Haziri dhe Krasniqi vizitojnë Qendrën për Jetë të Pavarur: Pasi reaguam në Kuvend, menjëherë kjo qendër është mbështetur financiarisht

Peja

Haziri dhe Krasniqi vizitojnë Qendrën për Jetë të Pavarur: Pasi reaguam në Kuvend, menjëherë kjo qendër është mbështetur financiarisht

Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 17:56
Pamje nga vizita

Deputetët e VV-së, Fitim Haziri dhe Elbert Krasniqi, kanë vizituar sot Qendrën Për Jetë të Pavarur në Pejë.

Me këtë rast, Haziri dhe Krasniqi janë pritur nga drejtoresha e kësaj qendreje, Fitore Cena – Haxhihasani.

Postimi i plotë: 

Bashkë me kolegun,Fitim Haziri , vizituam Qendrën për Jetë të Pavarur, ku dëgjuam hallet nga drejtoresha, Fitore Cena - Haxhihasani.

Drejtoresha na foli për problemet në përmbushjen e misionit të saj në ofrimin e shërbimeve sociale, për persona me aftësi të kufizuar.

Nga fjalimi im i para dy ditësh në Kuvendin e Kosovës, për mos mbështetje financiare nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, u informuam që ministria ka reaguar menjëherë, duke i përshpejtuar procedurat për nënshkrimin e kontratave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat