilin disa herë në raportet e tyre na e kanë tërhequr vërejtjen. Por, na s’kemi lëvizë vendit, s`kemi si ta luftojmë korrupsionin kur të gjithë

gati janë të korruptuar. Korrupsioni luftohet me prokurorë dhe gjyqtarë të cilët skenohen shëndetshëm, dalin të pastër si loti pa shibla siç thuhet.

Pa u bërë kjo, nuk ka luftë kundër korrupsionit.

Korrupsioni nuk luftohet duke kaluar nëpër skenarët e Klanit Pronto,etj.

Pra, ata mund t`i japin edhe disa “Çakorra, Kulla e Bjeluhë” për liberalizimin e vizave, por liberalizimi i vizave nuk do të vijë pa u luftuar, pa u çrrënjosur korrupsioni megaloman, së pari duke filluar nga peshqit e mëdhnjë e deri te ata me të vegjlit që e marrin pa leje një krah dru në mal për tu nxehë në dimër sepse edhe ashtu po ju ndalët shpesh rryma.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat